Demokraci me “d” të vogël

redaktor

E nderuara gazeta Dita. E ndoqa me shumë kureshtje e kërshëri intervistën e Ilir Hoxhës dhënë në gazetë. Intervistë që duhet thënë se ngjalli shumë interes, aq sa mëngjeseve nëpër bare, pasi konsumoheshin komentet rreth ndeshjeve të Champions-it dhe Uefa-s, flitej gjithmonë rreth kësaj teme.

A duhet rishikuar figura e Enver Hoxhës? Për mendimin tim, sigurisht që po, në të mirat dhe të këqijat e tij. Duhet bërë një analizë objektive dhe me sa të jetë e munduar jo konfliktuale, sepse midis të bardhës dhe të zezës ka mbi një mijë nuanca grije. Ajo çka është edhe më e rëndësishme, sipas mendimit tim është dekontekstualizimi, sepse është shumë e thjeshtë të gjykosh me sytë e sotëm atë çka ndodhi dje, për ta analizuar më rregullisht dhe korrektësisht duhet të futesh në llogjikën e të djeshmes.

Vetëm kështu kupton meritat e gabimet, jo vetëm të një personi, por të një epoke. Për mendimin tim, ata që nuk duan të bëjnë një gjë të tillë, janë pikërisht ata që kanë përfituar nga ajo kohë dhe ata që kanë legjitimuar pushtetin e tyre tërësisht korruptiv, duke ngritur flamujt e demokracisë (me “d” të vogël, për fatin tonë të keq)! Me respekt, Eltoni nga Elbasani.

 

SMS në DITA

Në 0689073730

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *