Maxhoranca qeverisëse vihet sot para provës së votimit të tri dekreteve të presidentit Nishani. Emërimi i tre gjyqtarëve: Xhezair Zaganjori në Gjykatën e Lartë dhe Gani Dizdari e Besnik Imeraj në Kushtetuese ndau LSI me PD të enjten e shkuar. Katër deputetët e LSI-së nuk pranuan të votonin emrat e gjyqtarëve të propozuar nga Presidenti Nishani, çka bëri që votimi të hiqej në momentin e fundit nga rendi i ditës, për shkak të pamundësisë së maxhorancës për të arritur kuorumin e nevojshëm. Nuk dihet nëse PD dhe LSI kanë arritur një marrëveshje për votimin e tre emrave të mësipërm, pasi LSI-ja vazhdon të kërkojë që së bashku me këta tre emra të votohet edhe dekreti i Artan Hoxhës për në Gjykatën Kushtetuese.