Del në ankand formulari i aplikimit për punë i themeluesit të Apple, vlerësohet 50 mijë $

Leda Hysa

Një aplikim për punë i bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, pritet të shitet në ankand për 50 mijë dollarë.

Dokumenti është i vitit 1973, tre vjet përpara se Jobs të ngrinte themelet e kompanisë që do të bënte revolucion teknologjik.

Aplikimi për punë i Jobs tregon ambicien e tij për të punuar në teknologji dhe në design dhe shënoi përgjigjen “Po”, tek pyetja “A kuptoni nga kompjuterat”.

Një tjetër detaj që bën të veçantë formularin e aplikimit janë gabimet e shumta në drejtshkrim të asokohe 18-vjeçarit Jobs.

Në ankandin që do të zhvillohet nga data 8 deri më 15 Mars, krahas kërkesës për punë të Steve Jobs, do të dalin edhe dy sende të tjera personale të gjeniut të Apple.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *