REPLIKAT / Del më në fund “pseudonimi i këshilltarit të Nishanit”

redaktor

Përshkallëzohet konflikti mes deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Sigurisë dhe këshilltarit të presidentit Bujar Nishani për Mbrojtjen, Pirro Ahmetaj.

Pas paralajmërimit se do i nxjerrin pseudonimin si bashkëpunëtor i Sigurimit, deputeti i LSI, Spartak Braho nuk është përmbajtur.

Edhe pse ishte deputeti socialist, Arben Çuko, që deklaroi se do publikojë pseudonimin e gjeneral Ahmetajt, është Braho që e bën publik.

Ai thotë se pseudonimin ia ka zbardhur ish-ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali.

“Ndërsa lidhjet me Sigurimin e Shtetit të zotit Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes,” tha Braho.

Konflikti u ndez kur Pirro Ahmetaj deklaroi se deputetët e majtë në Komisionin e Sigurisë janë trafikantë.

Share This Article
3 Comments
  • Ore nuk e kuptoj cfare te keqe ka te punosh me organet Inteligjences Shteterore.
    Ne te gjthe boten perendimore eshte nder vetem ne shqiperi eshte turp tani na eshte bere edhe krim.
    Po ky trapi Braho ca dedellis kot , ky ben pjese vete ne intelligence.

    Prick

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *