Raporti i pare per procesin e përgatitjes se zgjedhjeve te 23 qershorin identifikon Komisionin Qendror te Zgjedhjeve si institucionin me problematik.
Koalicioni i vëzhguesve vendore ne raportin e ndërmjetëm nga 21 rekomandime ne total 12 ia ka kushtuar KQZ, qe sipas tyre ne këto muaj ka treguar performance te ulet dhe mungese profesionale, ndërkohë qe nuk kane munguar edhe ndikimet politike ne punën e 7 anëtarëve. Sipas këtij raporti, nje pjese e madhe e pergjegjesise per procesin e përgatitjes se zgjedhjeve bie mbi partitë politike te cilat duhet ta fillojnë fushatën ne 23 maj siç parashikon kodi, ndërkohë qe duhet te shmangin përdorimin e administratës apo fëmijëve gjate kësaj periudhe. Nje tjetër shqetësim i ngritur nga koalicioni i vëzhguesve vendore është edhe përgatitja e listave te zgjedhësve, për shkak te numrit te madh te votuesve pa adrese dhe dublimeve te shumta.