Demi Moore zbulon foton më të keqe të saj: Këto janë pasojat e stresit

Ornela

Demi Moore ka zbuluar foton e saj të më të keqe. E ftuar në  ‘The Tonight show’ me Jimmy Fallon 54-vjeçarja ndau një foto të saj pa dhëmbët e parë.

Me një pamje mahnitëse, e veshur me një fustan bardhë e zi, Demi shpjegoi:

“Më kanë rënë dhëmbët e parë. Do të doja të thosha që ishte një incident me ‘skateboard’ apo për shkak të ndonjë ushqimi, por mendoj se është diçka më e rëndësishme dhe duhet ndarë me dëgjuesit, sepse ndoshta pas sëmundjeve së zemrës, një nga vrasësit më të mëdhenj në Amerikë, është stresi. Nga stresi më ranë dhëmbët e parë”, – tha aktorja.

Aktorja shtoi se fëmijët e saj ishin të kënaqur me pamjen e saj të re. “Ata duan të më shohin pa dhëmbë, sepse mendojnë se kjo më bën të dukem më vulnerabël dhe njerëzore. Por falë Zotit kemi stomatologjinë moderne!”. Kjo ka qenë pa dyshim një kohë stresuese për Demin. Vitin e kaluar, ajo u padit në gjyq për vdekjen e 21-vjeçares, Edenilson Steven Valle, e cila humbi jetën gjatë një feste, në korrik 2015 në shtëpinë e Demi Moore në Beverly Hills. Ajo u gjet e mbytur në pishinën e shtëpisë, ndërsa aktorja ishte jashtë qytetit gjatë aksidentit tragjik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *