Javën e shkuar qyteti i Detroitit, simboli i industrisë automobilistike amerikane, shpalli falimentimin. Rënia ekonomike, ulja e popullsisë (20% në 10 vitet e fundit), rritja e papunësisë (18% kundrejt 7,6% që është mesatarja e Shteteve të Bashkuara), detyruan komisarin e jashtëzakonshëm të qytetit Kevyn Orr të dorëzohej. Por shkaku kryesor përse 20 mijë pensionistë dhe 9 mijë nënpunës publikë nuk do mund të marrin rrogat gushtin e ardhshëm, është borxhi dalë jashtë kontrollit. Llogaritet që prej dekadash Detroiti të ketë marrë hua më shumë se 18 miliardë dollarë për të mbajtur akoma gjallë arkën e shtetit. Aktualisht në çdo dollar që vilet nga taksat e qytetarëve, 38 qindarka shpenzohen për të ashtuquajturin “shërbimin e borxhit”, domethënë interesat dhe këstet në skadencë. Në 2017-tën, shifra do kapte 65 qindarkat, kështu që qyteti ku Ford hapi fabrikën e tij të parë, vendosi ta ndalte këtu agoninë e vet.
Por kush do e paguajë 20 miliardshin? Pikë së pari banorët të cilët po mbijetojnë rrugëve të një qyteti fantazëm. Së dyti buxhetorët që do pësojnë një prerje drastike të rrogave. Por edhe kredidhënësit të cilët huazuan para tek një subjekt në rrënim e sipër por që ofronte përqindje interesi joshëse. Për hir të një virusi vdekjeprurës quajtur spekullim financiar i shfrenuar, kapitullimin e financave përtej Atlantkiut, do ta paguajnë edhe europianët. Ja se si.
Në vitin 2005 laku ekonomik rreth fytit të Detroitit filloi të shtrëngohej dhe arka e qytetit nuk kishte më të holla as për të paguar rrogat. Në bashkëpunim me bankën zviceriane Ubs, u hodhën në tregun europian rreth 1,5 miliardë letra me vlerë me afat 20 vjeçar. Përqindja e interesit ishte dyfish në krahasim me mesataren e bonove të administratave të tjera amerikane. Nga 1.5 miliardë dollarë huamarrje, Detroiti do paguante 827 milionë interesa (sipas burimeve të Wall Street Jurnal). Mjaftoi kjo për të errësuar sytë dhe logjikën e shumë bankave të tjera (si përshëmbull Depfa Bank dhe Dexia). Makutëria e agjentëve financiarë dhe mungesa pothuajse totale e rregullave të lojës në bursat botërore, mundësuan qarkullimin e letrave me vlerë të Detroitit që këto ditë vlejnë zero.
Deri sa të përfundojë iluzioni foshnjor që paraja prodhon para, falimentimet amerikane do paguhen kripur nga taksat e europianëve dhe anasjelltas. Bankat kanë investuar (dhe ndoshta po investojnë) pa kriter duke detyruar shtetet të vrapojnë për ti shpëtuar, por me paratë e qytetarëve. Ja si vepron virusi i makutërisë së financës globale që spekullon mbi borxhet sovrane dhe që derdh disfatat e veta mbi shpatullat e brishta të popullit.
Virusi fillon nga bankat të cilat kanë lindur për ti huazuar të holla ekonomisë reale që përcjell mirëqënie dhe punësim, dhe jo për të rrezikuar kokën në operacione financiare vetëvrasëse. Kriza aktuale është kryesisht një krizë modeli që mund të kuptohet gjithmonë dhe më mirë nga shembuj si ky. Kthesa e vërtetë do të ndodhi kur vëmendja e politikës, financës dhe bankave do zhvendoset nga bursat tek sipërmarrjet dhe punëtorët. Ky është i vetmi qark ku paraja e hedhur prodhon para. Duket diçka banale, por fatkeqësisht shumë e kanë harruar.
*PhD – E Drejta Kushtetuese Italiane dhe Europiane – Verona. Rubrika “Europa”, çdo të shtunë në DITA. Shkruajini autorit në [email protected]

Keto deme makutesh ndodhin dhe per arsye te makuterise tone.
Per dekada me radhe,simboli i industrise se automobilave te Detroidit,ka perfituar me shume se c’duhet ajo vete dhe punetoret ne perberje te saj.
Ky lloj perfitimi i beri ata qe te mbajne fillimisht kosto te ulet prodhimi e cmime te larta shitje,pasi ishin te pangopr ne perfitime
Gjersa,duke pasur nje diference te madhe kosto prodhimi e cmime te larta shitje,lejuan ose u bene indiferente ne ritjen graduele te kostos se prodhimit,aq sa ju barazua e me as tejkaloi cmimet e shitjes.
Pasi te majmur vete paria e kesaj industrie automobilash,kujtuan se deti do te qendronte me kos tere jeten.
Por kur,Kina e kompani u zgjuan dhe i hodhen faren e kosit dhe detrave te tyre.
U zblua se kosi Detroidit po dilte gjithnje me i shtrenjte e me i tharte.
Aq mendjelehte u tregua administrat e kesah kompanie gjigande,sa me shume voese,me shume vonese kuptoi batakun ku kish hyre me kembet e saj,me kembet e kompanive te tjera simotra e jo e me deshiren e punetreve per te bere me rrogen e muajit 7 pale qejfe.
Kur duhej te benin vec 1 ose 2 pale qejfe.
Keshtuqe,tani e paguajen te tere,duke e kethyer qytetin ne qytet fantazme.
Kur nderkohe rilindin qytetete te tera te reja ne zona tjera gjeografike te botes si ne <kine e gjetke.
Prandaj dhe ketu,te rroje partia.