“Demat e kuq”  bllokojnë rrugët e Tiranës (VIDEO)

Dita

Në prag të fillimit të  derbit të kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, tifozët e demave të kuq janë mbledhur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” ku kanë blerë biletat dhe janë nisur drejt stadiumit “Qemal Stafa”.

Kanë qenë me mijëra tifozë të cilët fillimisht kanë përshkruar “21 Dhjetorin” e më pas rrugën “Myslym Shyri” për të dalë në Bulevard.

E ndërsa tifozët e Tiranës kanë filluar provokimin duke mbajtur një arkivol me flamurin e partizanit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i të kuqve të cilët kanë veshur një gomar me fanellën e Tiranës.

Fusha e blertë pritet që të tregojë edhe forcën e të dy ekipeve që janë rivale direkte për titull.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *