Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, njoftoi sot ndalimin e nëntë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme për shkelje të barazisë në një tender me fond limit 2 miliardë e 800 milionë lekë, të zhvilluar në maj të vitit të kaluar, lidhur me uniformat dhe këpucët e punonjësve të Policisë së Shtetit.
Nën akuzë janë anëtarët e Njësisë së Prokurimit dhe Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO, si dhe drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme, Edlira Naqellari.
Në njoftimin e shpërndarë nga SPAK thuhet se në hetim janë bashkuar disa procedime penale të vitit 2020, për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.
Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se hetimi ka nisur bazuar në kallëzimin e depozituar nga deputetët Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe Halil Jakimi në gusht të vitit të kaluar.
Pas depozitimit të kallëzimit penal verën e kaluar, deputeti Murrizi deklaroi se kompania fituese e tenderit të uniformave për policinë e shtetit kishte objekt të aktivitetit te saj pastrimin e dheut. Ai ngriti dyshime për abuzime dhe dëm krijuar shtetit.
“Nga aktet e administruara ka rezultur se më datë 11.05.2020, në Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara në Ministrinë e Brendshme është zhvilluar procedura e prokurimit për llogari të Autoritetit Kontraktor, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me objekt ‘Blerjen dhe shpërndarjen e uniformave dhe këpucëve të Policisë së Shtetit për 4 (katër vjet), me fond limit 2.800.347.570 lekë“ – thuhet në njoftim.
Sipas SPAK, gjatë hetimit janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurorimit publik, bërë nga anëtarët e njësisë së prokurimit, shtetasit Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleivis Hasani dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, shtetasit Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.
Sipas akuzës, të dyshuarit kanë bashkëpunuar me drejtoreshën e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari, duke sjellë avantazhe dhe privilegje të padrejta në kualifikimin e operatorit fitues.
Më 7 korrik, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të nëntë zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, të proceduar për veprën penale “shkeja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” në bashkëpunim.
Në njoftimin sqarohet se Policia e Shtetit ka ekzektuar të shtunën vendimin e gjykatës për masën e sigurisë për të proceduarit.
SPAK shton se hetimet e këtij procedimi penal janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e plota të paligjshmërive të kryera, si dhe për të provuar përgjegjësinë penale të gjithë personave të përfshirë.
Të arrestuar:
Edlira Naqellari, drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara
Anëtarët e njësisë së prokurimit:
Flutura Çekrezi
Anisa Bogdani
Ani Omuri
Kleivis Hasani
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave:
Kreshnik Bejkaj
Fatmir Demneri
Mariglen Buzali
Gëzim Mingaj
o.j. / dita

Bravo SPAK dhe deputetet Murrizi e Valteri!
Si ka mundesi qe ndodhin keto veprime te shumtuara. Si ka mundesi qe njerezit duan te pasurohen ne kuriz te te tjereve ne menyre te pa ligjshme. Une mendoj se e gjithe kjo ndodh per arsyen se e kane te sigurte qe po te kapen duke vjedhur nuk do pesojne asgje sepse e dine shume mire qe gjykatat jane qedra bisnesi me nje fjale jep nje pjese nga ato qe ke vjedhur dhe cdo gje eshte ne regull. Shqiperine sistemi i dejtesise e ka kthyer ne xhungel gjykatesit dhe gjykateset jane e keqja me e madhe qe ka Shqiperia. Po nuk u regullua sistemi i drejtesise Shqiperia xhungel do te ngelet perseri hajdutet kriminelet mashtrusit drogaxhinjte dhe e gjithe fara e poshter qe po vjedh dhe terorizon popullin dhe shtetin do vazhdoje te beje ate qe po ben ketu dhe 30 vjet me radhe.
2800 euro uniforma ?????, me siguri esht e markes ARMANI ta pyesim njehere shef Leshin , mbase nuk ka genjyer i shkreti ,mbase mundohet per me mire qe policet tane te duken bukur ( vetem do zoti nuk del se jane blere ne Kine per 50 usd) mire ben Rama qe policet te duken shik , sepse vetem kjo i ka mbetiur policise te bejne rolin e manekineve anes semaforeve , sepse rolin e ngakuesve ( hamejve ) te hashashit per mafjozet apo korresin e hashashit neper majat e maleve , e kane luajtur me sukses ,
shume kane bere te shkretet te kene nje shperblim te pakten te marin nje karamele si shperblim , TE DUKEN TRENDI , sepse estetiken lideri yne e ka ne rend te dites qe te mos stonojne me bukurite qe na ka ndertua neper qytetet tona qe na i kane zili edhe Parizienet , pra ja vlen qe edhe policet tane heroike te jene ne sinkron me ambjentet tona rezellitese ane e kend atdheut
Rama ben rolin e te cuditurit se perse e pyet ate Babaramo per kete baterdi , Po ke duhet te pyese portjerin e deres se ministrise , apo pastruesen e ministrise ??? ai per cdo gje qe ndodh kur vjen puna per vjedhjet nuk duhet te pyetet a thua ai nuk di gje se ketu vidhet , a thua se ai nuk mban asnje pergjegjesi per vjedhjet qe bejne vartesit e tij , Po marrim nje shembull Shqiptar Sander LLeshi dha doreheqjen pasi nje polic vrau nje kalimtar ne rruget e Tiranes , LLeshi nuk e vrau vete , por me pak vonese ai dhe doreheqjen nga posti drejtues I institucionit ku vartesi FUNDOR i tij ky polic i ngrate beri nje krim ( pra LLeshi mbajti pergjegjesi per shkeljen e vartesit te tij dhe nuk tha une nuk di gje cfare beri ai )
TANI SHTROHET PYETJA , NESE LLESHI DHE VARTESIT E TIJ DALIN NGA HETIMET E SPAK , SE JANE TE PERFSHIRE NE AFERA KORRUPTIVE ATEHERE KY KOQEJA YNE QE NUK DI ASGJE ( MBASE ESHTE BUDALLA DHE JA HEDHIN TE SHKRETIT , nese eshte keshtu ten a ithote dhe mbase ja falim ) DO TE JAPE TE PAKTEN DOREHEQJE APO DO TE VAZHDOJE ME REFRENIN E TIJ IDIOT NUK DI GJE UNE ATA QE E KANE BERE TE PERGJIGJEN PARA DREJTESISE ????
Nese do te vazhdoje keshtu me kete refren IDIOT dhe ne populli qe vidhemi perdite rrime dhe veshtrojme kete baterdi , dhe nuk ngrihemi dhe ta varrim per gjuhe ne palmat qe ka mbjelle Veliaj atehere mire te na i beje , mos prisni qe te ngrihet Luli me PD ai e ka ngrene lugen e corbes nga Rama dhe ben sikur na i ngre mendjen ne per tu ngritur kunder baterdise qe po behet
Ka mundesi, sepse kerma Ramut vazhdon praktiken me te ndyre te grabitjes se fondeve publike me ane te tenderimeve. Sikur dhe nje njeri ne rruge te paguash per te pyetur rrobaqepsite sa kushton te qepesh nje kapele, do ta thone cmimin e sakte. Vetem keto ekipet e “delimitimit” tenderimeve nuk e gjejne dot cmimin e sakte. Sepse jane mekanizem vjedhjeje, qe eshte kthyer ne institut grabitjeje te fondeve publike.
Tenderimet duhet te ndalen urgjentisht.
Po ky popull nuk ka mend akoma. Do vazhdoje ta haje sa krahu se e paska patur lekure te trashe dhe nuk po e ndjen akoma qe ja ka futur qeveria deri ne gryke me tendera e koncesione
Kush eshte pergjegjes per keto para te leshuara per kete tender uniformash?Si gjithmon “rrufea godet ne maje te rrufepriteses por shkarkon tek pllaka ne toke”.Ato cmime marramendese ku nje kapele koston 350 euro eshte cmenduri.Ku eshte ministri,zv/minstrat e te tjere qe “lejojne ketekasapane te lekeve te popullit”.Korupsioni mbreteron ne cdo qelize te ketij vendi.Ne e kemi hak diktaturen (jo ate komuniste) se vetem ashtu mund te vi,me ne islla.
SUKSESE TE TJERA NE PASTRIMIN E FELLIQESIVE TE KLIKES POLITIKE DERI TANI TE PANDESHKUAR DHE SI RJEDHIM AROGANTE
eshte nje bllof i spakut ka shfrytezuar spiunet per kete problem dhe nuk pyet fare specialistet e prokurorimeve publike ku nuk rezulton asnje shkelje .Ketu duket se kjo procedure e kallzuar nga spiunet eshte lufte e organizuar nga oligarket qe kane humbur tenderat dhe spaku eshte futur ne kete loje te piste e te nndyre per te perbaltur bizneset e ndersheme dhe kjo eshte nje loje politike e perkrahur nga pozita dhe opozita dhe nga padijenia spaku eshte bere pjese e kesaj loje te ndyre