Dekretimi i anëtares së dhjetë të GJL nga Meta, Kim: Mirëpresim bashkëpunimin institucional

J L

Ambasadorja Yuri Kim ka reaguar për dekretin e Presidentit Meta.

“Ne mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Kryesia e gjyqtarit të 10-të në Gjykatën e Lartë. Kjo rrit funksionalitetin”, shkruan Kim.

Arbena Ahmeti është dekretuar nga presidenti Meta si anëtare e Gjykatës së Lartë.

Me këtë emërim të ri, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 10 (dhjetë) gjyqtarë, nga 19 anëtarë që duhet të ketë.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Zonja Kim! Jam nga ata qe e kam mirepritur kontributin e ShBA dhe tujen, ne luften kunder korrupsionit ne Shqiperi. Por me rezultatet jemi te zhgenjyer. Kam pershtypjen se edhe maxhoranca aktuale e ka zvarritur avancimin e reformes ne drejtesi por ju dhe te tjere nuk flisni hapur per kete. Gjithashtu lind pytja:Mos ne drejtesine s re po ndahen zonat e influences mes pozites dhe opozites? Pra qe pozita aktuale ka emeruar prokurore e gjykates te influencuar prej tyre e nderkohe edhe opozita po ben luften qe te kete berthamen e ndikuar prej saj ne drejtesi….Ne se ndodh kjo, ne perfundim do kete “kompromise” mes paleve, per te ruajtur nga ligji funksionaret me me poste e influence ne te dy krahet e politikes…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *