FOTO-VIDEO: Dëme të shumta materiale, 4 viktima, mbi 100 të plagosur

redaktor

Tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë raportohet të kenë shkaktuar dëme serioze në Durres.

Në Thumanë, aty ku paraqitet edhe situata më dramatike, një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja.

Në prehërin e saj, të afërmit dhe forcat zjarrfikëse nxorrën gjallë nipin e vogël.

Sipas raportimeve të para  janë shembur tre pallate të vjetra banimi.

Banorët thonë se janë tre familje nën rrënoja.

Numri i deritanishëm i viktimave është 4 ndërza në Tiranë e Durrës raportohen mbi 100 të plagosur.

Fëmija nxirret nga rrënojat në Thumanë

 

d.a. / dita

Share This Article
4 Comments
  • në Durrës. Dëmet materiale janë të pa llogaritshme. Por numri viktimave nuk dihet. Vëndi duket sikur ka rënë bomba. Nuk dihet saktësisht për viktimat. Të plagosur ka me dhjetra e qindra mijra janë ata qytetar që përjetuan çastet e tmerrit.

  • Eshte koha per solidaritet, per te reduktuar demet njerezore, si dhe per te riparuar pasojat e goditjes se pergjithshme ne planin psikologjik.
    Uroj fat per te gjithe dhe per secilin!

  • U zgjova me sabah te shkoj ne pune..e shikoj pak fcb..ne gjdo ane ne trojet shqiptare Termet
    Ishallah Zoti ju ndimon e jeni te gjithe shendosh e mir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *