Del fotoja e personit që rrahu biznesmenin libanez

redaktor

Personi qe duket ne ketë foto eshte pikërisht ai qe rrahu barbarisht përfaqësuesin e kompanisë Omnix Albania, Fadi Mitri, 16 dite me pare. Ne foton qe disponon vetë i dëmtuari si dhe Policia Shqiptare, duket se agresori ka zbritur nga makina pasi kishte kryer me pare aksidentin e qëllimshëm me automjetin ku ndodhej Mitri dhe familja e tij.

Automjeti i dhunuesve, një Volksagen Tuareg i zi me targa italiane, dallohet qarte i dëmtuar ne krahun e djathte si pasoje e përplasjes. Nga hija e agresorit kuptohet se ai mban ne dore nje send e qe sipas dëshmisë se Fadi Mitri, ishte nje shkop bejsbolli. Personi ben kujdes te shohë përreth para se te godasë investitorin libanez.

Ketë foto e ka bere bashkëshortja e Mitri. Pamja, ndonëse e turbullt, tregon se ne sediljen e pasagjerit te makinës se agresoreve qëndron nje person, i cili filmon rrahjen. Familja e Fadi Mitri dhe drejtuesit e Omnix Grup te kontaktuar nga Vizion Plus, thonë se policia e ka marre foton, por ende nuk ka arrestuar autorin kryesor te dhunimit.

I vetmi i dyshuar, Skender Kraja, ndodhet ne qeli per posedim te nje sasie te vogël droge. Presidenti I Omnix Grup, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, Jamal Abu Issa, nuk e fsheh zhgënjimin per punën e policisë. “16 dite kane kaluar nga masakra dhe nuk ka ende nje te ndaluar konkret.

Ngre pyetjen, pse Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, heziton te arrestoje kriminelet, te cilët barbarisht sulmuan Fadi Mitrin. Asnjë nga personat ne foto nuk është arrestuar, asnjë gjurme e makinës nuk është gjetur. Edhe ne si kompani bëjmë vlerësimet tona dhe jemi te shqetësuar dhe shume te pasigurt. Kjo është e vetmja arsye pse ne 21 Shtator, ne deklaruam se do te tërheqim investimin tone prej $450 milion dollarë ne zhvillimin turistik tek Gjiri I Lalezit dhe çdo investim tjetër te ardhshëm ne Shqipëri.

Si mundet te ndihesh i sigurt kur shikon ne mes te ditës persona te pashqetesuar qe rrahin investitorin e huaj, investitor qe kishte marre garancitë nga qeveria per te investuar, kur shikon sesi personi ne sediljen e pare te makinës filmon teksa rrihet barbarisht zoti Fadi Mitri ne sytë e bashkëshortes dhe fëmijës? Kjo te detyron ta rivlerësosh seriozisht sigurinë e nje investimi te tille përballe jetës se njerëzve.”Pas largimit te Fadi Mitri nga Shqipëria, Prokuroria vendosi sekuestro mbi sipërfaqen prej 45 mije metrash katrore ne Gjirin e Lalzit, ku do te ndërtohej kompleksi turistik. Organi i akuzës dyshon se kjo toke është fituar nga shtetasi Pal Selçuni, përmes dokumenteve te falsifikuara.

Share This Article
4 Comments
  • Pse vjen verdalle si kali ne leme shumica parlamentare ,
    ose si i thone ne menyre vulgare : si pordha neper breke !
    Cunat qe rrahen barbarisht libanezin , jane cunat e barba-
    rit te familjes se Vicidoit : Zeni ,Argita e te tjere tribaliste
    qe zbatojne urdherat e Vicidolasve per te vjedhur,per te vrare , bande e mirefilkte mafiozesh . Prandaj shumica
    parlamentare duhet te vere gishtin ne plagen e madhe te
    Shqiperise qe vazhdon te jete e hapur me Berishovicin….!

  • Plasni mrena katunarin Pal Selcubi,se ai e di kush jane agresoret.Katunarit i eci mashtrimi,Ka filluar te zaptoje perseri token ngjitur si “Toke babe”.Tani po luan rolin e shejtan budallait,.Ben sikur nuk i ka shitur toke me dokumenta fallco Libanezit,sikur nuk e njef fare.

  • Te cudit fakti se sa lehtesisht qarkullojne me automjet me xhama te erresuar. Asnje prej te dyshuarve nuk duket. Nje nga premtimet Ministrit te rendit ishte bllokimi i xhamave te erresuar qe nuk jane ne perputhje me homologimin e prodhuesit dhe legjislacionit Evropian. Tashme pas 3 vitesh premtimet shkuan ne plehra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *