Po flitet kaq shumë për dekriminalizimin e parlamentit shqiptar, sa që kjo është bërë tema e ditës dhe epiqendra e politikës shqiptare. Nuk do të merrem në këtë koment me rastet konkrete që kërkon opozita dhe me ato që justifikohet mazhoranca. Dekriminilazimi i politikës shqiptare për mendimin tim është shumë më i thjeshtë nga ç’shkruhet dhe trumbetohet. Krimet janë konkrete, njerëzit që akuzohen për këto krime janë konkretë, atëherë pse t’i biem nga Kina për dekriminalizimin e politikës shqiptare?
Nëse ka një dëshirë të sinqertë për dekimininalizimin, atëherë le të fillojmë dhe të veprojmë sinqerisht me dekriminilazimin pa u ndikuar nga politika e ditës.
Dje isha në një tavolinë duke pirë kafe me dy emra të njohur: Fatos Klosin, ish-shefin e Shërbimit Informativ Kombëtar dhe Myslim Pashën, që ndryshe njihet si Koloneli i Detit. Dhe, pavarësisht se takimi ishte midis miqsh, biseda në shumicën e kohës u vërtit rreth këtyre temave të ditës, ku në epiqendër ishte dekriminalizimi i politikës.
Fatos Klosi, me atë mënyrën tolerante tha:
– Po, duhet të dekriminalizohet politika. Por nga kush? Fillimisht duhet të zbulojmë kriminelët, ata që kanë bërë krime, t’ua vërtetojmë dhe t’i çojmë para drejtësisë. Është një hipokrizi të flasësh për krimet e
diktaturës komuniste, autorët e së cilës në shumicën e rasteve nuk jetojnë më ose kanë dalë përfundimisht nga politika. E rëndësishme është që të dekriminalizohet politika aktuale, nëse duam të shikojmë nga e ardhmja… Dhe mendoj se më e rëndësishme është që të dekriminalizohet politika nga krimet që janë bërë pas viteve ’90 dhe që janë aq të dukshme si krime nga autorë që vazhdojnë të jenë aktivë në politikë…
U hodh Myslimi dhe në thelb tha thuajse të njëjtën gjë, por me një natyrë më poetike, siç e ka në natyrë. E, Myslimi tha:
– Kjo përralla me dekriminalizimin që kërkon opozita aktuale më kujton atë përrallën me ujkun dhe gjurmët. Ujku është në parlament, ka një emër konkret që quhet Sali Berisha. Ju të gazetës ‘DITA’ bëni shumë mirë që e denonconi përditë, por kjo nuk mjafton. Kur bëhet një krim, duhet ndëshkuar. E, ky njeri me emrin Sali Berisha ka bërë një sërë krimesh të përbindshme: Ai është autori i 21 janarit ku u vranë 4 njerëz të pafajshëm, ai është autori i Gërdecit, ku humbën jetën 26 njerëz, ai shiti detin dhe trojet shqiptare, pa folur për 97-n dhe 98-n e për sa e sa ngjarje të tjera tragjike. Prandaj më lejoni t’u them deputetëve: Ndëshkoni kryekriminelin që e kini midis jush, që t’u besojmë se e kini seriozisht këtë dekriminalizimin!
Ja kështu! Kjo çështja e dekriminalizimit, sa e komplikuar duket në pamje të parë, aq e thjeshtë është në të vërtetë. Unë iu referova një bisede midis dy miqsh që bëra dje pasdite në kafene, ndërkohë që kam dhe deklaratat e dy figurave të Partisë Socialiste, Taulant Ballës dhe Valentina Leskajt. Dhe në thelb, si Balla dhe Leskaj deklaruan dje pak a shumë të njtën gjë: Dekriminalizimi duhet të fillojë nga Sali Berisha!

Si ju ben te ndiheni ky lajm ?- I kenaqur 50%,asnje ndjesi 17%,i trshtuar 17%,i indinjuar 17%,i shqetesuar 0%,- pra gjithsej 101%,nga 100%,te mundeshme.Falemnderit per mirkuptimin !
Po te ishte ne dorè tè popullit ,pavarsisht se nuk e ka ligji , do ta ekzekutonte pa me te voglin dyshim kete kriminel me rekorde si nè asnjè vend tjeter tè botes.
natyre tolerante e Tosit Klosit
ahhhahahahahahhahahahah
eshte hipokrizi qe te flasesh per krimet e komunizmit ,po po ,eshte sinqeritet nga ana jote
eshte tolerance thote shoku Gjevo
sepse ata nuk jetojne me ,dhe jane terhequr nga politika …po harron te shtoje qe jane djajte e tyre ,ja vete shoku Klosi do kete ndonje histori familjare qe do na rrenqethi
vete ai djalli qe duan te gjykojne e sterviten keta djajte qe tani nuk duhen gjykuar se eshte hipokrizi …..e pra ,tani kemi tolerance ,per ata qe nuk jane me ,se keta qe po na bejne zbor {perseri zbor] duhet gjykim
Tosi , o shoku Tosi ,nqs kalon ai drafti i mjaftistit Veliaj , dhe eshte ashtu si ma postuan mua
pra askund nuk permendet …diktatura e proletariatit , dhe quhet hipokrizi gjykimi i djajeve qe te rriten ty ,te siguroj une qe 500 vete do ngujoj ketu para Brukselit ,
te kujtohet ajo flaka e Lirakut [nuk besoj se u afrove ti ] do e ndezim qe ketu perseri
qe te shikoj mire Europa se ke ka ne qeveri …ashtu si ju ndez dhe ktij qe do te gjykosh tani
plehre do vdesesh ,me keq se te paret e tu !
Kolonel ,te paskan lene fare ne pension ,nga luftetar ne vije te pare dole ne luftetar prapavije ,uroj te pakten qe pensioni te te kete ardhur me shtese dhe te kesh lexuar letren
ju dergoi leter nipi ,tha te paguani tatimet , se buxheti ishte bosh ,e mori Argita ,beri vilen e re …ate ne krah te Metes ,e beri me 20 banja ,se Monka vetem 13 ka
luftetar kafesh , je kthyer te nostalgjia e poezive .na shkruan para 21 janarit dellin e poetit te Mehmut Shehut .bera sikur te ngatrrova qellimshem ,se thashe do na vinte ndonje trakt revolucionar per kte dite qe ti e ke personalisht te vecante
Te mundi partia ,Kolonel ,te mundi .I ka ngrene gjithmone Kolonelet partia .
Cilet deputete do ta ndershkojne Kolonel ??
ata vetem ciftelise per udheheqesat i kane rene
Berisha nuk hiqet me deklarata ,as me kafe me Gjevon
shkuli veshin nipit Kolonel , shkuli veshin …kujdes nga ndonje komision hetimor
shkulja privatisht ,se po i vjen dita ta shkulin me gjithe bunkerin !
Ky jo qe do te vdesi plehe,por do te ngelet si simbol i degjenerimit te races
se ketij populli.