Del nudo, pasi hëngri akullore me kanabis

redaktor

Një çift,  i cili përgatiti në shtëpi akullore me kanabis  u zhgënjyen nga aftësite e tyre kulinare, pasi njëri nga partnerët përfundoi duke shëtitur jashtë banesës lakuriq.

Kjo sjellje, bëri që vajza ( ende e kthjellët) të shqetësohej për shëndetin mendor të të dyve pas vaktit me kanabis dhe thirri policinë.

Çifti kishte shkuar në një vilë në qytetin e largët perëndimor të Islandës,  Borgarbyggð për fundjavë dhe vendosi të provonte recetën e veçantë.

Njëri prej tyre  kishte shkarkuar udhëzime në internet se si përgatitej akullorja me hashash dhe pas mbërritjes në shtëpi, ata vendosën të gatuanin ëmbëlsirën “çudibërëse”.

Dhe ka rezultuar vërtetë e tillë. Me sjellje të pakontrolluara dhe haluçinante, pasi vetëm pak çaste pasi konsumoi akulloren i djali vrapoi jashtë shtëpisë lakuriq.

Të dy partnerët pas kësaj u shtruan në spital, ndërsa policia bëri thirrje që mos të besohet çdo gjë në internet, se ja ç’të gjen.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *