Dekriminalizimi, PD do të kryesojë Komisionin Parlamentar

redaktor

Mazhoranca ka pranuar propozimin e partisë Demokratike për drejtimin e një komisioni parlamentar që do të shqyrtojë 3 çështjet që përfshihen në rezolutën e miratuar më 24 dhjetor 2014 që ka të bëjë me dekriminalizimin, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore parlamentare.

Kjo pohohet nga Nënkryetari i Kuvendit Edmond Spaho, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Spaho tha se  anëtarët e kësaj konference kanë rënë tashmë dakord që opozita të drejtojë një komision të posaçëm për shqyrtimin e çështjes së dekriminalizimit të Kuvendit, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe për komisionet hetimore.

Sipas tij, opozita në këtë mbledhje ka kërkuar qe komisioni i Reformës në Drejtësi të jetë konsensual, me numër të njëjtë përfaqësuesish pozitë-opozitë.

“U shqyrtuan propozimet tona për ngritjen e dy komisioneve për zbatimin e marrëveshjes së arritur në muajin dhjetor për zbatimet e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për komisionet hetimore si dhe për dekreminalizimin e kuvendit dhe të administratës publike.

Ramë dakord që të ngrihet një komision i cili të shqyrtojë të 3 çështjet, komision i cili do kryesohet nga opozita. Do të ketë 7 anëtar në përbërjen e tij dhe do ti paraqitet seancës plenare për miratim.

Gjithashtu kërkuam që komisioni për reformën në drejtësi të funksionojë mbi bazën e paritetit, mbi bazën e konsensusit, të jetë në numër të barabartë pjesëmarrja ndërmjet pozitës dhe opozitës, kërkesë që do të shqyrtohet në bazë të rregullave dhe një mbledhje e ardhshme të konferencës së kryetarëve do mund të merret vendim për të”, tha Spaho.

Share This Article
1 Comment
  • Lwshoni, lwshoni, ju te maxhorances, se do t’ia shihni tymin.
    Erdhet ne pushtet me zotimin per te vene drejtesine ne vend kunder krimeve te kryera nga maxhoranca e kaluar,e tani ajo minorance ju ka hipur ne zverk, jua ka vend dy kembet ne nje kepuce e, keshtu, ne vend qe ta rilindni, po e zhytni vendin edhe me keq ne lluce.
    A mund ta dekriminalizojne kuvendin dhe vendin kriminelet, te cileve ose po ia mbyllni dosjet, ose nuk po ua hapni fare dosjet, e po i lejoni te livadhisin.
    Ky eshte shteti ligjor? Futni ne burg nje zhanvalzhan qe vjedh nje briosh dhe lini te majmen me parate e popullit hajdutet e Rruges se Kombit, lini te pasurohen e te pasurohen 5 per qind tw popullsise qe u kthyen ne keta 25 vjet ne grabites, te tipit te perendimit te eger, te tokave e trojeve ne bregdet, ne fushe e ne mal, te pasurive kombetare, te pronave qe s’po vene tek i zoti, e te tjera e te tjera.
    Keshtu nuk ndertohet vendi. Vidhet banka jo brenda nje nate, por me vite te tera dhe lihen parate ne bixhoz, dhe pergjegjesit e drejtperdrejte thirren ne presidence per te hedhur valle si ajo kurva e Stambollit qe krihet.
    Per cfare shteti e keni fjalen se po beni?! Keshtu nuk ecet. Popullit s’i ndihet zeri, se ia keni shterngue kularin ne qafe, ia keni ngjirur zerin se paguan dritat, por s’blen dot ilacet, nuk shtyn javen, jo 15diteshin. Dhe politikane, deputete, ish ministra e ministra jetojne me disa vila, me disa apartamente, ne fushe e ne mal, ne metropol e ne bregdet., me biznese, me vaska floriri, dhe tjetri ka punuar 40 vjet, me ndershmeri e korrektesi dhe merr nje pension 100 euro, ku fatura e dritave para zgjedhjeve i vinte 220 euro, sikur te kishte ne shtepi furre buke. Me se do te blinte buken, ilacet, me se do ta mbante frymen, ndersa qeveria i dergon leter falenderimi se i paguan dritat rregullisht.
    Hyni neper shtepite e votuesve tuaj e te shikoni mjerimin. Mos jua verbojne syte dritat e reklamave, feneret e makinave luksoze te deputeteve. A e dini qe edhe ujin e blejme ne dyqan dhe paguajme ujesjellesin per uje qe s’pihet, sikur te kemi lavanderi ne shtepi?
    Zbrisni pak nga tempulli i Zeusit e hyni ne vatrat e pensionisteve, se kane punuar nje jete te tere dhe po rrojne me krodhe, sepse Shqiperine e mbyten hajnat.
    Moj Shqypni, e mjera Shqypni, te kane shnderruar ne nje Gerdec e ta futi koken ne zjarr e ne hi, zoti Sali dhe akoma kerkon te ndeze e te shpertheje te tjere Gerdece me Jamarberat, Shkelzenet e Argitat, qw monstra i ka bere si veten e tij.
    Mjaft ia late duart te lira. Per to as zinxhiret nuk mjaftojne, jo prangat. Kete presin familjaret e viktimave te pafajshme te 21 janarit, dhe nuk e durojne me te brockullise si grate e keqija nga foltorja e sharlamentit. Pa dale ai para drejtesise, me gjithe zullumqaret e tjere te enturazhit te tij, ky vend nuk do te gjeje kurre qetesi. Kjo monster e ka lene litarin jashte ende pa u varrosur. Kjo eshte fatkeqesia e ketij vendi, qe do ta ndjeke deri sa ai te gjendet prapa hekurave. Le te shpresojme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *