Del Bosque: Piqué meriton respekt, që 16 vjeç ka nderuar Spanjën

DITA Online

Vicente del Bosque ka marrë çmimin “Premio Tolerancia” nga Federata e Ateneos së Spanjës në orët e fundit. Ish-trajneri i ekipit kombëtar të Spanjës, përveç kësaj, donte të paraqitej para mediave për të kapur të gjitha temat e nxehta, që “fluturojnë” mbi futbollin spanjoll.

Njëra prej tyre, siç nuk mund të ndodhte ndryshe, ishte çështja “Pique”. Del Bosque ka pasur vetëm fjalë të mira në drejtim të qendrës së pasme dhe ka shprehur mbështetjen e vet të plotë:

“Ka gjëra që unë i kam provuar. Kam biseduar me të, si dhe me të tjerët, dhe i kam dhënë lirinë për të menduar, me kusht që të mos dëmtohet bashkëjetesa e kombëtares. Ne kemi pasur gjithmonë një përgjigje të mirë nga ai. Pique pëlqen ta tregojë opinionin e tij në publik dhe ne nuk e kemi dëmtuar atë. Ai ka qenë gjithmonë një djalë i saktë dhe që nga mosha 16 vjeç ka mbrojtur ngjyrat e ekipit kombëtar. 100 lojërat e tij me fanellën e “La Roja” do të mbërrijnë së shpejti”.

Megjithatë, ish-trajneri spanjoll nuk ka dashur të humbasë mundësinë për të folur për skenën e tij në Real Madrid: “Mendova se do të isha te Real Madridi gjatë gjithë jetës time. E ndieja pak të domosdoshme këtë, por në moshën 60-vjeçare nuk kam asnjë ndjenjë.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *