Del nga rruga automjeti, humb jetën pasagjeri

Edona Llukacaj

Një aksident ka ndodhur të hënën në aksin rrugor Klos-Dars.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale B.K. ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën  pasagjeri me iniciale  Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër.

Drejtuesi i automjetit  është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./Abc

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *