Rreth 180 milionë lekë dëme janë zbuluar nga auditimi që i ka bërë Kontrolli i Lartë i Shtetit procedurave të prokurimeve publike në shoqëritë me kapital shtetëror dhe institucineve.
Scan ka zbardhur të dhënat e auditimeve në këtë fushë për vitin 2018 nga ana e KLSH. Për te gjitha auditimet e ushtruara ne shoqëritë me kapital shtetëror si dhe ne institucionet e tjera te audituar, shkeljet e konstatuara ne prokurimet publike janë kryesisht në shkeljet e ligjit të prokurimit publik në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik, këtu përfshihen te gjitha fazat e këtij procesi, qe nga lindja e nevojës për objektin e prokurimit pune/mall/shërbim, planifikimi, përcaktimi e miratimi i fondit limit, përcaktimi i specifikimeve teknike, vlerësimi e klasifikimi i Operatoreve Ekonomik, shpallja e OE fitues, lidhja e kontratës, si dhe zbatimi i kontratave për punë, mallra e shërbime.
Gjate zbatimit te kontratës mangësitë e konstatuar kane te bëjnë me mos përmbushjen e plote te kontratës brenda afatit te përcaktuar, për te cilat subjekte e audituar nuk llogarisin e mbajnë penalitete për OE, ne marrjen ne dorëzim te mallrave/shërbimeve pa plotësuar te gjitha specifikimet teknike, për punët e ndërtimin ne likuidim te zërave te punimeve te
cilat janë situacionuar por qe rezultojnë te pa realizuara nga OE etj. Në total, për buxhetin e vitit 2018, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka rezultuar një dëm ekonomik në shumën 188 milionë lekë nga të cilat vlera vlera 168 milionë lekë gjatë zbatimit.
Në total, për buxhetin e vitit 2018, vetëm nga auditimi i procedurave të prokurimit ka rezultuar një përdorim pa eficencë në shumën 85 milionë lekë nga të cilat vlera 30 milionë lekë në procedurë dhe vlera 54 milionë lekë gjatë zbatimit./ Scan
l.h/ dita
