Një aeroplan i kompanisë Turkish Airlines, i linjës Amerikë-Turqi-Prishtinë ka dalë nga pista në Aeroportin e Prishtinës, si pasojë e reshjeve të shiut.
Lajmin e ka bërë të ditur një pasagjere, e cila ka thënë për KosovaPress se ata nuk po lejohen të dalin nga aeroplani.
Sipas saj, në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset dhe për fat nuk ka të lënduar.

