Del emri i parë i qeverisë teknike, ja kush do të jetë ministri i ri i Arsimit

DITA Online

Pas marrëveshjes së arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha, kanë nisur të dalin dhe emrat e parë që mund të vihen në krye të ministrive.

Kështu, burime për GSH.al kanë bërë të ditur se Ardian Marashi do të vihet në krye të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në vend të Lindita Nikollës, e cila e ka mbajtur këtë post deri më tani. Ky i fundit ka mbajtur postin e ish-drejtorit të Qendrës së Studimeve Albanologjike, ndërsa tashmë do ta marrë detyrë të re, atë të Ministrit të Arsimit.

PD po tregohet hermetike lidhur me emrat që do të propozojë për qeverinë teknike, të cilët sipas burimeve brenda saj, të cilat bëjnë të ditur për GSH.al mësohet se do të jetë jashtë politikës.

Propozimet do të vijnë edhe nga aleatët, të cilët i qëndruan në krah PD-së përgjatë gjithë qëndresës së gjatë në çadrën përballë Kryeministrisë.

Share This Article
3 Comments
  • Atr Arjan Staroven,REKTORIN e Akademise Diplomatike,mos e harroni per minister te jashtem,se u be deti kos prape.Qekur u montua cadra,ka nxjerre fotografine tek “Panorama”:Jam ketu,mos me harroni!

  • Profesor Marashi me nje kulture te gjere qe rri larg politikes, iintelektual i ndershem, atdhetar me kontribut te vecante per vendin aty ku ai punon, mbi te gjitha eshte NJERI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *