Delvinë, furgoni përplaset me autobusin, 1i vdekur dhe 5 të plagosur

redaktor

Autobusi përplaset me furgonin, një i vdekur dhe pesë të plagosur. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Delvinë-Bamatat, ku përshkak të përplasjes, ka humbur jetën një burrë i moshuar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, kur furgoni ka devijuar rrugën për të shmangur përplasjen me disa bagëti që po kalonin në rrugë dhe në këtë mënyrë ka goditur autobusin e linjës Delvinë-Tiranë.

Viktima quhet Rauf Çela, 82 vjeç, i cili ndërroi jetë rrugëws duke u transportuar në spitalin e Tiranës. Nga ky aksident u plagosën edhe pesë persona të tjerë, mes tyre një fëmijë i mitur.

Mesohet se dy nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve edhe drejtuesi i mjetit, Embro Çela, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë. Çela është ndërkohë edhe në gjendje arresti, si i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *