Publikohet video kur policia ekzekuton tre burrat me thikë që kryen sulmin në Londër.
Në këtë video duket momenti kur forca të shumta të policisë arrijnë në vendin e ngjarjes, aty ku terroristët po sulmonin me thika kalimtarët, duke ndërhyrë menjëherë e duke i qëlluar për vdekje me 50 plumba.
Policia britanike ka publikuar identitetin e tre agresorëve që ndërmorrën sulmin terrorist mbrëmjen e së shtunës në kryeqytetin e Britanisë, Londër.
Njeri ishte Youssef Zaghba, që besohet se është me kombësi italiane, me prejardhje nga Maroku.
Policia ka thënë se Zaghba, 22 vjeçar, që kishte jetuar në lindje të Londrës, nuk ishte “subjekt interesi” për policinë ose agjencinë e brendshme të spiunazhit MI5.
Dy të dyshuarit e tjerë janë, Khuram Butt, 27 vjeç, i lindur në Pakistan, dhe Rachid Radouane, 30 vjeç.
Para se të qëlloheshin nga policia, tre të dyshuarit drejtuan një kamion drejt këmbësorëve në London Bridge dhe pastaj sulmuan me thika disa persona të tjerë në Borough Market.
Nga ky sulm u vranë shtatë persona dhe 48 të tjerë u plagosën.
