Dekriminalizimi, Basha: Mora mbështetjen e SHBA-së për shqyrtimin e problemeve të zgjedhjeve

Dita

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është rikthyer debatit për dekriminalizimin e politikës. Pas takimit me nën Sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe ato Euroaziatike, Victoria Nuland, kryetari i PD-së Basha në një prononcim për mediat tha se ka marrë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për përpjekjet e PD-së në trajtimin e problemeve në vend.

Kryetari i PD-së Luzim Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet e 21 qershorit shënuan standardet më të ulëta demokratike. Pas humbjes së zgjedhjeve të 21 qershorit, Basha është ankuar në çdo takim me ndërkombëtarët për rezultatin e dobët të PD-së, duke akuzuar qeverinë.

Një mesazh për politikën shqiptare përçoi sot edhe Presidenti i PE-së, Martin Schulz, i cili tha se politikanët shqiptarë duhet t’i zgjidhin vetë çështjet e brendshme dhe jo të rendin dyerve të Strasburgut.

Share This Article
4 Comments
  • Bo-bo-booo sa care kyyy SHBA mbeshteska nje hajdut+vrases te llojit tend i faktuar kur keshtu ,ikore njeri pa identitet..

  • Ore bohu pak ose nje minmale i moralshem jep doreheqje se je ZBYTHUR 2-zgjedhje rradhazi e ardhmja jote vetem deshtim rradhasi eshte..

  • LULI nuk ka ku shkon,do thot ato qe i dikton Saliu,ndryshe shkon pas Olldashit,Pashkos,Hajdarit…of sa shume ka hequr qafe SB…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *