Delegacion shqiptar në Zambia

Elton Tafaruci

Një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Unionin Ndërparlamentar në Lusaka të Zambias.

Delegacioni i Kuvendit të Shqipërisë përbëhet nga deputetët, z. Luan Rama, z. Edi Paloka dhe z. Tahir Muhedini.

Gjatë punimeve të Unionit Ndërparlamentar, deputetët z. Luan Rama dhe z. Edi Paloka zhvilluan një takim me Presidentin e Bundestagut gjerman, z. Norbert Lammert.

Gjatë bashkëbisedimit, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Luan Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy parlamenteve.

“Bashkëpunimi mes dy parlamenteve është shumë i rëndësishëm”, tha z. Rama.

Nga ana e Tij, z. Lammert njoftoi për vizitën në Shqipëri në fund të muajit prill.

“Në fund të muajit prill do të jem në Shqipëri dhe do të përshëndes parlamentin tuaj”, tha z. Lammert.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *