“Demokracia, nuk është dëshirë cubash, as folklor mitingjesh”

redaktor

Shqipëria është e para. Zoti Thano! Fjala e urtë popullore “në portën e të shurdhërit trokit sa të duash”, në Shqiperinë tonë, mbi një shekull është bërë proverbiale. Le të bijnë këmbanat e alarmeve, askush politikan s’ka dashur t’i dëgjonte.

Këto këmbana ranë në vitet 1912, 1919, 1924, 1927, 1939, 1944, 1960, 1990, 1997, 2008 e po bien ende, po fatkeqësisht askush s’dëshiron t’i dëgjojë. Sot ndodhemi përsëri përpara një situate politike e sociale që vetëm me demokracinë s’ka të bëjë.

Ajo, demokracia, nuk është dëshirë cubash, as parodi folklorike mitingjesh, as mallkime e burgime, demokracia është kulturë politike, besim, zbatim i ligjit dhe përgjegjësi për të sotmen e të ardhmen e vendit tonë. Politikanët tanë, fatkeqësisht e për fatin e keq të vendit, kanë mbyllur veshët dhe sytë prej eksperiencës botërore. Shpëtimi është shporrja e tyre. Përshëndetje!

Mihal Xhamo

 

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *