Dekretet e ministrave, Meta: Duhet klimë bashkëpunuese

Dita

Mosdekretimi i ministrave të rinj nga Presidenti Bujar Nishani, çka ka sjellë një tensionim tjetër të marrëdhënieve presidencë- qeveri, për kreun e LSI-së Ilir Meta nuk duhet të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza kushtetuese artificiale.

Meta tha se fryma bashkëpunesue mes institucioneve duhet të prevalojë mbi mosbesimin e panevojshëm mes palëve, referuar edhe deklaratave të një dite më parë të ministres Ermonela Felaj.

“Unë besoj se kemi nevojë për një klimë bashkëpunuese, në respekt të Kushtetuës dhe besoj që gjithçka do të ecë sipas parashikimeve që bën Kushtetuta. Nuk kam anjë arsye për të qënë i shqetësuar se një iniciativë e tillë do të keqpërdoret për të sjellë konflikte apo kriza kushtetuese artificiale dhe të panevojshme. Duhet të ritheksoj se fryma bashkëpunuese mes institucioneve duhet të prevalojë mbi thellimin e mosbesimeve të panevojshme”, tha kreu i LSI-së.

Reforma në drejtësi do të realizohet tha Meta, duke theksuar se shpesh ka alarme të panevojshme, ndërkohë që ecuria e saj varet edhe nga axhenda e vetë Komisionit të Venecias. “Besim të plotë se reforma në drejtësi do të realizohet. Shpesh ka alarme të panevojshme, ndërsa e vërteta është se e gjithë axhenda e kësaj reforme ka ecur sipas afateve të parashikuara dhe dihet se kemi qënë dhe jemi të kushtëzuar dhe nga axhenda e vetë Komisionit të Venecias”, vijoi kreu i LSI.

Lëvizja Socialiste për Integrim do të nisë në mars një proces të gjerë vlerësimi e konsultimi çka do i paraprijë zgjedhjeve të reja të të gjitha strukturave në Konventën e saj në fund të vitit.

Share This Article
3 Comments
  • Kur ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe kur
    Arka dhe Rezervat e Shtetit kishin mbetur bosh, ministrat e qeverise e pyesnin Enverin:

    SI DO T’JA BEJME?

    Enveri me qetesine qe tregon sot Like Loriri, Aleati i Edvinit dhe me pare i Saliut ja kthente:

    “DUHET KLIME BASHKEPUNUESE QE TE THYEJME RRETHIMIN IMPERIALISTO-REVIZIONIST.”

    Duket qe Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsinit Like Floriri i ka pervehtesuar mire mesimet e Partise se Punes dhe po i aplikon me sukses te Partia e tij mafiozo-socialiste qe nuk po le te mbije asnje fije bari ne trojet shqyptare.

  • Kur ne Kohen e Qepes te Partise se Punes dhe kur
    Arka dhe Rezervat e Shtetit kishin mbetur bosh, ministrat e qeverise e pyesnin Enverin:

    SI DO T’JA BEJME?

    Enveri me qetesine qe tregon sot Like Floriri, Aleati i Edvinit dhe me pare i Saliut ja kthente:

    “DUHET KLIME BASHKEPUNUESE QE TE THYEJME RRETHIMIN IMPERIALISTO-REVIZIONIST.”

    Duket qe Mbreti i Ryshfetit dhe i Korrupsinit Like Floriri i ka pervehtesuar mire mesimet e Partise se Punes dhe po i aplikon me sukses te Partia e tij mafiozo-socialiste qe nuk po le te mbije asnje fije bari ne trojet shqyptare.

  • Ka te drejte Like floriri:Duhet akoma bashkepunim midis bandave te hajduterise qe mos zihen tani per ndonje kocke kur mishi u heger se ‘mishi tretet po kocka ngelet’ ne FYT.Te respektohet edhe ‘kushtetuta’ edhe pse leter higjenike ajo fshi 25 vjet bythet e grave te kryetareve te klaneve mafjoze ne kete vend te shtetit te kalifatit ku Muxhahedinet kane 25 vjet qe kane zevendesuar ish shqipetaret!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *