Del nga rruga një motor në Shkodër, vdes 29-vjeçari

anazapta

Një 29­-vjeçar humbi jetën, kur motoçikleta me të cilën udhëtonte doli nga rruga dhe u përplas. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën e Kirasit, në lagjen Guerile.

Sipas policisë, viktimë e këtij aksidenti mbeti 29­vjecari Izmir Rama. Ai po udhëtonte me motoçikletën tip ‘Suzuki’, 400 kubik, me targë BB69408, kur u përfshi në aksident.

Policia ka nisur hetimet për shkakun e aksidentit, ndërkohe që dyshimet e para janë për shpejtësi të madhe te lëvizjes.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *