Delegacioni i BE-së në Shqipëri shpreh tronditjen nga shpërthimet e sotme dhe i dënon ato pa rezerva. “Ne nënvizojmë mbështetjen tonë të fuqishme për forcimin e shtetit ligjor, pa kompromis. Ne besojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë dhe presim që të gjitha forcat politike të bashkohen për ta mbështetur këtë synim. Ne presim sjellje dhe ligjëratë të përgjegjshme nga të gjithë ata që marrin pjesë në jetën publike, sidomos për çështjet e shtetit ligjor, në funksion të interesave kombëtare të Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Delegacioni i BE-së: Autorët e krimit të dalin para drejtësisë
