Dekriminalizimi, Kukan e Fleckenstein të hënën në Tiranë

Dita

Dy eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flenkenstein pritet të mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Mësohet se dy eurodeputetët do të kenë takime me zyrtarë të lartë të vendit dhe përfaqësues të partive parlamentare.

Ligji për dekriminalizmin u miratua në seancën e fundit të 2015 dhe aktlisht po punohet për aktet nenligjore të tij.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, asnjë individ, që në të kaluarën është dënuar me një vendim të formës së prerë me shumë se 6 muaj në gjykatat vendase apo të huaja, nuk do të ketë mundësi të zgjidhet apo të emërohet në ndonjë funksion publik.

Ishin pikërisht dy raporteret e Shqipërisë në Parlamentin Europian Kukan dhe Flenkeshtjan që negociuan marrëveshjen politike të dhjetorit 2014 që riktheu opozitën në Parlament,pas 6 muajsh bojkot.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *