Dekriminalizimi, Milo: Procesi nuk duhet të kryhet brenda pak javësh

Dita

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo shprehet se dekriminalizimi nuk është një proces që nuk duhet të kryhet brenda pak javësh vetëm në funksion të zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.

Sipas tij ky proces nuk ka të bëjë vetëm me parlamentin, por me një numër të madh institucionesh që janë të prekura nga ky fenomen.

Sipas Milos, kjo është një detyrë e partive politike, pasi nëpërmjet strukturave partiake infiltrohen elementët kriminalë në politikë. “Unë do ta konsideroja një çështje të dorës së parë të vetë partive politike, pasi nëpërmjet strukturave partiake infiltrohen elementët kriminalë në politikë”, deklaron ai për News 24.

Më tej Milo thotë se komisioni i posaçëm për dekriminalizimin është kthyer në një arenë akuzash reciproke, ku zgjidhja sipas tij, është larg. “Procesi i dekriminalizimit ka mbetur në vend numëro, pavarësisht se janë dy drafte për këtë proces, një nga mazhoranca dhe një nga opozita. Ndërsa zgjedhjet e 21 qershorit janë shumë afër, palët nuk kanë arritur ende konsensus për këtë çështje”, u shpreh ai.

Share This Article
1 Comment
  • ENVER HOXHA ESHTE KRIMINELI ME I MADH I POPULLT SHQYPTAR O PASKAL MILO ENVERISTI.

    Prandaj mos bej apele qesharake qe nuk te shkojne as per shtat dhe as per moralin tend te kalemxhiut dhe fanatikut ekstrem te Partise se Punes qe gjithe jeten ja ka kushtuar deformimit te historise kontemporane te popullit tone si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *