Ousmane Dembélé është bashkuar tashmë me Barcelonën. Sulmuesi më i ri i Barças, i cili do të prezantohet ditën e hënë si një futbollist i ri blaugrana, deklaroi: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime që të isha futbollist te Barcelona.
Tani që jam këtu jam shumë i lumtur që kam realizuar një ëndërr që e kam patur që fëmijë”.
Në deklaratën e tij për faqen zyrtare të klubit blaugrana, Dembélé, që i kushtoi ekipit katalanas plot 105 milionë euro plus bonuse, u shpreh: “Ndodhem te klubi më i mirë në botë, gjithashtu me futbollistët më të mirë në botë.
Objektivi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe për skuadrën. Dua të njoh dhe të adaptohem me shokët e skuadrës dhe të fitoj maskimumin e trofeve me Barcelonën”.
