“Ujku sulmon me dhëmbë, demi sulmon me brirë, greku sulmon me kishë”/ Fan Noli
Bedri Islami
Tashmë u bënë disa ditë që një ekstremist grek, Konstandin Kacifa, një lidhje jo e vetme e strukturave të “Agimit të Artë” apo e organizatës ekstremiste MAVI, është bërë lejtmotivi i ultrasve nacionalistë grekë, që tundin flamurin e tij nëpër sheshe dhe në emrin e një “kallashnikovasi”, djegin flamurë shqiptarë, protestojnë, thyejnë xhama, rrihen me shqiptarë, bëjnë thirrje për përzënien e tyre jashtë shtetit grek, sulmojnë këdo që i del përpara dhe, si gjithnjë, bashkë me to, është futur në lojën radikale edhe kisha greke. Një primar i saj në Konicë, nga një trevë e dikurshme thellësisht shqiptare, nga e cila janë dëbuar vendasit ose janë detyruar të greqizohen edhe pse nënat e tyre kishin gjuhë amtare shqipen, bëri thirrje të pushtohet “Vorio Epiri”.
Dalldi e zgjuar befas nacionaliste apo pritje e një shkëndije për të ndezur një zjarr që mendohej se po shuhej?
Në pak orë, e gjithë ajo që kishte mbetur në skutat e një nacionalizmi ekstrem, u zgjua, mori formën e saj të zakonshme agresive, shpërtheu dhe trajtat e saj po shfaqen në jetzën politike greke, që nga qeveria, që është më e matur, por që mund të detyrohet të jetë e rebeluar, nga strukturat djathtiste brenda parlamentit e deri më tej, ku politika zien në diskutimet e zakonshme greke, të cilët nga athinasit e lashtë kanë marrë vetëm vendin e debatit: rrugët, por jo mendjet e shquara.
Në një shkrim timin të mëhershëm përmenda rastin e ushtarit mirditor Llesh Pali dhe këngën për të dhe një mik i imi i çmuar veçanërisht më shkroi se tani Kacifa u bë Llesh Pali i tyre.
Ata mund të bëjnë kë të duan dëshmor e hero, edhe nëse ka rrëshqitur me kanë i dehur, por që i thonë minoritar; edhe kur ka rrëshqitur nga mendja dhe i thonë paramilitarist, i uniformuar, dhe deliri mund të shfaqet njëlloj.
Sepse nuk kanë kohë për arsye, duan një shkak dhe, këtë shkak, nuk ua dha vendi ku ndodhi e gjithë ngjarja, por mendësia e rrënjosur me forcë, përmes tropitjes së përbashkët, pjesë të kishës greke dhe të politikës së saj në Shqipëri; tropitjen ia dhanë kunetërit që llomotitin nga larg, të paguarit e politikës greke që bëjnë rolin e masonit të pafajshëm, si Dule, Bollano, e pjesëz të Omonias; ia dhanë njerëzit e politikës që votat ua kërkojnë shqiptarëve, por eurot i marrin nga Athina.
Tri gjëra nuk janë thënë si duhet:
Ku u vra ky njeri: në shtetin grek, duke bërë roje në kufi dhe shkuan bandat shqiptare, natën pa hënë, e qëlluan kur flinte gjumë, apo në vendin ku kishte njërën nënshtetësi?
Përse ky njeri, në një ditë feste, si një lëshim i pazakontë i qeverive shqiptare në përkëdhelje të ambicieve greke, ishte i armatosur, i uniformuar, me një armë të modifikuar, i gatshëm për një akt të rëndë terrorist dhe i përgjegjshëm për çfarë po bënte?
Ishte i vetëm në ditën e “JO-së” greke apo i mbështetur edhe nga të tjerë, të cilët, dy herë ekstremistë, edhe ndaj Shqipërisë, edhe ndaj qeverisë greke, kërkonin më tepër se sa një kurban, të cilin, ndoshta edhe e kishin llogaritur?
Nacionalizmi i bën nder një kombi të vogël. Gjithkush, në momente të veçanta, sado i squllët të jetë, ka në vete një ndjenjë që i zgjohet, ndoshta edhe befas, pa e ditur, dhe, do apo nuk do ai, bëhet pjesë e jetës së tij.
Askush nuk i akuzon grekët se duan vendin e tyre. Nëse e duan, mirë bëjnë, por nuk besoj se këto që kaluan në delirin ultranacionalist e duan Greqinë. Të paktën jo Greqinë e një kohe të shkuar, kur helenët vendosnin për botën e tani bota vendos për mbijetesën e tyre.
Është një trinitet i çuditshëm, por jo i panjohur: strukturat ekstremiste deri në akte terrori, si janë Mavi dhe “Agimi i Artë”, pjesë të rëndësishme të Kishës greke që i kap shpejt dalldia nacionaliste dhe struktura politike në Shqipëri.
Përmes këtij triniteti lëviz edhe dalldia e tashme e ultrasve nacionalistë; ajo kapje marramendëse, që kalon kufijtë e çdo lloj arsye dhe bëhet tejet e paarsyeshme.
Dhe, kur pjesë e kësaj dalldie bëhet edhe opozita shqiptare, ajo që nisi si risi e ndjenjës kombëtare dhe u bë kozmopolite deri në harrimin e kombëtares, e di se duhet përsëritur një thënie e lashtë romane, “Armiku është tek porta”.
Ky trinitet, më parë se t jetë rrezik për vendin tonë, është për vetë grekët, dhe, dalldia e tyre ngjan si dy pika uji me dalldinë e ekstremistëve islamik, që , pas çdo ngjarje fillojnë e çartallosen deri në çmenduri.
Të gjithë ekstremet takohen. Që nga Dule e deri tek Nikolas Geixh.
Por kur ata bëjnë flamur të tyre një rast si ky që ndodhi në Shqipëri, do të thotë se flamujt tjerë u janë rreckosur.
Dhe kur, këtij triniteti i bashkohen edhe “ trinitete “ të tjera, brenda llojit, por me kombësinë tonë, atëherë ata nuk kanë kuptuar fillesën e këtij nacionalizmi ultras: dobësia e tyre qëndron pikërisht në mendësinë tipike ballkanike, përmes së cilës ultrasit jo vetëm nuk mësojnë nga fajet e tyre, por as nga koha që u kalon mbi krye, e papërfillshme për to.
Në Shqipëri, për fat të mirë, nuk kishte një dalldi të tillë nacionaliste. Më tepër ajo u mundua të importohej nga politika, se sa ndodhi në të vërtetë. Politika ishte më e interesuar për eksportimin e delirit nacionalist tek pushteti, jo si shenjë qëndrimi tolerant e europian, por si një dinakëri bizantine e mveshur me dëshira të prapshta, edhe pse këto dëshira mund të nxinin kombin e tyre.
Është mirë që ekziston kombi grek. Bile është e domosdoshme ekzistenca e tij. Ashtu si është mirë që ekziston kombi shqiptar, megjithëse i vetmi i ndarë në 5 shtete ballkanike.
Në të gjithë botën rasti Kacifa do të ishte një ngjarje rutinë. Edhe në shtetin grek do të ishte i tillë.
Do të ishte i tillë nëse kokat e ultrasve nuk do të ishin kaq të nxehta.

Bravo Bedri.Analize e plote e ngjarjes duke perfshir edhe
zjarrvenesit e stimulatoret e nacionalistave.Nje person I veshur me pushtet fetar e kerkon lufte mund te jete gjithecka cfar ai don vecse edheheqes fetar jo.Prandaj kusht I nevojshem vendosja e drejtimi I kishave autoqefale shqiptare nga shqiptaret
Nuk ka komb “grek” apo “helen”, nuk ka patur ndonjehere. Shihni historine e shkruar dhe hartat: nuk ka patur ndonjehere shtet “Greqi” apo “Heladhë” apo “Helen” dhe as “helenë”. Principata e vogel fetare me emrin jo-grek “Greqi” u krijua nga Anglia-Rusia-Franca vetem ne vitin 1830. Nuk ka pakice “greke” as ne Shqiperi; ato jane thjesht shqiptare besimtare te krishtere ortodokse.
Mendoj se pergjigjen e duhur per kete rast e ka dhene ish ministri i jashtem grek Pangallos perkunder qe ne Shqiperi ka sharlatane qe jane me greke se vete greket dhe keta jane fatkeqesia e Kombit se vene gurre ne rrota per te penguar perparimin e Shqiperise dhe interesat e tyre jane sa antishqiptare,frika ndaj vetingut pra humbje e lirise dhe bashke me dhe te pasurive te grabitura ketij populli.Ka ardhur koha qe shqiptaret t’ju tregojne vendin ketyre sharlataneve: bandes Salehu&Basha&Meta-Kryemadhi….
Sikur Greqija edhe Serbija Kishen Ortodokse e kane instrument kriminal te shteteve te tyre nepermes se ciles qe te dy vendet jane munduar gjate historise dhe tani mundohen qe ti arrijne qellimet e tyre ekspansioniste grabiteqare kunder teritorit shqiptar te Kosoves dhe te Shqiperise
Brravo policise qe e neutralizoi kete debil. Qeveria jone duhet te caktoje rregulla precize se c’duhet dhe c’nuk duhet bere vitin e ardhshem, si dhe me pas. Te mos kete keqkuptime. Pleherave te tilla duhet t’i jepet plumbi gjithmone. MAVI-ja le te vije serish po ia mbajti bytha. Do takojne hundleshin.
Historikisht kleriket katolik ortodos apo imamet rrol te felliqur kane luajtur kunder popujve te shtypur shtresave te varfera e shteve me te vegjel.Feja eshte nje repart terrorist avangard i qeverive te cilat e mbajne edhe pse sbesojne ne zot vetem e vetem per te mbajtur popujt idiote nen zgjedhe
nuk nxiren gazetat me tituj si ky dhe ai tjetri, dy dite me pare . me duket dhe “thanat” jane thartuar dhe mykur .
ps. ke turp nga “islamet” apo merr ca…leka ??
Besoj ka turp nga ata shqipfoles qe hane supe greku.
Ky e kerkoi plumbin si “vellai”i tij ne Qipro para shume vitesh qe kerkoi te ngrinte flamurin grek ne token turke…!Po atje nuk ngren dot flamuj se ka cecua bicak,kurse te ne kane 28 vjet qe hedhin valle per shkak te politikes sone si te majte e te djathte…
bicaku i cecos, i “vellait” tend turk, ishte ?
Une di nga historia qe turku ka qene vella me grekun kunder shqiptareve. Kete di une.
Karamaliset qe kane drejtuar Greqine turq kane qene.
po s’je me fan nolin, ti mor’ kok plenc muti; o klysh enveri i djeshem dhe klysh i erdoganit sot . po kur ti, si qen edhe pse shqipetar i thua “vella” qenit turk, si mendon ti dhe hordhia e kriminelve dhe halabakeve; nuk do quhen vellezer mes tyre, gjithe popujt e botes dhe vecanerisht ata, qe ecin me mesimet e KRISHTIT…???
Vellezrit jane vellezer nga gjaku.
Ju greket quani vellezer sllavet. Mbajini me shendet stepaxhinjte e Kaukazeve.
Per shqiptaret e krishtere, vella eshte muslimani shqiptar. As greku e sllavi ortodoks e as turku musliman.
Shqiptaret i bashkon flamuri ju greket ju bashkon ortodoksia. Nuk keni faj se popull laramn jeni. Nje gje duhet tju bashkoje dhe ju.
Sakte z.Islami…Greqia sot eshte nje turp i europes dhe njerezit e sakte qe ka sguxojne te dalin kunder pjeses me te keqe dhe fondamentaliste…bravo Pangalos,edhe pse foli pa asnje anesi,por ne greqi duket sikur ka folur kunder,gje e rralle ndershmeria me veten ne greqi…sidoqofte nje hap i pare .Sristidh Kola humbi jeten per dinjitetin e tij
Mori c`ka meritonte.
Ndonjehere te vjen peshtire qe te shikosh sesi nje “burre” si Bedriu merret me shtjellime te teorive te “trinitetit”, teorive te shqiptareve qe u kthyen ne greke, nacionalizmi grek..etj.
Shkarazi, vetem shkarazi e kalon qe qeveria shqiptare i beri favor Greqise qe i la vavarrezat, dhe festimet me flamuj greke per festat Greke te clirimit te Shqiperise.
Pastaj vazhdon e merret prape me trinitine, e gjithe cpermban, pir harron te beje pyetjen me normale qe cdo analist do e bente: Perse qeveria shqiptare behet pjese e Trinitetit?
Perse qeveria Shqiptare i jep mundesi Trinitetit te veproje mbi tokat shqiptare, dhebi shqiptaret e Greqise?
Kush do mbaje pergjegjesi per raprezaljet e rishperthyera nfaj shqiptareve?
Dikush i trazoi ujerat e ndenjura. Dhe kjo tregoi se sa e qelbet eshte axhenda e qeverise Shqiptare qe e mori Trinitetin me te mire.
Si pa dashje, nenkupton Bedriu.
Dhe te paguarit e fondeve sekrete greke i kerkojne te ata qe paguhen nga fondet e shpallura greke: Dule, Bollano, Pocaqis..ata nuk paguhen nga fondet sekrete o Bedri. Pse vazhdon i rrotullon syte per te kerkuar tradhetaret. Bollano nuk eshte tradhetar, as Dule, as Barka
Ata jane kampi i armikut. Tradhetarin e ke brenda.
Tradhetari eshte ai qe i sjell greket ne Shqiperi si pa te keq. Tradhetari eshte ai qe ju jep toka dhe liri ketyre ushtarevr qe te ngrejne flamujt e Greqise. Armet i kane vete, por dhe i marrin pa problem nga ushtria shqiptare.
Kerkon te paguarit, duke permendur te demaskuarit.
Por, te mjafton vetem nhe pasqyre per te pare iush jane te paguarit e tradhetise. Sadp ti largohesh pasqyres, prape i njejti imazh del perballe.
Te verteten e shtremberon, por prape nuk e vret dot o zoti analist. Tradhetia nuk dp dali e te thotw: Jam une.
Si puna jote, tradhetaret do e tjerrin sfurkun vetem per te tjere..
O enveristi fanatik Bedri Islami
“RUTINE” E QUANIN VRASJEN VETEM XHELATET E ENVERIT
prandaj:
RENEA E EDVINIT ESHTE SI SIGURIMI I ENVERIT
Qe vret njerezit sikur te ishin zogj pule.
Pse o “killeri” Bedri Islami atehere e ke sulmuar kaqe shume Sali Berishen dhe Garden e tij famekeqe per 21 janarin?
PO SIKUR E GJITHE HISTORIA E “RAMBOS” NGA BULARATI TE JETE E SAJUAR NE BODRUMET E KRYEMINISTRISE SE EDI RAMES PER TE MBULUAR REZILIN E QEVERISJES SE TIJ MAFIOZE?
Pse nuk u dha qe ne oret e para te krimit as nga qeveria memece dhe as nga media jone “patriotike” asnje hollesi per vrasjen e te riut nga Bularati qe te gjithe “patriotet” dallkauke dhe injorante fanatike majtas dhe djathtas politikes si nje grush rreth Partise bashkuar, u hodhen per ta shqyer copa copa duke vringelluar hanxhare dhe sopata ne dore kunder ARMIKUT te jashtem te Rilindjes?
PO KETE FILM E KEMI PARE NE KOHEN E QEPES TE ENVERIT O “PATRIOTE” SI MIZA PA KOKE
Kur isha i vogel me kujtohet se dy plaka po ziheshin per palo gje dhe po i shkulnin floket njera tjetres. Nje burre i moshuar qe kishte ardhur nga Fieri ne fshatin tone per ajrin e paster dhe ujin kristal nderhyn qe t’i ndaje plakat grindavece, por ato ne cast harrojne zenken e tyre dhe i sulen burrit te panjohur me gure dhe duke e cjerrur me thonj. Burri u thonte: ” O shtriga te keqia si Miza pa koke” po une desha vetem qe t’ju ndaj, ju ne vend te me falenderoni po rihni dhe me beni telef per spital.” Plakat i therrasin trunit, mendohen nje cast dhe i u pergjegjen: “Ti je jabanxhi, pismilet i huaj, c’bejme ne eshte puna jone, prandaj ik qerrohu se do t’i qisim site e do te bejme si gogol per te trembur laraskat!”
KESHTU ME DUKEN EDHE “PATRIOTET” E EDVINIT QE JANE BASHKUAR RRETH PARTISE PER T’I NXJERRE SITE ARMIKUT TE JASHTEM
Fshati digjet kurva krihet i thone kesaj pune.
Shqiptaret kane hallin e Shqiperise “hale intelektuali” dhe Mireli hallin e kane me qeverine.
Deliri shqiptar dhe jo grek. Greket nuk kane qene asnjehere ne delir per te vrare shqiptare dhe per te aneksuar tokat shqiptare. Ky eshte program konstant, qe nuk u manifestua sot per here te pare nga Agimi i Arte, apo Mavi.
Ajo qe perpiqet te beje Bedriu me kete shkrim eshte qe te fshehi se ky eshte program konstant i shtetit grek, i institucionalizuar ne cdo qeveri greke, te meparshme dhe te tashme. Tsipras sapo e konfirmoi nje jave me pare me fondet sekret te shtetit grek, apo jo?.
Kjo lloj teorie qe ju shet Bedriu sot eshte qe te fshehi komplet aktivitetin e qeverise greke kunder shqiptareve, dhe keshtu shqiptaret te merren vetem me me plerat po shqiptare te Agimit te Arte.
Largohet komplet vemendja nga misioni i fondeve sekrete.
Dhe Bedriu e ka nje arsye per ta bere kete. Ai e di misionin e tij, po puna eshte qe nuk e kuptojne delirantet shqiptare, qe sapo kane marre flaje dhe po e asgjesojne shovinizmin grek nga blogu i Temes dhe Dites.
Delirantet qe kultivojne patriotizem me flamuj greke ne tokat shqiptare, trima qe nuk u vete mendha kurre tw nisen ne Greqi per te ngritur nje flamur shqiptar.
Ama fitoren e kemi te garantuar, per sa kohe i falim Grequse cfare meriton. Detin, varrezat, heronjte..dhe ne fund tokat dhe jeten
Koincidence apo jo por , rasti i Detit ne Shqiperi edhe ne rasti i Veriut te Kosoves po ndodhin ne kohe te njejte , menyra provokuese te ngjajshme dhe nji kordinim te papare serbo-grek me qellim td i zhvendosjes se vemendjes se opinionit nga ngjarrje idiote si rasti i vrasjes se te riut ne Bularat ose varsja e serbit Ivanoviq ne Veri te Mitrovices me qellim te provokimt te incidenteve te armatosura dhe shkaktimin e trazirave gjithmone per te njejtin qellim, si Serbija dhe Greqija ti fusin forcat e tyre policore ose ushtarake ne pozicione nga ku mund ti okuponin pjese te teritorit shqiptar qe Greqija dhe Serbija ua kane vu syrin dhe kjo , as s ka ndodhur dhe as s do te ndodh pa ndihme. e shqiptareve ne pushtet ose atyre qe pretendojne per pushtet
Te pakten , keshtu na ka mediar historija e larget dhe e re
Eshte marrezi te debatosh me keto te semure grekofil nga trute Vetem nje idiot mund te thote se nuk kemi pushtuar tokat shqiptarePo Camerine kush jua polli Po Janina njihet nga gjithe bota si vilajeti kryesor i jugut te Shqiprise Lerini te hane …. se nuk do te ngopen kurre derisa te pelcasin si kokra e kripes nga ligesia evshpirtit .Vampire!
Qeveria e Cipras do qe ta ndaje kishen nga shteti se po i ze frymen Greqise.Po arriti ta beje kete, kisha kriminale greke do te kete me pak mundesi per te bere rremuja duke perfshire dhe shtetin.
Kisha greke ne krye me janullen po e merre edhe shqiperine.Greqia nuk mund te ndahet nga dogmat fetare sepse i tille eshte populli greke,nje popull qe jetone me mite dhe perralla.
Këto janë gabimet fatale të fuqive të mëdha që i lanë Shqiptarët të ndarë në 5 shtete,dhe shtetet që përfituan nga tokat tona dhe ndanë popullin tonë,nuk janë të kënaqur me kaq sikurse vepron Greqia “Demokratike” me metoda fashiste,por organizojnë këto pakica shqiptare që Greqia u mohoi gjuhën,u ndryshoi emrat dhe besimin dhe i frymëzon dhe i organizon në levizje ekstremiste dhe parti nacionaliste djathtiste të kërkojnë Ep[irin e Veriut se nuk ndihen të kënaqur për ato që kanë marrë padrejtësisht nga NE me ndihmën e fuqive të medha,FUQITË E PADREJTËSISË HISTORIKE kundra Shqipërisë dhe Shqiptarëve.Greqia me Kishën e saj dhe këto parti ekremiste na kërcënon tani me shqiptarët tanë vëllezër të mbetur andej dhuratë nga ato fuqi,që sot nuk ja u mbledhin Grekëve të zbatojnë parimet demokratike,por na lënë NE jashtë me motivin se nuk kini plotësuar kërkesat e BE-së, Po të flemë gjumë ne Shqiptarë BE-ja ALIAS Fuqitë e Mëdha mund të kërkojnë një ditë që edhe VORIO EPIRIN që u thonë Grekët t’ja u falim atyre me urdhërin e tyre si edhe në të kaluarën.Është e qartë si drita e diellit se kërkesat e ekstremistëve për VORIO EPIRIN është pasojë e veprimeve të tyre të gabuara kur ndau Shqipërinë e GJORË në favor të shteteve Ballkanike.Europa që e mba veten për të zgjuar duhet ti kthejë sytë nga gabimet e saj historike lidhur me Shqipërinë,dhe më e pakta që mjund të bëjë TË DETYROJË GREQINË të njohë etnitetin dhe gjuhën shqipe,tu hapi shkolla dhe të çlirohet nga mëndësitë e Megal Idhesë të Jani Koletit nëse vërtet Greqia e quan veten demokratike dhe zbaton zbaton parimet e demokracisë dhe kafrtën e Helsinkit dhe Kopenhagës.
Deliri grek i ngjet shume delirit partiak apo jo shoku Bedri?
E.vetmja gje qe Une kam problemi ketu zoti Selam eshte kur ju thoni qe populli shqiptar eshte I vetmi I copetuar ne 5 shtete ne Balkan Mesa e di une edhe popuj te tjere ballkanike
jane te ndare ne disa shtete dhe ketu kam parasysh greket, serbet, turqit dhe bile edhe bullgaret Mos eshte ky nje qendrim
Irredentist i juaji qe duhet rivizituar Thjesht nje sugjerim Mos shkojme me larg ne Europe ku te njejtin fat kane edhe gjermanet apo edhe ruset
Ne qofte se nuk do te ishin varrezat e ushtareve greke rene ne luften italo -greke a do te kishte ndodhur konfrontimi me pasoje vrasjen e minoritarit grek, a do te kishte ndodhur kjo fushate anti shqiptare e ekstremisteve greke ne Greqi, a do te krijohej gjendia e tensionuar ne mardheniet ndermjet dy vendeve dhe dy popujve fqinje me njeri tjetrin? Mendoj qe prania e varrezave greke ne vendin tone nuk eshte vetem per te keqen e vendit tone por edhe per popullin grek qe keto dite po terhiqet me zor nga forcat me reaksionare drejte endres se vjeteruar te megalidhes e Vorioepirit . Mendoj qe greku normal nuk pranon te futet ne aventura ekstremiste te frymzuara nga parti si Agimi i Arte qe aspiron agime te zinje jo vetem per fqinjet emigrant dhe per fqinjet prane kufirit, por aspiron agime te zinje edhe per popullin grek. Prandaj ata politikane e qeveritare shqipetar por edhe ata grek , duke firmosur marrveshjen e vorrezave i kane bere sherbimin me te keq popullit jo vetem shqiptar por edhe atij grek, i kane ber shrbimin me te keq fqinjesise midis dy popujve, i kane bere sherbimin me te keq ushtareve qe dhane jeten e tyre per hater te gjes me absurde te njerzimit, per hater te luftes. Keta ushtare do ta quanin vehten te respektuar ne qufte se do te preheshin ne fshatrat e qytetet e tyre ku te afermit ne ditet e shenuara tu vinin nje tufe lulesh. Ata nuk do te prehen te qete as ne Gryken e Kelcyres as ne Bularat.Te renet , po te ishin gjalle, nuk donin qe kockat e tyre te sherbenin per te ndezur nje lufte te re per ndarje teritoresh dhe per te varrosur te tjere bij nenash. Duke ikur me kembe ne periudhen e emigrimit, u futa ne nje fshat grek per te bler ushqime per shoket qe prisnin ne nje korie pran fshatit. Tek dera e dyqanit ishin ulur tre pleq greke. Gjeja e pare qe me thane ishte qe kishin qene ushtare ne luften italo greke dhe madje kishin luftuar deri afer Beratit dhe ne Kelcyre. Ne syte e tyre nuk pashe asnje shenje armiqsie, vetem gadishmeri per te ndihmuar.Me te vertete u ndame duke pershndetur perzemersisht njeri tjetrin. Keta qene grekrit e pare qe takova ne token greke. Njerzit e thjeshte shqiptare e greke duan te jetojne ne miqesi me njeri tjetrin,jane politikanet e qeveritaret e papergjegjshem te te dy paleve qe duan vetem agime te zinje. Duke perfunduar do ti beja thirrje qeveritareve te arsyeshem te dy vendeve: beni nje marrveshje te re dhe eshtrat e ushtareve greke ne dheun e tyre,atje ku jane lindur, pran te afermeve te tyre. Kjo do ti sherbente dy popujve , shqipetar dhe greke .
Ne qofte se nuk do te ishin varrezat e ushtareve greke rene ne luften italo -greke a do te kishte ndodhur konfrontimi me pasoje vrasjen e minoritarit grek, a do te kishte ndodhur kjo fushate anti shqiptare e ekstremisteve greke ne Greqi, a do te krijohej gjendia e tensionuar ne mardheniet ndermjet dy vendeve dhe dy popujve fqinje me njeri tjetrin? Mendoj qe prania e varrezave greke ne vendin tone nuk eshte vetem per te keqen e vendit tone por edhe per popullin grek qe keto dite po terhiqet me zor nga forcat me reaksionare drejte endres se vjeteruar te megalidhes e Vorioepirit . Mendoj qe greku normal nuk pranon te futet ne aventura ekstremiste te frymzuara nga parti si Agimi i Arte qe aspiron agime te zinje jo vetem per fqinjet emigrant dhe per fqinjet prane kufirit, por aspiron agime te zinje edhe per popullin grek. Prandaj ata politikane e qeveritare shqipetar por edhe ata grek , duke firmosur marrveshjen e vorrezave i kane bere sherbimin me te keq popullit jo vetem shqiptar por edhe atij grek, i kane ber shrbimin me te keq fqinjesise midis dy popujve, i kane bere sherbimin me te keq ushtareve qe dhane jeten e tyre per hater te gjes me absurde te njerzimit, per hater te luftes. Keta ushtare do ta quanin vehten te respektuar ne qufte se do te preheshin ne fshatrat e qytetet e tyre ku te afermit ne ditet e shenuara tu vinin nje tufe lulesh. Ata nuk do te prehen te qete as ne Gryken e Kelcyres as ne Bularat.Te renet , po te ishin gjalle, nuk donin qe kockat e tyre te sherbenin per te ndezur nje lufte te re per ndarje teritoresh dhe per te varrosur te tjere bij nenash. Duke ikur me kembe ne periudhen e emigrimit, u futa ne nje fshat grek per te bler ushqime per shoket qe prisnin ne nje korie pran fshatit. Tek dera e dyqanit ishin ulur tre pleq greke. Gjeja e pare qe me thane ishte qe kishin qene ushtare ne luften italo greke dhe madje kishin luftuar deri afer Beratit dhe ne Kelcyre. Ne syte e tyre nuk pashe asnje shenje armiqsie, vetem gadishmeri per te ndihmuar.Me te vertete u ndame duke pershndetur perzemersisht njeri tjetrin. Keta qene grekrit e pare qe takova ne token greke. Njerzit e thjeshte shqiptare e greke duan te jetojne ne miqesi me njeri tjetrin,jane politikanet e qeveritaret e papergjegjshem te te dy paleve qe duan vetem agime te zinje. Duke perfunduar do ti beja thirrje qeveritareve te arsyeshem te dy vendeve: beni nje marrveshje te re dhe eshtrat e ushtareve greke te prehen ne dheun e tyre,atje ku jane lindur, pran te afermeve te tyre. Kjo do ti sherbente dy popujve , shqipetar dhe greke .