DEKRETI / Zyrtarizohet data e zgjedhjeve të reja parlamentare: Shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 25 prill 2021

Arta Taja

Presidenti i Republikës ka dekretuar sot datën e zgjedhjeve Parlamentare 2021.

Në dekret u vendos data 25 Prill, dita kur shqiptarët do të duhet t’i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e qeverisë së re që do drejtojë vendin për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Kreu i Shtetit e ndërmori këtë vendim pas konsultimeve me krerët e partive politike të zhvilluara më 4 shtator në Presidencë.

Opozita tha se data 18 prill ishte data më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa mazhoraca ishte e gatshme të shkonte në zgjedhje në çdo datë që do të përcaktonte Presidenti i Republikës.

Përjashtim bënte  data 2 Maj që përkonte me festën e Pashkëve ortodokse.

 

DEKRET

PËR CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KUVENDIN

 

Në mbështetje të nenit 65, pikat 1 dhe 2, 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 8, 9, pikat 1 dhe 4 të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, si dhe pas konsultimit me partitë politike mbi caktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë,

Dekretoj:

Neni 1

Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 25 prill 2021.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekreti 11700
Tiranë, më 06.09.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKES
ILIR META

 

Share This Article
7 Comments
  • Pra rivalitet I ri mes ish hajdute e te votes..!Kete etiketim nuk e bej une, ju keni skuzusr njeri tjetrin. Personalisht kam nga viti 1994 qe nuk kam votuar per njerez te pa denje. Kusuret lahen kur te gjithe ju te largoheni nga politika dhe kur pronat dhe parate e vjedhura te rikethehen..!

    • hahahahahaha
      Ky kujton se voten e tij ose te gjithe skllverve shqipfoles e ka PRONARI I KOLONIS ne llogari.

  • Po hajdaresha me partin thurja cthurja,donte 2 majin qe shqiptaret edhe te festonin edhe te votonin…
    Apo ne 25 prill jane pashket katolike!!!!!

  • Vertet e bukur,hajduteria ne Shqiperi e siguroje mos ndeshkimin nga nderkombetaret nga te cilet shqiptaret shpresonin kesaj here qe, gangsteret ordinere shqiptare qe kane drejtuar dhe drejtojne shtetin shqiptare prej nje kohe te gjate dhe ku i kane bere shqiptareve gjate kesaj kohe nje shqyerje dhe shqepje shkateruese,kete here te shpartalloheshin .Fakti tjeter trondites me ze dhe me figure eshte, ne ditet e sotme ka ndodhur vjedhja me spektakolare e pa degjuar ndonjehere ne historite boterore,qe do te thote,i gjithe parlamenti shqiptare grabiti shqiptaret duke i vjedhur ata ne formen e terheqjes para per karburant ,dhe para per djeta, ne shuma te medha,ne nje kohe pandemie kur parlamenti shqiptar ishte i kycur,ashtu si edhe gjithe bota ishte e mbyllur plotesisht.Tani une mendoje se ne momentin kur nderkombetaret nuk terheqin te gjitha komunikimet me keta hajdute ordinere kur degjuan kete histori vjedhjeje,tregon se disa prej tyre ju inereson kjo gje,dhe perfundimisht une mendoje se, nderkombetare te tjere duhet urgjentisht te studjojne keta nderkombetare qe bashkepunojne me gangsteret shqiptare dhe ti gjejne patjeter dhe pastaje ti dergojne drejt gjykatave nderkombetare,pasi kjo qe ka ndodhur per ate qe thame me siper me parlamentin shqiptare,eshte me te vertete per te uleritur dhe personat qe kane bere ate dem te pa riparueshem qe thame me siper kunder shqiptareve te zgjidhen perseri me zgjedhje ne syte e te gjithe botes ,i bie qe ky vend te jete nen planet dhe jo mbi planet, sepse eshte me te vertete mbi te pabesueshmen.E bera kete koment sepse une kam deshiren e madhe qe Shqiperia te behet me shtet ,pasi disa nga gangsteret e djeshem kane bashkepunuar me italianet ne masakrimin e 120 shqiptareve te masakruar ne Kanalin e Otrantos,ne ujerat shqiptare, me 28 mars 1997,( mua me kane masakruar gruan me tre femije te vegjel ne kete masaker),ndersa disa nga gangsteret e sotem, perseri kane bashkepunuar me italianet ne fallsifikimin e procesit gjyqesore,grabitjen e demshperblimit te te afermeve te viktimave,por me tronditesja eshte se edhe sot qe po flasim, nga italianet mbahen peng me dhune vendimi perfundimtare i procesit dhe certifikatat mortore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *