Demaçi: Islamin radikal e financon Serbia

anazapta

Veprimtari i njohur, Adem Demaçi, thotë se Tribunali për krime lufte është i dëmshëm edhe për aleatët e Kosovës.

“Sa vjet qëndroi këtu EULEX-i. Burgosi kë të donte.  Nuk i mjaftuan kaq vjet”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Ideja për themelimin e Tribunalit thuhet se ka të bëjë me individët dhe jo me UÇK-në. Por, Demaçi thotë se UÇK-ja formohet prej individëve. Tribunali  sipas tij po e poshtëron të gjithë popullin.

“Deri kur duan të bëjnë hajgare me neve”?, tha Demaçi.

I pyetur se cili është mendimi i tij për përfshirjen e shqiptarëve në luftëra të huaja, si ajo e Sirisë, Demaçi thotë se “prapë është këtu faji i miqve tanë”.

“Po ju japin mundësi me na ardhë mjekroshët prej Londre e prej andej e këndej. Shkojnë e gjejnë do të shkretë, do të mjerë e do fukarenj, do vajza e do gra, e i shtinë t’i vënë shamitë. Kjo krejt po bëhet para syve tanë”, vlerëson veprimtari.

“Çka do të ndodhte me Prishtinën për shembull me eksplodue një ditë, ku tubohen njerëzit, dikush me dinamit? Ajo frymë ka depërtuar edhe këtu tek ne. Këtu Serbia po i financon, sepse Serbisë i intereson me e bindë botën që ‘ja këta janë fundamentalistë, s’ka gjë prej tyre, këta janë njësoj si ata kriminelët, si ata Bin Ladenët’ etj”, thekson Demaçi.

Sipas tij, duhet urgjentisht të merren masa që të ndalen fanatikët.

“Ne nuk kemi nevojë të krijojmë fanatikë. Ne kemi nevojë për besimtarë që i besojnë Zotit, që i duan edhe njerëzit e janë në shërbim të njerëzve. Ata po i kërkojnë ata njerëz që janë të gatshëm t’u shërbejnë njerëzve për do pare, për do fjalë, për do fanatizma që i kanë dëgjuar e i dëgjojnë për çdo ditë jo nëpër Facebook, jo nëpër xhamia. Duhet të merren masa, sepse ka njerëz të luhatshëm, të paformuar si duhet që ndikohen shumë lehtë, e bëjnë skandal”, thekson Demaçi.

Share This Article
3 Comments
  • KOMUNITETI MUSLIMAN I KOSOVES, DUHET TE SHPREHET NE MENYRE URGJENTE MBI PJESEMARRJEN NE LUFTIME NE SIRI.

    A ESHTE VULLNETI I ALLAHUT, APO I TERNOVES.

    TERNOVA E KA FUTUR NE NJE BLLOKAZH KOMUNITETIN MUSLIMAN, DUKE I NDALUAR TE GJITHEVE TE SHPREHEN PER KETE PROBLEM.

    DUHET TE RRITET PRESIONI NDAJ TERNOVES QE KOMUNITETI MUSLIMAN TE SHPREHET PER KETE PROBLEM.

  • O Demac islamiku te ishte per Serbin ata do kishin zhduke me kohe.Ata ju lejuan te hapni xhamia per tu lene te marre kurse shkolla me ngadalsi te madhe u hapen.Ne kohen si ishit nen Serbin nuk jua mbante BY…tha se te till jeni.Sikur te ishte ne doren time te gjithve ne Siri kisha me ju cue.

  • Dakord me ju z Demaci,por mos harro se ushtaret e bindun te islamit terrorist jane shqiptaret muslimane kosovare!!Pse atyne u pelqejne parate e pista te serbit??Te keqen Z.Demaci e keni mbrenda vehtes dhe mos e kerko tek te tjeret !!Kultura e faturimit te se keqes se brendeshme tek te tjeret asht pjese e kultures islamike,prandaj z Demaci me keto fjalet tueja pasqyroni asgja ma shume se edhe ju jeni pjese e asaj kulture.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *