“Dekriminalizimi i Kuvendit”, të djathtët pranojnë të prekin edhe Kushtetutën

Dita

Të djathtët janë të gatshëm që të prekin edhe Kushtetutën nëse do të jetë e nevojshme për të përmbushur një nga pikat e marrëveshjes së dhjetorit pozitë-opozitë, që ka të bëjë me dekriminalizimin e të zgjedhurve.

Nënkryetari demokrat i Komisionit të Ligjeve, Oerd Bylykbashi, është i ngarkuar të propozojë zgjidhjet për këtë çështje.

Nëse do të jetë e nevojshme, siç ju thashë, ne mendojmë se ka nevojë të ndërhyhet edhe në Kushtetutë. Është e nevojshme të ndërhyhet edhe në Rregulloren e Parlamentit. Mund të jetë i nevojshëm hartimi i legjislacionit të ri, ashtu siç do të jetë e nevojshme të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor për t’i vënë fre mundësisë, që njerëz me të kaluar kriminale të kandidojnë për poste të larta, siç është ai i deputetit apo i të zgjedhurit vendor”, tha Bylykbashi për TCh..

 

Sipas nënkryetarit demokrat të Komisionit të Ligjeve, zbatimi i rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë i heq mundësinë çdokujt që të keqpërdorë ligjin për përfitim politik.

 

“Ne kemi njerëz të cilët ditën që mbarojnë dënimin penal në burg, po atë ditë kandidojnë për t’u zgjedhur deputet dhe brenda një muaji mund të zgjidhen deputetë dhe më vonë mund të emërohen edhe ministra. Imagjinoni dikë që është dënuar për krime të rënda të mbajë një post ministri vetëm për faktin se nuk është më në burg”, thotë Bylykbashi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *