Delenxhinj

Ornela

Nga Bedri Islami

Sot, e shtunë, 16 mars, opozita do të bëjë protestën e radhës, një e drejtë e saj kushtetuese. Megjithëse u kanë premtuar njerëzve se kjo do të jetë edhe dita e fundit e Edi Ramës në pushtet, ata vetë dhe kush qëndron pas tyre, e dinë fare mirë se, si ia kanë nisur, do të kenë një rrugë të gjatë drejt rrëzimit të Edi Ramës dhe, shumë më të gjatë, për të ardhur në pushtet.

Socialistët, si konfiguracion politik, edhe pa Ramën, rishtas do të ishin partia e parë në vend dhe forca drejtuese, dhe, edhe nëse vazhdimi i protestave në muaj e vite do të mund të sillte largimin e Ramës, kjo nuk do të thotë se bashkë me drejtuesin do të përmbysej edhe varka.

Kanë disa javë që opozitarët drejtues po shkojnë qytet më qytet duke i bërë thirrje njerëzve që më 16 mars të jenë në Tiranë. U duket se shpëtimi do të vijë nga numri i njerëzve që do të mblidhen, shumë nga të cilët do të jenë nga bashkitë ku qeverisin, ose duke ia paguar rrugën drejt Tiranës.

Grupi i Zjarrit që kanë përgatitur për të shkallmuar dyer institucionesh dhe prova që mund të bëjnë si i mëson një analist shkapërtharë për të sulmuar objekte të botës së biznesit, që i futim të gjithë në një thes, si oligarkë, do të jetë një përsëritje e asaj që ka ndodhur shumë herë në protestat e së djathtës, sa herë që kanë qenë në opozitë.

Ne kemi një opozitë që të vret kur është në pushtet dhe të sulmon institucionet kur është jashtë pushtetit.

Basha dhe Kryemadhi, si drejtues të dy forcave opozitare kryesore, mund të jenë në të drejtën e atij që ka rënë nga pushteti për të protestuar; i pari, sepse vjen nga shkolla e rrënimit, e dyta, sepse po rrënon partinë që e ngriti bashkëshorti i saj përmes një rruge që sot është e pranishme në sistemin tonë politik: shkallmimin e vlerave.

Të dy bashkë dhe secili veç e veç e ndjejnë se ujët e politikës së tyre po u rrëshqet përmes gishtërinjve dhe tani nuk u mbetet gjë tjetër veçse të shpallin tradhtarë dhe deviatorë, njerëz të blerë dhe të shitur, të poshtër e të ndershëm, sikur në listat e pamend, ua vuri Edi Rama.

Por, sidoqoftë, ata janë një forcë politike që duhet llogaritur dhe që, pas tyre, pak apo shumë, qëndrojnë një pjesë e rëndësishme e elektoratit.

Bashkë me to dhe krahas tyre, nganjëherë duke u çjerrë më shumë edhe se ata që janë dikush, shfaqen të PADITURKUSHËT, ose, më saktë, delenxhinjtë e politikës shqiptare.

Ata, në fakt, kanë pushtetin e një partie që nuk ka asgjë pas vetes dhe që, përmes shërbimeve që kanë bërë, mëtojnë të jenë gjithnjë në parlament, zëtrashë kur flasin për parimet që nuk i kanë; seriozë kur punët e tyre janë qesharake; blerës miqsh përtej Shqipërisë dhe njëkohësisht të ndaluar nga policia dhe të vëzhguar prej tyre; ata flasin për lirinë, kur vetë janë të palirë.

Emrat e tyre janë zvarritur pas çizmeve të partive të mëdha dhe janë bërë balta e tyre. Tani, pa të keq, thërrasin që pas tyre të shkojnë njerëzit, që kurrë nuk i kanë besuar, që në disa raste i kanë parë si klounët e politikës dhe që, në fakt, janë bërë të padurueshëm dhe mediat që i sjellin në ekrane humbin atë pjesë besueshmërie që kanë krijuar.

Fatmir Mediu, Shehi, Ndoka, Dule, Duka, – askush nuk e di se çfarë përfaqësojnë në politikën shqiptare. Të paskund duan gjithçka. Të palirë – flasin për lirinë. Ata janë rob i listave që bën shefi i partisë më të madhe opozitare, e shantazhojnë atë, sikur të kenë fuqi, bëjnë hesape dhe shohin se ku është emri i tyre, nuk u bëhet merak nëse listat janë të hapura apo të mbyllura, e rëndësishme të jenë diku, ku edhe mund të fitohet.

Media qëndron në listat e opozitës vetëm sepse është bashkëfajtor në vrasjet e Gërdecit. Një dyshe, gjysmë politike dhe gjysmë vrastare, Mediu dhe i riu Berishë, u bënë shkaktarët e një ngjarjeje tragjike dhe, megjithatë, flasin për të rifituar lirinë.

Cilën liri mund të fitojë Mediu? Ai nuk ishte i lirë të dëshmonte të vërtetën dhe marrëveshja mes tij dhe Berishës së madh ishte e mbetet: nëse nuk flet, nuk dëshmon, atëherë do të mbetesh njeriu i ynë. Nëse fillon të dëshmosh, atëherë nuk do të jesh askush, ashtu si në fakt edhe është. Njeriu që nuk shkoi në gjyq për shkak të imunitetit që i dhuroi Berisha i madh nga matrapazllëqet me Berishën e vogël, si mund të bëjë thirrje për liri, si mund të jetë në një parlament pa të kriminalizuar, kur është shëmbëlltyrë e krimit.

Në zgjedhjet e vitit 2017, Partia Republikane, që ka shef Mediun, një post i dhuruar nga plaku Sabri Godo, mori më pak se dy për qind të votave. Në një parlament me 140 deputetë atij i takojnë diçka tek tri të pestat e një deputeti, dmth këmbët dhe një pjesë të trupit, ndërsa mendjen do e kishte jashtë.

Partitë e tjera, aleate “ të mëdha” të opozitës, së bashku, nuk mund të kishin asnjë deputet, edhe sikur të ishte sistemi më i favorshëm zgjedhor për to, sepse aq njerëz kanë pas vetes.

Ndoka, Nard, futet i pesti në listën e deputetëve të Shkodrës, në momentin e fundit. Ndoka kërcënon sot me zë të trashë, kur të trashë ka vetëm mendjen.

Kaq i devotshëm duket Ndoka, saqë Basha nuk e delegon as në qarkun ku është deputet, pasi e di mendimin e banorëve të Shkodrës për aftësitë e tij…

Dule i duhet Bashës nga dashuria e tij politike greke. Është një vazhdimësi, që kur e djathta greke dërgoi ndihmat e para financiare në janarin e vitit 1991 dhe, bashkë me to edhe porositë për t’i lënë rrugë të lirë depërtimit grek në Kishën Autoqefale të ortodoksëve të Shqipërisë. Basha ende mendon se nga puthja me Bakojanis, kur shiti detin si të shiste një simite, do të mund të vijë me shpejt në pushtet, ndonëse e di se Dule është njëkohësisht një shërbëtor i lobit grek në Kishën tonë dhe një ushtar fanatik i mendimit ushtarak e politik grek. Ky, Dule, dhjaksi i dikurshëm bën sot thirrje për të përmbysur një qeveri të njohur ligjërisht dhe që, mirë bën, nuk ia var ekspansionit grek, si ndodhte kohë më parë.

Shehi, “tiranas i vjetër”, kur tiranasit e dikurshëm janë minoritet në kryeqytet dhe mirë që ka ndodhur kështu, sepse koha e principatave ka shkuar me kohë e me vakt, “përfaqëson” Tiranën e moderuar, kur në vendin e tij nuk e votojnë as një për qind. Atëherë, cilën Tiranë përfaqëson ky, që i bën thirrje tërë Shqipërisë, ejani të përmbysim një qeveri që bota e njeh të ligjshme?

Fati i keq i Shqipërisë është se në parlamentin e saj tash sa e sa vite janë ulur katër kategori njerëzore, delenxhinjtë, ku këto janë ndër më tipikët; mendjeshkurtërit, ku gjen edhe prej tyre, të kriminalizuar, ku edhe ata janë pjesë, dhe, në një pakicë të papërfillshme, njerëzit me mend dhe atdhetarë.

Pa hequr delenxhinjtë, askush nuk mund të ketë hair. Aq më tepër një vend që, aq sa e kanë rrënuar qeveritë e shkuara, aq po e shkund edhe kjo e tashmja.

 

 

 

Share This Article
30 Comments
  • Me ne fund pas 3 muajsh shohim Bedriun e vertete! Mos u beni si News24,CNA,Panorama,Blendi,Tosi apo Andi me Zhejin dhe Shkullaku! Eshte frika e drejtesise! Dita dhe madia te tjera te majta ta kritikojne Edi Ramen por jo duke mbrojtur Saliu dhe Liken!

  • Bravo Bedri Islami!Te lumte pena dhe tu befte si pushte.Ke qelluar si snajper.Kriminelet e bandes se PD-se,krah per krah me te degjenruarit e tepsise se LSI-se si dhe “delenxhinjte” e perhershem te parlamentit shqiptar qe si votojne as gjitonet e lagjes!

  • BOLL DHE MJAFT O ENVERISTI BEDRI ISLAMI ME YSHTJE PER URREJTJE NDAJ FQINJEVE

    Kujt ja shkruan keto dacibao populiste nacionaliste te Kohes se Qepes te Enverit o fanatiku amoral, Bedri islami?

    GREKU I ZGJATI DOREN NJE MILION SHQYPTAREVE, TE CILET ENVER HOXHA I KISHTE GRABITUR GJITHESCKA, PRONEN, FAMILJEN, LIRINE, MEMEDHEUN DHE I KISHTE TRANSFORMUAR SI SKLLEVER ME PUNE TE DETYRUAR NE KAMPIN E TIJ TE PERQENDRIMIT RRETHUAR ANEMBANE ME TELA ME GJEMBA

    Ne kete rruge si ajo e Enverit po ecen edhe Edi Rama me bashkim Ulajn e tij dhe me RENEAN qe te vret si zog pule vetem me nje video matore celulari sic vrane edhe djalin nga Bularati

    PSE NUK E PYET EDI RAMEN KUR DO TE NDESHKOJE SALIUN DHE LULIN PER KRIMET E TYRE?

    dhe:

    Deri kur do te fshihet pas fustanit te “Drejtesise se Pavarur” te Lokes se tij besnike, Arta Marku, kjo pergjigje u intereson sot shqyptareve dhe jo dacibaot e tua me retorike populiste si kjo e sotmja qe gazeta DITA i publikon papushim per te ngritur mobilizimin dhe entusiazmin e fanatikeve dru me pre te Enverit qe nuk dine te hane fare pyka llogjike per kurgje.

      • Bravo Lasgushi,nga mllefi dhe karlliqet,duke shtuar dhe perversitetin seksual,perputhet teresisht me rrote K..rin e ndyre Lubonja!!

    • O INTELOBOLE ketej e tutje do te jesh LEHAQENI i gazetes DITA…..me diagnozen: Deficient psiqik ..skizofreni kronike nga demtimi sodomist intrabythor nga “enveristet” e burgosur per prdorim te literatures seksuale…

    • Epo , …me gomar se ky “Inteloleshi” , nuk gjen as ne Afrike ! Model i nje injoranti , qe mezi ka mesuar shkronjat dhe te nesermen iu duk vetja intelektualo – gamor !

  • Keta te opozites pa pushtet qe protestojne qenkan delenxhinjte. Po keta qe qeverisin prej 6 vjetesh c’emer kane o njeri? Rilindas (me diploma fallco)? Mund te thuash se gjate ketyre 6 vjeteve ky pushtet “Rilindasish” me diploma fallco i permiresuan jeten familjeve shqiptare? I sollen shqiptareve ekonomi me te mire? I rriten rrogat, pensionet, asistencat? Ulen gje (apo rriten) ato tarifat e studenteve? Futen gje 300 mije shqiptare ne pune? E bene gje “shendetesine falas”? Ulen apo rriten e shumuan taksat e biznesit? Ulen apo rriten cmimin e energjise elektrike per shqiptaret krahasuar me 2013? Kane ndonje shtrese shoqerore a kategori qe ti keni permiresuar jetesen? Sa ishte ne 2013 e sa eshte sot ne 2019 Borxhi publik?
    Po ja dole ti pergjigjesh ne favor te qeveritareve “Rilindas” ketyre pyetjeve (po arrite ti mbrosh), atehere hajde se te besojme qe keta tjeret qe duan largimin e tyre nga pushteti qenkan Delenxhinj. Perndryshe Delenxhinj jane keta pushtetare e akoma me delenxhinj ato qe mundohen ti sherbejne paturpesisht.
    Qeverite krahasonen ne ekonomi, aty ku kryeministri aktual qe flet per gjithcka, per ekonomi nuk arrin dot te lidhe dy fjale. Sepse njohurite e tij ne ekonomi jane ZERO.

  • Hajdutet,vrasesite dhe kriminelet, qe po synojne rikthimin e shemtise tetevjecare sa ky soj sundoi Shqiperine dhe shqiptaret.Keta edhe sot jonatyrshem,sepse jane kunder ketij vendi e ketij populli, kerkojne rrenimin e mrekullise dhe rikthimin e krimit,Keta me keto veprime perpiqen te sheptojne veteveten nga pergjegjesia ndaj te drejtes dhe se vertetes.Shqiptare,Shporreni krimin e certifikuar te SALIHUT,BASHES,kRYEMDHES,ILIRIT,MEDIU,SHEHIT PIANIK,NOKES SE PADITURvertet shihen se jane ne fytyre te shemtuar,te deformuar si ne shpirt,te sterkequr ne trup e mendje kombetare.

  • O INTELOBOLE ketej e tutje do te jesh LEHAQENI i gazetes DITA…..me diagnozen: Deficient psiqik ..skizofreni kronike nga demtimi sodomist intrabythor nga “enveristet” e burgosur per prdorim te literatures seksuale…

  • Delenxhiu bedri qe ka jetur me leket e llotos duke i pire gjakun shume njerezve.
    Kuptohet eshte edhe super pjelle komunisto enverist

  • Ka me delenxhi se ti o Bedri Islami qe kerkon me sharje e mallkime per opoziten te mbulosh qeverisjen e deshtuar Rama? Eshte Rama or Rama krye delenxhiu ketu, ky po shkaterron kete vend duke drejtuar nje qeveri pa kurrfare njohurie ligjore, ekonomike a politike qe tenton ti mbuloje me ca shaka bajate e veshje karagjozi.

  • Epo ketu me qendro, Dule i duhet Bashes nga dashuria qe ka per greket, ndersa Ramuti i do greket pa ndihmen e Dules. Janulles i dha shtetesine me ane te Metes,,Dulen nuk e ben dot president apo jo.., ndersa i dha dhe nje HEC ne Elbasan, i cili po permbyt dhe demton fshatrat perreth. Per te miren e Shqiperise, kuptohet.
    Ndersa per rrasatin e Dules po kujdeset me shume nga Dule dhe nga Janulla.
    Ju jep Detin, varrezat, po ju njeh te drejtat e minoritetit me prona..dhe me identifikim te shtetesise greke brenda shtetesise shqiptare…
    Me nje fjale cdo gje qe Luli nuk e realizoi dot me gjithe dashurine e tij te madhe greke

  • Me mire vone se kurre…thote populli.
    Pra me ne fund o Dita e sidomos Brdriu e Adriani e kuptuan kush jane delenxhinjte, megjithese nuk ua ben zemra te permendin kryedelenxhiun Meta. Po hajt mo, kadale-kadale si thone nga ju o Bedri.

  • Ore kush eshte skizofren o qorr dhe MUT fanatik?

    NUK I PE PROTESTUESIT QE MBUSHEN BULEVARDIN?

    Edhe ata qindra-mijra burra dhe gra shqyptare qe dolen sot ne proteste dhe qe fanatiku i Enverit, Bedri Islami i i fyen si DELENXHINJ pa piken e turpit dhe te moralit qytetar, edhe keta protestues jane skizofrena delenxhinj,

    O MUT ENVERIST?

    • INTELEKTUALI TRU GOMAR E MENDJE BOLE !

      Vertete me frymezove me vleresimin tend per kllounin rus Nikita Hrushov.
      Te gjithe derrat nje fecke kane !
      Po ashtu edhe trugomaret e mendje bolet si puna jote e Xhaxhi Hrushovit !

