Del në qarkullim vol. V i serisë “Albania Sacra” nga Peter Bartl

J L

Me 19 maj 2021 doli në qarkullim volumi 5 i serisë “Albania Sacra” i albanologut të shquar Peter Bartl botuar me logon Albanisce Forscungen (Studime Shqiptare) 26. 5 me redaktim të albanologëve Bardhyl Demiraj, Titos Jochalas dhe Oliver Jens Schmitt.

Botimi i këtij libri është shoqëruar me një trajtesë të shkurtër në gjuhën gjermane për përmbajtjen e tij të cilën po ua përcjellim lexuesve tanë në origjinal dhe të përkthyer në gjuhën shqipe si më poshtë:

Dieser Band schließt die Edition der Visitationsberichte aus Albanien während der Türkenzeit ab. Skutari war zwar nicht die größte, aber die bedeutendste albanische Diözese, die 1867 in den Rang einer Erzdiözese erhoben wurde. Die Stadt war Verwaltungs- und Handelszentrum und galt bis zu Beginn des 20. Jahrhunderts als die eigentliche Hauptstadt Albaniens. Die christlichen Bewohner waren dort aber in der Minderheit und von politischen Ereignissen wie Türkenkriegen und Separationsbestrebungen lokaler Machthaber besonders betroffen. Das kirchliche Leben war starken Einschränkungen unterworfen. Erst in der zweiten Hälfte des 19. Jahrhunderts wurde Skutari dank der Präsenz europäischer Konsuln und des österreichisch-ungarischen Kultusprotektorats kulturelles und politisches Zentrum der albanischen Katholiken.
Die in dem Band veröffentlichten 139 Dokumente stammen zum größten Teil aus dem Historischen Archiv der Propaganda Fide in Rom und sind in italienischer Sprache verfasst. In die Edition aufgenommen wurden nicht nur Visitationsberichte, sondern auch Briefe von Bischöfen und Geistlichen, wenn diese über Zustände und Ereignisse in der Diözese berichten. Die Dokumente geben Auskunft nicht nur über die konfessionellen Verhältnisse, sondern auch über die Lebensweise der Bewohner, über Aufstände, Behördenmaßnahmen und über die Volkskultur.
Eine wichtige Quelle sind sie für die historische Geografie Nordalbaniens. Alle Dokumente sind mit detaillierten deutschen Kopfregesten und kommentierenden Anmerkungen versehen. Eine ausführliche Einleitung geht auf Geschichte und Grenzen der Diözese, auf Pfarreien und Ausbildung des Klerus, auf Phänomene wie Islamisierung und Kryptochristentum, auf Bräuche und Sitten der Bewohner und auf politische Ereignisse ein. Ortsnamenskonkordanz und ein Register der Orts- und Personennamen sowie der Sachbegriffe runden den Band ab.

Ky vëllim përmbyll botimin e raporteve të vizitave nga Shqipëria gjatë periudhës turke. Shkodra nuk ishte dioqeza më e madhe, por më e rëndësishme shqiptare, e cila u ngrit në rangun e kryeipeshkvisë në vitin 1867. Qyteti ishte një qendër administrative dhe tregtare dhe konsiderohej kryeqyteti aktual i Shqipërisë deri në fillim të shekullit të 20-të. Banorët e krishterë ishin në minorancë atje dhe u prekën veçanërisht nga ngjarje politike të tilla si luftërat turke dhe përpjekjet për të ndarë sundimtarët lokalë. Jeta e kishës ishte subjekt i kufizimeve të rënda. Vetëm në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të Shkodra u bë qendra kulturore dhe politike e katolikëve shqiptarë falë pranisë së konsujve evropianë dhe protektoratit kulturor austro-hungarez.

Shumica e 139 dokumenteve të botuara në vëllim vijnë nga Arkivi Historik i Propaganda Fide në Romë dhe janë në Italisht. Botimi përfshin jo vetëm raporte vizitash, por edhe letra nga ipeshkvinj dhe klerikë kur raportojnë për kushtet dhe ngjarjet në dioqezë. Dokumentet ofrojnë informacion jo vetëm për kushtet e emërtimit, por edhe për mënyrën e jetës së banorëve, për kryengritjet, masat zyrtare dhe për kulturën popullore. Ato janë një burim i rëndësishëm për gjeografinë historike të Shqipërisë së Veriut. Të gjitha dokumentet janë të pajisura me spjegime të hollësishme në gjuhë për përmbajtjen dhe shënime komentuese. Një hyrje e hollësishme shkon në historinë dhe kufijtë e dioqezës, famullive dhe formimin e klerit, fenomene të tilla si islamizimi dhe kriptokrishtërimi, zakonet dhe sjelljet e banorëve dhe ngjarjet politike. Treguesi i emrave të vendeve dhe një regjistër i emrave të vendeve dhe personave, si dhe termat teknikë përmbyllin vëllimin.”

Në muajin dhjetor 2020 i dërgova Profesor Bartlit dy kopje të librit tim të botuar në tetor 2020 me titull “Relacione për gjendjen e Shqipërisë në Shek. XVII-XVIII. Bashkë me këtë libër i dërgova edhe disa libra të tjerë të botuara nga unë në tre vitet e fundit.

Me datë 20 dhjetor 2020 ai më dërgoi me anë të postës një letër personale dhe librin e tij të botuar në vitin 1979 ku përfshihet Relacioni i Vinçens Zmajeviqit i vitit 1703 për Shqipërinë e asaj kohe me 250 faqe dorëshkrim.

Në këtë letër, fakti më i rëndësishëm ishte ai që profesori i nderuar e përmbyllte serinë e tij “Albania Sacra” me volumin e pestë duke lënë pa përfunduar edhe dy volumet e tjera për Dioqezën e Shkupit dhe atë të Tivarit.

Në këtë letër ai ka shkruar sa më poshtë:

I dashur z. Palnikaj,

Keni falenderime të përzemërta për pakon e librave, që erdhi para pak ditësh këtu. Ju përgëzoj për këtë prodhim të konsiderueshëm për nga vëllimi. Ju jeni një studiues i zellshëm dhe i suksesshëm, ndërsa unë eci gjithmonë e më ngadalë përpara, ndoshta për shkak të moshës.

Shpresoj ta keni marrë veten ndërkohë nga sëmundja e rëndë që kaluat. Ne të gjithë këtu shpresojmë te vaksina e re.

Vëllimi 5 i Albania Sacra (Dioqeza e Shkodrës) ndërkaq është thuajse gati, përveç regjistrit dhe me gjasë do dalë vitin që vjen. Me këtë mbyllet seria. Albania Sacra siç dihet është e ndarë sipas dioqezave dhe trajton vetëm dioqezat që gjenden brenda kufijve të shtetit shqiptar të sotëm, në këtë mënyrë Tivari dhe Shkupi mbeten jashtë.

Nga librat që më dërguat, natyrisht më ka interesuar në mënyrë të veçantë vëllimi me relacionet e vizitave apostolike. Ka dalë shumë mirë në versionin dygjuhësh. Edhe për mua Relacioni i Stefan Gasparit është i rëndësishëm megjithëse nuk kam simpati për personin në fjalë. Ai ka tepruar me kritika për bashkëvëllezërit e tij të besimit dhe për Arkipeshkevin Pjetër Bogdani ka shpifur rregullisht (F. 94-97).

Për sa i përket P. Giacinto da Sospellos duket se faktikisht keni bërë një zbulim në Fermo. Por a bëhet fjalë vërtet për një histori të Shqipërisë apo për një raport (relacion) të zgjeruar mbi misionin françeskan në Shqipëri? Nga ato pak kopje (të fletëve M. P.) mezi të lexueshme kjo nuk dallohet. Nëse do të jetë i përshtatshëm për botim (i botueshëm), duhet ta bëni në formën si te Gaspari. Albania Sacra, për arsyet e përmendura më lart, nuk vjen në vështrim (nuk do vazhdojë të botohet M. P.).

Po ju bashkangjis një punim të vjetër timin, raportin e vizitës së Vinçenz Zmajeviqit të vitit 1703, të cilin e pata botuar para se të filloja me Albania Sacra.

Përshendetje të përzemërta dhe urimet më të mira për vitin e ri, qofshi me shëndet!

Peter Bartl

P.S. Kopjen e dytë të “Relatione”-s do t’ia jap Bibliotekës Shtetërore të Bavarisë “

Është shum i rëndësishëm fakti që volumi i pestë u botua i plotë me 910 faqe format B5 dhe në të përmbahen 139 dokumente me shum rëndësi për studjuesit e historisë së Shqipërisë.

Mbas kësajë letre jam vënë në kontakt me institucione zyrtare të kishës dhe të shtetit në Shqipëri dhe Kosovë mbi domosdoshmërinë e vazhdimit nga ana e institucioneve dhe studjuesve shqiptarë i botimit të volumeve 6 dhe 7 për ta përmbyllur serinë të plotë për të gjitha trevat shqiptare brenda dhe jashtë kufijve shtetëror me dokumenta të cilat për fat të mirë gjënden me shumicë në arkivat ku ka bërë kërkimet e tij Profesor Bartli.

Deri tani nuk kam marrë asnjë mbështetje ose premtim se një nismë e tillë do të vazhdojë. Kjo është një punë shumë e kushtueshme e cila është e vështirë të përmbushet nga studjuesit e pa varur nga institucione shtetërore ose të shoqërisë civile.

Ne duhet ti jemi shum mirënjohës këtij albanologu gjerman për punën kolosale që ka bërë nga viti 1963 dhe deri sot me libra dhe artikuj për historinë e Shqipërisë. Tani, në mosh 83 vjeçare dhe me probleme shëndetësore, Bartli e ka të vështirë për ta vazhduar punën që me aq pasion dhe dashuri e kreu për rreth 58 vjet për kombin tonë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij Z. Bujar Nishani e ka dekoruar profesorin e nderuar me çmimin “Medalja e Mirënjohjes”.

Jam i mendimit se ne i mbetemi përsëri borxh këtij Albanologu të Madh dhe këtij Miku të sinqertë të vendit tonë për vlerësimin përsëri të veprës së tij me forma të tjera.

Mark Palnikaj, Tiranë më 5 korrik 2021

Share This Article
2 Comments
  • Me Austro – Gjermanet ke zhvillim, ke mireqenie dhe duke u mbeshtetur tek keto ke ngritje arsimore-kulturore. Ne mbare kombin shqiptar duhen te kene me teper bashkepunim me keto vende dhe me gjithe vendet qe na simpatizojne dhe nuk na kane sjelle zhgenjime shekullore duke mos na lene me u zhvilluar, arsimuar, begatuar as me forcat tona. Tung.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *