Një Mercedes 350 SL Roadster, prodhim i vitit 1973 do të dalë në ankand ditën e shtunë në Gjermani. E veçanta e tij është se ai zotërohej nga ish-diktatori Rumun Nicolae Ceausescu.
Çmimi i një modeli të tillë sipas Philip Kantor, organizator i ankandit, do të shkonte na 25 000 euro deri në 35 000 euro.
“Por kjo është një makinë e veçantë,” – thotë Kantor – “e para, sepse ka bërë vetëm 17 000 km dhe së dyti, duke patur parasysh historinë dhe rëndësinë e saj si makina e diktatorit Ceausescu, shpresojmë që ajo të shitet të paktën sa dyfishi i çmimit normal që do të kishte.

Ne shqiperi nuk e blen njeri me vendim ligjit te qeverise Rilindja.Makinat qe jane para vitit 2001 e poshte nuk lejohen te qarkullojne.Le ti dali tymi i paster qelibar.Ligji nuk e lejon dhe pike.Do bejme shtet or vellezer se s’ben.Kot nuk vetquhemi RILINDJE.Edhe shtatanik po te lindin nuk prish pune mjafton qe jemi rilindje kontrapedale.
Makina e mesiperme shitet si relike, sikunder u shiten breket dhe sytjenat e Maria Kyrit. Nuk ka lidhje me qarkullim te mire apo te keq rrugor. Ne komentin tuaj ju e keni problemin me Rilindjen, aspak me lajmin.