Çerek shekulli i tërë,
tani dëmi është bërë,
ka bërë mijëra skandale,
politika kriminale.
Shikon e mbetesh pa mend,
kush janë futur në Kuvend,
trafikantë edhe kodoshë,
me kuletë të shëndoshë.
Ç’i do llafet edhe fjalët,
pis janë bërë të gjitha palët,
Qershori i vuri vulën.
Pse zgjedh sorrën kur ke pulën!
Gjithë ky kriminalizim,
u bë me paramendim,
se një horr edhe një horr,
ndryshuan Kodin Zgjedhor!
Për të keqen e shqiptarëve,
u shpik listë e kryetarëve,
mund të vinin kë të donin,
nuk zgjidhnin-por emëronin!
Populli që është një hu,
do votonte kuturu,
kryetarin do besonte,
dhe s’mund të verifikonte!
Kish Partia Socialiste,
një listë klienteliste,
dhe PD-ja dale-dale,
ka rekorde kriminale!
Kjo nuk ndodhi papandehur,
se krimi nuk qe i fshehur,
se kryetarët i dinin,
mostrat që në lista vinin!
Dinte Sala dhe Edvini,
në Kuvend si futej krimi,
thirrën “të fortët” në skenë,
ta bënin tamam halenë!
Nga krimi dhe pocaqia,
është kapur gjithë shoqëria,
është molepsur me fare,
me përhapje kapilare!
Që të pastrohet haleja,
na duhen zgjedhje të reja,
dhe Kodi i parë zgjedhor,
ku kollaj s’hynte një horr!
Është larg Shtatëmbëdhjeta,
që të ndeshen këto çeta,
në Marsin e Vitit t’Ri,
kërko zgjedhje Shqipëri!
Po s’u bënë zgjedhjet e reja,
nuk pastrohet kurrë haleja,
dhe mos hapen metastaza,
njerëzit të zgjidhen nga baza!
Politika mos vonohet,
nëse do që të pastrohet,
maxhoranca të provohet,
nëse do rikonfirmohet!
Ndryshe s’do kemi shpëtim,
nga ky kriminalizim,
nga zullumi që është trashur,
që s’u trash ashtu pa dashur!
Zullumi kudo po duket,
ai kur trashet këputet,
maxhoranca të na bindi,
që “Rilindja” të rilindi!

Nuk jam per zgjedhje ne Mars
Se punet do mbeten pas
Jam qe Kodi te ndryshohet
ndryshe prap do gabohet
Ne Kod te vendoset qart
Per Partine qe del me lart
Te kete bonus perfitimi
Dhe te drejte qeverimi.
Te jete ligj mazhoritar
Me list shume emerore
Qe sejcili te mat vehten
Jo ne liste por ne “LLogore”.
Nga baza emrat te dalin
Ata qe dine c’eshte jeta
Dhe jo 140 deputet
Por tek 70-80-ta
Mirè e ka arben poeti
mire e ka dhe ciko-nili
tani qe eshte sosur vaji
nuk ben me drite kandili!
Me këtë kllasë pulitike
dridhe – ktheje nga tè duash
o do psheretish i gjore
ose nga mendja do luash!
Ose do tè rrish siç ke ndenjur
tè hiri né vatren tende
kur tè tè mbarohet qulli tè
zesh tè pertypesh lënde!!
Do vazhdosh tè mbash mbi koke
o tè dytin o tè parin
o do kesh Edvin Kristaqin
o do kesh Salì Shpellarin!!
Nga kjo zgjedhje s’shpeton dot
se jane bere llogarite
tè rrofte vota – o pipell
se listat i bejne partite!!
Them partite per rime vargu
se listat i bejne ‘tè paret’
i ben Saliu me Edvinin
i bëjnë me nder kryekaret! !
Ti – o pipell po tè duash
s’lë tè tè fiket kandili
mjafton t’a mbushesh me vaj
tè nxjerre prape drite fitili !!
Mjafton tè mos rrish akoma
te hiri siç rri maçoku
tè degjosh politiqenet
kur kauisin se toku! !
Ata e kane per zanat
tè bejne sikur hakerrohen
tè bejne sikur ….. do bejne namin!
dhe né emrin tend tè mbrohen!
Jo e lagu jo se lagu
njeri – tjetrin akuzojne
mbi kurrizin tend o pipell
pa u lodhur kalerojne!
I kane bere llogarite
t’a kene stafeten né dore
e mer njeri i’a le tjetrit
o pipell mbetesh i gjore!…
Me çfare shprese rron o pipell
kur shpresa tè eshte vrare
kur luajne me jeten tende
keta palo kryekare!…
Tani koha nuk pret m’è
as né mars e as m’è vonë
ose ngrihu sot o pipell
ose fli siç ke zakonë!..
he mo bejtexhiu , u bete esell tani ??
ju rafte rrrrrilindja ne koke e mos lente asnje ne kembe
kur ju themi 2 edhe 2 bejne 4 ,juve jo ,do i nxirrni …ngjala
s’keni faj ju jo ,e ka fajin gjeografia ,qe na lindi ne nje vend me beeee bagetine
zgjidhni kryetarin njeher , mos shurrosni nga frika ,se ju te vdekur jeni
nuk ju ndodh asgje me keq
ca kodi zgjedhor thua mor tttttt…orollak ,ca dekriminalizimi
zgjidhni kryetarin ,se po fle me Luken ,ka filluar te kete pasione te reja ,po ju merr lumi
i keni mbushur mendjen qe eshte strateg i madh , u coroditet te gjithe me 1 mil vota
tani ju ngecen ne fyt dhe as vete nuk e di nga po jargoset ,per pak pushtet
shkuleni qe nga ajo karrige se jo Saliut qe si hyn gjemb ne kembe
po as Zhgelzenin nuk do hiqni me
nejse ,ju hengret ngjalat qe nuk ishte thare akoma gjaku ,jo me Lulken qe buzeqesh
e keni dhe kusheri ,ju heq gjaku
ju ta shpifni ,ca tuafer qe kot konsumoni oksigjenin
DITA ,po ju keni ndonje mendje ta rregulloni serverin ??
eshte bere si dokumentat e DIA-s ,me shpejt po dalin ato se gazeta juaj 😛