Kërkojnë dekriminalizimin, por bojkotojnë komisionin

Dita

Komisioni për Dekriminalizimin pritet të mblidhet nesër në orën 12:00, ku parashikohet që Komisioni, i cili drejtohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ,të përcaktojë planin e punës si dhe të caktojë ekspertët të cilët do të ndjekin këtë proces ligjor.

Plani parashikohet të jetë i fokusuar në rekomandimet e deputetëve të komisionit, ndërsa pritet që në këtë mbledhje të kërkohet edhe ekspertiza e Komisionit të Venecias për procesin e dekriminalizimit. Ndonëse demokratët në opozitë në Komisionet Parlamentare kanë qëndruar vetëm minutat e para pasi kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, pas akuzave të deputetit Tom Doshi si porositës për ekzekutimin e tij dhe të deputetit Mhill Fufi, mbledhja e komisionit të dekriminailzimit do të drejtohet nga deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.Por ajo pritet që të ndërpritet pasi demokratët do të largohen nga mbledhja.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *