Del nga rruga makina në aksin Berat-Lushnje, dëme të mëdha

Bora Basholli

Moti i keq me reshje është bërë shkak për aksidente. Një automjet tip “Range Rover” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Moravë, duke u përplasur me shtyllën.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të mëdha në pjesën e përparme dhe të pasme të makinës por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë.

Policia e mbërritur në vendgjarje vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *