Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.
Vendimi pas deklaratës së ministres së Arsimit Evis Kushi erdhi pas protestave të maturantëve për tezën e Matematikës me pretendimin se ishte i vështirë duke kërkuar ulje të pragut të pikëve.
Sot maturantët iu nënshtruan provimit të fundit duke hequr dorë nga bojkoti.

O.J/DITA

Une jam prind i nje maturanti. Djali eshte fitues olimpiade kombetare dhe mesatarja e 3 viteve 10. Testi ishte jo sipas modelit dhe cdo pyetje donte kohe te zgjidhej dhe nuk te dilte koha. Ju lutem mund te na thoni sa behet pragu dhe me sa pike merret 10, sepse me fjalen ulje dhe me dekret le vend per abuzime sepse eshte ne dore te korrigjuesve dhe nxenesit do te jene ne meshire te tyre.Duhet te percaktohet me sa pike merret 10 qe secili te beje llogarite dhe pritshmerite e veta.