      .. O sa mire me qene Hrushov
      Ole ole ole ole….
      O INTELEGOMAR Sharov !
      Oí… Oí… Oí … OI
      O kopil i Nenes Rusi !
      O bastard i shkines Serbi !
      Oí… Oí… Olé…Olé
      Tru gomar e mendje bole!

    • Me qe te ka bere pershtypje DELENXHINJ, po ta them pa piken e turpit dhe te moralit qytetar qe ti je nje INTELDELENXHI mediatik skizofren me qe e thua me fjalet e tua more plehra e Taivanit qe flet me gjuhen e Haivanit…mor MUT-MUTI….

  • DY MEDIAT ME TE LEXUARA SHQIPTARE

    Tema e Mero Bazes dhe Dita e vellezerve Dabulla dhe Adrian Thanis jane dy mediat e shkruarame liberale, me te lexuara, me te komentuara, me tolerante, me te lira e me te pavarura ne te gjitha mediat shqiptare!
    Kane qendrimet e veta, por jane te hapura ndaj mendimit te lire dhe mendimeve ndryshe ..
    Kjo eshte aresyeja qe jane gazetat me te klikuara e me te komentuara, gazetat me te lexuara ne Shqiperi !
    Me shume lexohet e komentohet nje pordhe ne to se nje bombe tek te gjitha mediat e Kazanit te Vicidolit te marra se bashku !
    Kjo per merite jo vetem te botuesve e kryeredaktoreve te tyre, por edhe te pendave me te mprehta e mendjeve me te ndritura te publicistikes shqiptare si Viktor Malaj e Bedri Islami, Xhevdet Shehu e Skender Minxhozi, Lorenc Vangjeli e Arben Duka, Moikom Zeqo…. dhe vet kryeredaktoreve te tyre Mero Baze e Adrian Thano e temave te mprehta e mesazheve demokratike e liridashese, atdhetare, te se vertetes qe ato percjellin tek lexuesit.
    Eshte liria dhe pavaresia e tyre, shpirti demokratik dhe still
    bashkekohor, realist, talenti i spikatur dhe mjeshteria e gazetarise bashkekohore qe i bejne ato tribuna te dalluara te lirise dhe pavaresise se shtypit ala perendimor dhe te publicistikes atdhetare shqiptare qe jane ne perputhje me aspiratat e popullit e kombit shqiptar, me proamerikane e properendimori ne Bote !

    • Gazeta me e madhe me e lexuar dhe me e shitur ne Shqiperi eshte gazeta PANORAMA dhe e di pse? Se eshte per shqiptaret shumice pa parti qe ka ky vend. Ajo pakica e trushplareve partiake pastaj masturbohet me Mero Bazen qe dikur e mallkonte. Pune militantesh budallenj si ti.

      • AJO PANORAMA E MAFIAS SE POGRADECIT KA ME SHUME PARE OLIGARKESH …. POR AS GJYSMEN E LEXUESVE TE DITES DHE TEMES !

        Me shume komentues kane Dita e Tema se sa lexues Panorama.
        Ka te pakten 6 musj qe as e kam hapur fare!
        Kohe e humbur me shkrime humbamenosh!

        • Sa per dijeni ti or torrollak jane mbi 1000 te paguar per te shkruaajtur ne rrjetet socioale te paguar mga leket e droges per te bere demagagji pro qeverise se krimit.
          Sepse realiteti flet mdryshe sepse po te ishte mire shqipera keto 6 vitet e fumdit nuk do kishin ikur mbi 500 mij shqiptat te dytet mbas siris .

      • Pershendetje zoteri

        Panorama mund te jete gazeta me e lexuar por kjo eshte gazete e ILir Metes ( ne emer te nje biznismeni po nga Skrapari, siq eshte edhe BIrra Korqa e Ilir Metes por qe eshte nen emrin e njejte te ketije personi) , sigurisht kete e dine shume qytetare dhe po me befason qe nuk e dine , kjo kuptohet edhe nga shkrimet e tyre . Pershendetje

  • Bedri,militantizmin e kuptojme,por te jesh edhe kunder asaj mase gjigante te popullsise,qe morri pjese ne proteste,eshte krejtesisht FASHISTE.Atyre,nuk u ben pershtypje,as turpi,e as nderi,as dinjiteti,e as mashtrimi,as hajdutlleku,e as kriminaliteti.Ju kriminelet e sigurimit te shtetit,qe hani e pini,qyl,gjithe jetes tuaj,dhe tani hani qyl edhe ne vendin qe lindi fashizmin dhe nazizmin,se aty ndiheni rehat,qofte edhe nen hijen e asaj qe perfaqesojne fashizmi dhe nazizmi.

  • Bedri ne cdo vend te botes ka nje shkolle politike qe trashegohet, edhe kjo shkolle politike eshte trashegimia me e madhe qe la adhuruesi jot shpirteror qe ti edhe te tjere si ti i beni shpelarje truri vetes tuaj edhe njerezve, prandaj mos ofendo kot keta si delexhinj se shqiperia nga delexhinj eshte udhehequr gjithmon.

  • Gjiganti Edi Rama
    Nje njeri i vetem , as nje shoqate ose grup njerzish , nuk do te guxonin ta quanin Edi Ramen , gjiganti I kohes . Per shumicen e shqiptarve , perfshire dhe mua , Edi Rama eshte shtetar ne nivelin mesatar . Ka stilin ogjinal te drejtimit dhe te komunikimit , ka arsyetim kompromisi . Keshtu njihet Edi Rama , si shtetar .
    Opozita e vlereson krejt ndryshe , Edin . Per opoziten ,Edi duhet te largohet nga drejtimi i shtetit . Vetem kaq . Kjo kerkese e opozites , eshte e pa negociushme . Vetem kjo te ndodhi . Te largohet Edi Rama dhe kushtet e tjera nuk kane rendesi praktike . Protesta masive , qe perseriten periodikisht, kane vetem nje parulle : “Rama ik! “ .
    Po qe se Rama iken neser , opozita eshte e gateshme te beje c’do leshim , qe i kerkohet . Per shkak te mos ikjes se Rames , ata braktisen parlamentin , pra u sakrifikuan politikisht . Po , per shkak te mos ikjes se Rames , opozita , prishi mardheniet me aleatet strategjike te Shqiperise , te cilet e kritikojne ideollogjine e dhunes te opozites . Lenia e mandateve , eshte dhuna mbi dhune . Mohoet historia e Partive , qe i ka kandiduar dhe i kane votuar , jo pak votus , por jo aq sa te vijne ne pushtet . Jani shume xheloze , qe pushtetin e mori Edi Rama, qe nuk rekomandon dhe aplikon dhune , qe vishet allosoj , qe merret me batuta . Nje gje dihet boterisht : Nuk ka as nje gisht ne krimet e tmerrshme te Gerdecit dhe dhjetra mijra vrasje te tranzicionit , te Universiteteve fantazme , te krimeve te prones etj etj . Edi , mban pushtetin dhe pretendon, per mandat te trete . Nuk iken paqesisht , as me c’do lloj dhune , ndryshe tradheton votusit .
    Xhelozia opozitare arriti ne keto ekstreme , por nuk jane vetem rreshqitje politike , por te gjitha keto veprime opozitare , kane nje kosto te larte , per buxhetin e shtetit shqiptar . Kostua e ketyre njerzve ,qe rrine pa pune dhe vene e vine , ne te kater anet e Shqiperise , forcat policore , qe i mbajne ne zap , afersisht arrijne , jo me pak se 25 milion dollare . Shume lart po e vleresoni Edi Ramen , zoterinj opozitare . Degjuam se do t’i veni dhe ne shtepi, por nuk sqaruat perse . Nuk besoj se do veni per vizite , por per dhune , sic e keni profesion .
    E bete Edi Ramen gjigant te pa mposhtur dhe e ulet vleren tuaj , ne fundin e absurditetit politik .
    Me qe jeni demokrate , duhet te dini se diallogu , ballafaqimi dhe toleranca , jane mjete demokratike , per ta mundur kundershtarin . Mohimi institucioneve , mbivlersimi I nje personi te vetem dhe dhuna , per pushtet , jane metodat e pastra leninste , qe bota I ka tejkaluar me kohe . Zgalem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *