Të lindurit mes 21 prillit dhe 21 majit pritet të kenë shumë fat, por në raste të caktuara është mirë që të tregohen të kujdesshëm. Fundja fatin duhet ta kërkosh, në mënyrë që gjithçka të realizohet ashtu siç duhet. Sot në gazetën “Dita” sjellim për ju parashikimin për shenjën e Demit.
E përgjithshmja
Jeta juaj do të jetë si një këngë gjatë vitit 2013 dhe nuk do të keni shumë shqetësime. Bëni mirë që ta përdorni sa më shumë anën tuaj krijuese që do të shfaqet në këtë periudhë. Në përgjithësi, paqja dhe qetësia do t’ju shoqërojnë gjatë këtij viti. Statusi juaj shoqëror do të përmirësohet dhe do të jeni të aftë të përfitoni rehatinë për të cilën keni punuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Kënaqësia do të zërë kohën më të madhe tuajën gjatë 2013-s. Gjithashtu, do të keni shumë mundësi të mira pavarësisht se nuk do të bëni shumë përpjekje për t’i fituar ato. Do të keni më tepër liri dhe pavarësi përgjatë gjithë vitit që pritet të hyjë.
Karriera
Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë pasuritë më të mëdha tuajat në rrjedhën që do të marrë karriera juaj për vitin 2013.
Megjithëse do të ketë një ngadalësi fillestare, në fund të fundit do t’ia dilni mbanë që të lulëzoni në këtë fushë. Bëjini punët bazë ashtu siç duhet dhe lërjani pjesën tjetër së ardhmes. Do të keni mbështetjen e duhur nga autoritetet gjatë kësaj periudhe. Njihni gjërat teknike para se t’i hyni një sipërmarrjeje në një territor tjetër të fushës suaj. Partneriteti ose marrëveshjet bashkëpunuese mund të hasin në pengesa. Ka një qëllim në vetvete ndryshimi i synimit të karrierës këtë vit.
Dashuria
Dëshira juaj për paqe dhe qetësi në fushën e marrëdhënieve duket se do të realizohet këtë vit. Gjithsesi do të ketë disa kundërshtime në lëvizjet tuaja të dashurisë. Jeni më i prirur që të tërhiqni një partner potencial këtë vit nëse jeni beqar. Nëse tashmë jeni në një marrëdhënie, atëherë ky vit do t’ju afrojë edhe më shumë me njeriun që doni.
Kini kujdes në lëvizjet tuaja në fushën romantike gjatë 2013-s. Disa marrëdhënie intime janë të preferuara, por duhet që t’i frenoni dëshirat tuaja në maksimumin e mundshëm. Durimi është çelësi në një marrëdhënie të mirë për ju. Lëreni harmoninë t’ju përfshijë dhe kjo do të bëjë që besimi juaj do të rritet normalisht. Fundi i vitit do t’ju ndihmojë që të ndani mendjen lidhur me marrëdhënie të ndryshme.
Financat
Këtë vit duket se do të jetë e nevojshme që të bëni një miradministrim të parave. Rrethanat dhe ambjenti do të çojnë në një rritje shumë të madhe të shpenzimeve tuaja. Financat pritet që të ulen gjatë fillimit të vitit. Do të jetë qëllimi juaj që të përmirësoni rehatinë në jetën tuaj. Por mos e lejoni që duke bërë veshin e shurdhër, të zbrazni kuletën. Në fund të vitit do të shihni se do të jeni ulur mbi një sasi të madhe parash që do t’i keni fituar prej fatit ose trashëgimisë.
Shëndeti
Në vitin 2013, energjia juaj do të shpenzohet në nivelin më maksimal të mundshëm. Mbani një ekuilibër mes aktiviteteve dhe zbavitjes. Gjithashtu jepini një rëndësi të madhe higjienës dhe pastërtisë. Në përgjithësi pritet që të keni një shëndet të mirë përgjatë gjithë vitit në vijim. Mbani temperamentin tuaj dhe sigurohuni që të vendosni ekuilibrat në të kundërt mund të përfundoni me shumë probleme shëndetësore të padëshiruara.
(Vijon nesër me shenjën e Binjakëve)
Përgatiti: Arlinda Gjypi
Somario: Intuita dhe inteligjenca juaj do të jenë pasuritë më të mëdha tuajat në rrjedhën që do të marrë karriera juaj për vitin 2013.