Hë mo Hysni, si po vete situata me Doktorin?
-Për të tjerat nuk di ç’të them po që do vjedhi vota sa do shqepet kjo nuk ka dyshim.
-Po ti çfarë m… po bën bashkë me Yllin.
-E po ne po i bëjmë qejfin që mos ta djegë e shkretojë fare, pa për të vjedhur nuk kam çfare i bëj unë!
-Çfarë do të lexoj o Doktor për sonte?
-“Jam në qejf”, – më tha, nuk dua të më lexosh asnjë gjë, bëjmë muhabet sa të më zërë gjumi.
-E po shyqyr thashë duke parë nga Ylli që shikonte me dyshim dhe nuk besonte.
-Si mendon ti Hysni?, – më tha. E kam mirë deri tani apo jo?
-Mos e ndrysho kursin se më mirë nuk bëhet i thashë, ka mundësi që po u mundove ta bësh më mirë ta dish se do e prishësh.
-Vërtetë? -më tha.
-Shkëlqyer fare. Vetëm disa gjëra nuk po kuptoj unë o Doktor.
-Çfarë për shembull?
-Po ja, si ka mundësi që po ta kishte shumicën opozita në KQZ, ata do manipulonin zgjedhjet, ndërsa kur e ke ti gjithë komisionin pa opozitë nëpër këmbë, nuk ka rrezik fare?
-E po unë kam dhënë prova që nuk i ndyj duart me vota, ndaj mos ki asnjë pikë dyshimi.
-Edhe një gjë tjetër o Doktor, e bëtë këtë ligjin e ri elektoral se ishin bërë shumë parti të vogla që po u binin më qafë, tani do kishim vetëm partitë e mëdha edhe na doli që koalicionet janë me 40 me 30 parti, që duan e pakta nga një deputet, edhe tani partive të mëdha u ngelen nga 25 deputet. Sikur nuk më del mua llogaria…
-Pak rëndësi ka kjo o Hysni. Çfarë do ligji të bëjmë ne shqiptarët, më shumë rrëmujë bëjmë se sa ndreqim punë.
-Inshallah fiton ti Doktor!Që të mbledhim mendjen ne se ka akoma ndonjë firaun që beson se demokracia funksionon.
-Demokracia pa Sali, është si nëna pa fëmijë ,o Hysni.
-Ti Ylli çfarë mendimi ke?, – e pyeta unë.
-Unë kam mendimin të flejmë gjumë. Përparaaaaa!, – ja dha Ylli me ulërimë.
-Me tu vërvitur unë me gjithë Doktorin edhe vumë Yllin poshtë edhe i dhamë ilaçin e Doktorit.
-Po ky çfarë pati?, – pyeti Doktori i habitur.
-Unë akoma nuk e kisha marrë veten, nuk po e kuptoja se atë që prisja ta bënte Doktori e bëri Ylli.
-Kështu bën gjithmonë ky?, – pyeti Doktori.
-Jo or jo, me raste, – i thash unë që nuk dija si t’ia shpjegoja.
-Ky bën si i shkalluar fare!
-Lëre Doktor, lëre! Më ka gjetur belaja mua me këtë, po ti e do Kandilin për të fjetur sot?
-Me Yllin bëj si të duash, po unë pa Kandil, jam si dinamiti pa fitil.
-Bobo, – thashë me vete, atë që mban si të zgjuar të del budalla, e atë që mban për budalla,të del budalla përsëri.
Demokracia me te ndejrin Sali, si nje femije ne uturak dhi