Del numri i votuesve sipas bashkive

Edona Llukacaj

Sipas të dhënave të deritanishme, 671 255 zgjedhës kanë votuar në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

Si Dita ka raportuar dhe më parë, në 31 bashki Partia Socialiste dhe Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane nuk kanë pasur asnjë kandidat përballë.

Zgjedhjet kanë qenë përgjithësisht të qeta, me incidente sporadike.

Megjithatë, Partia Demokratike ka denoncuar për presione ndaj votuesve dhe protesta jashtë qendrave të votimit. Nga an tjetër, janë bërë publike edhe disa raste ku punonjës të bashkive të djathta kanë tentuar të bllokojnë procesin e votimit.

Të dhënat e deritanishme janë si më poshtë:

TIRANË: Numrin më të madh të votuesve në rang vendi e ka Bashkia e Tiranës.

Kanë votuar 142247 zgjedhës. Kandidatë janë Erion Veliaj dhe Arben Skënderaj.

MALËSI E MADHE: 6429 votues deri në orën 19:00. Kandidatë janë Pjerin Spathari dhe Tonin Marinaj.

SHKODËR: kanë votuar 13123 zgjedhës. Vetëm PS ka kandidat, Valdrin Pjetri.

VAU I DEJËS: Bashkia e Vaut të Dejës numëron 4158 votues. Kandidati i vetëm, Mark Babani

PUKË:3630 zgjedhës kanë votuar. Gjon Gjonaj është kandidati i vetëm nga PS.

FUSHË ARRËZ: kanë votuar 2200 zgjëdhës Fran Tuci është kandidati i vetëm nga PS.

TROPOJË: kanë votuar 3010 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Edison Hasanaj dhe Rexhë Byberi.

HAS: kanë votuar 3690 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Liman Morina.

KUKËS: kanë votuar 9300 votues. Kjo bashki ka dy kandidatë, Safet Gjicin dhe Abedin Oruçin.

LEZHË:  kanë votuar 13000 zgjedhës. Pjerin Ndreu , Salvador Kaçaj dhe Eduart Ndocaj janë kandidatët.

MIRDITË: kanë votuar 5100 zgjedhës. Ndrec Dedaj dhe Gjon Ndoj janë dy kandidatët

KURBIN: kanë votuar 6890 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Majlinda Cara dhe Edmond Piroli.

MAT: kanë votuar 7180 zgjedhës dhe kandidati i vetëm është Agron Malaj.

DIBËR: kanë votuar 12614 zgjedhës. Janë dy kandidatë në këtë bashki, Dionis Imeraj dhe Shkëlzen Qoka.

KLOS: kanë votuar 3500 zgjedhës, ndërsa kandidojnë Bedri Hoxha dhe Ilmi Hoxha.

 

BULQIZË:  kanë votuar 6000 zgjedhës. Ilir Balla dhe Lefter Alla janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

KRUJË: kanë votuar 15000 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Artur Bushi që kërkon mandatin e dytë.

DURRËS: kanë votuar 30980 zgjedhës. Në këtë Bashki kandidon Valbona Sakollari dhe Valbona Sako.

SHIJAK: kanë votuar 4950 zgjedhës. Arben Pohumi dhe Elton Arbana janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

VORË: kanë votuar 4500 zgjedhës. I vetmi kandidat është Agim Kajmaku.

KAMËZ: kanë votuar 8552 zgjedhës. Kandidatë janë Rakip Suli dhe Ylber Gjeta.

KAVAJË: kanë votuar 6000 zgjedhës. Kandidatë janë Bledar Sinella dhe Redjan Krali.

RROGOZHINË: kanë votuar 4617 zgjedhës. Haxhi Memolla është kandidati i vetëm.

PEQIN: kanë votuar 4746 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Lorenc Tosku.

BELSH: kanë votuar 6333 zgjedhës. Arif Tafani dhe Jashar Elezi janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

CËRRIK: kanë votuar 5432 zgjedhës. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.

ELBASAN: kanë votuar 34041 zgjedhës. Gledian Llatja është kandidati i vetëm.

GRAMSH: kanë votuar 8623 zgjedhës. Sabri Ibrahimi dhe Klodian Taçe jan dy kandidatët për kryetarë bashkie.

LIBRAZHD: kanë votuar 10099 zgjedhës. Në këtë bashki kandidon i vetëm Kastriot Gurra.

PËRRENJAS: kanë votuar 6777 zgjedhës. Në këtë bashki kandidojnë Nuri Belba dhe Myslim Karriqi.

LUSHNJË: kanë votuar 26540 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Fatos Tushë.

DIVJAKË:kanë votuar 12150 zgjedhës. Fredi Kokoneshi është kandidati i vetëm.

FIER: kanë votuar 39270 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Armando Subashi i PS.

PATOS: kanë votuar 7631 zgjedhës. Rajmonda Balilaj është kandidatja e vetme.

ROSKOVEC: kanë votuar 7380 zgjedhës. Majlinda Bufi është kandidatja e vetme për kryetare bashkie.

MALLAKASTËR: kanë votuar 5753 zgjedhës. Qerim Ismailaj dhe Robert Brahaj janë dy kandidatët për kryetarë bashkie.

URA VAJGURORE: kanë votuar 5700 zgjedhës. Juliana Memaj është kandidatja e vetme.

KUÇOVË: kanë votuar 7960 zgjedhës. Kandidati i vetëm është Kreshnik Hajdari.

BERAT: kanë votuar 16500 zgjedhës. Për kryetarë bashkie kandidojnë tre emra: Plarent Aleksi, Pavlo Shkarpa dhe Ervin Demo.

POLIÇAN: kanë votuar 4570 zgjedhës. Adriatik Zotkaj është kandidati i vetëm.

SKRAPAR: kanë votuar 3933 zgjedhës. Adriatik Mema është i vetmi kandidat.

POGRADEC:kanë votuar 14842 zgjedhës. Ilir Xhakolli është kandidati i vetëm.

MALIQ: kanë votuar 12700 zgjedhës. Gëzim Topçiu i vetmi kandidat për kryetar bashkie.

PUSTEC: kanë votuar 2173 zgjedhës. Pali Kolefski dhe Edmond Themelko janë dy kandidatët.

DEVOLL: kanë votuar 7117 zgjedhës. Në këtë bashki janë 4 emra që garojnë për kryetarë bashkie, Eduard Duro, Fezi Shaholli, Ylli Cenkolli dhe Artur Porpollogu.

KORÇË: kanë votuar 18550 zgjedhës. Leonard Olli dhe Sotiraq Filo janë dy kandidatët.

KOLONJË: kanë votuar 4840 zgjedhës, në garë është vetëm përfaqësuesi i PS-së Erion Isai.

PERMET: kanë votuar gjithësej 4283 zgjedhës, edhe në këtë Bashki në garë është kandidatja e PS-së Alma Hoxha.

KËLCYRË: kanë votuar gjithsej 2557 zgjedhës, kandidat i vetëm, Klemend Ndoni.

MEMALIAJ: kanë votuar 3640 zgjedhës, kandidat i vetëm në zgjedhje, Gjolek Guci.

TEPELENË: kanë votuar 4269 zgjedhës, garuan Tërmet Peci nga PS dhe Gëzim Malka, nga Bindja Demokratike.

GJIROKASTËR:  kanë votuar gjithsej 10038 zgjedhës, kandidoi vetëm kandidati i PS, Flamur Golemi

LIBOHOVË: votuan gjithsej 1162 zgjedhës, Luiza Mandi nga PS-së ishte e vetmja kandidate.

DROPULL: kanë votuar 2390 zgjedhës, Dhimitraq Toli kandidat i vetëm nga Aleanca për Shqipërinë Europiane.

VLORË: votuan gjithsej 26703 zgjedhës, në garë ishin dy kandidatë, Dritan Leli nga PS dhe Valbona Mezini nga Bindja Demokratike.

SELENICË: votuan gjithsej 5632 zgjedhës. Garuan Pëllumb Binaj, nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe Marildo Hodaj nga Bindja Demokratike.

HIMARË: votuan 4000 zgjedhës, kandidonte i vetëm Jorgo Goro nga PS.

DELVINË: votuan gjithësej 2201 zgjedhës, kandidonte e vetme Majlinda Qilimi nga PS.

SARANDË: votuan gjithsej 7100 zgjedhës, Kandidatuan Adrian Gurma nga Aleanca për Shqipërinë Europiane si edhe kandidati i pavarur Ilir Nikolla.

FINIQ: votuan gjithsej 3800 votues, kandiduan Kristo Kico nga partia Mega si edhe Leonidha Hristo si kandidat i pavarur.

KONISPOL: votuan gjithsej 3150 votues, kandidat i vetëm ishte Shuaip Beqiri i PS

 

 

 

 

 

 

Share This Article
6 Comments
  • I lini findet .
    Duam Raportin midis numrit te regjistruar te Zghedhsve/ me Numrin e atyre qe kane votuar .

  • Erion Isai – Kolonje esht nga PS jo PD aty
    shikoni Termet Peçin – Tepelen ka qene i PD c’ne nen PS aty lart

  • Gazete e nderuar Dita , ju lutem nxirni perqindjet sa kane votuar ,dhe ne qofte se jane 50 % minus 1 aehere nuk duhet te quhen ,jam kondra remujes .Llgji eshte ligj dhe duhet zbatuar . Me te drejte citoj se nuk ka konkurim , ,,vetem nje kandifate ,laj thaj ,po na coni ne sistemin nje partiak pamvaresisht ketu ne keto 29 vite eshte e njejta bande mafjoze e ndare ne PS,LSI e PD..

    • Ligji te jep fitoren edhe sikur vetem nje vote te maresh ne rast se askush tjeter nuk vjen te votoje (praktikisht behesh kryetar vetem me voten tende). Rasti 50% +1 eshte vetem per referendumet.

  • Votimet me “GOGLA” te 2019 njesoj si votimet me “GOGLA” te 1945

    prandaj:

    VAJMEDET ME KETE SHTET
    ME LIKE FLORIRIN PRESIDENT
    VAJMEDET ME KETE POPULL
    QE CIRRET DHE GERRTHET
    NGA KISHA E ZOTIT PER IBRET:

    “Edi Rama mos ki frike
    se ke Sorsosin ne Amerike
    Edi Rama mos ki qeder
    se te mbron shoku Enver”

    dhe:

    Pasi voton me “gogla” Frontin Demokratik iken per te shpetuar koken nga mjerimi dhe nga hajnia e mafias Bashkim Ulaj&Avdulaj&Lukuni duke kerkuar azil ne dhe te huaj si:

    CIFUTI NE SHKRETETIRE

    Si ta ndihmoje Zoti kete popull budalla qe nuk di se c’ben?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *