Demokracia sipas “të fortëve” (II)/ Një arkë me peshk dhe anijet që lundrojnë në detin e korrupsionit!

Ornela

Jorgo Mandili

 (Vijon nga numri i kaluar)

Më lart folëm se ç’janë të fortët? Tani do shohim se si të fortët lindën nga kjo teori e cila i realizoi synimet e saj përmes ANARKISË dhe degjenerimit moral të shoqërisë duke goditur arsimin dhe drejtësinë për të mbjellë PADITURI DHE PADREJTËSI. Ç’ të mbjellësh do korrësh” – thotë një fjalë e urtë. Ne korrëm një marrëzi, unikale në llojin e vet. Marrëzi shqiptare! Marrëzi si produkt i injorancës dhe anarkisë! Një diktaturë tjetër kjo më e rrezikshme se proletariatit,se ishte e pakontrolluar. Me një strategji të qartë e të mirëmenduar me parullën ku të gjithë të ishin fajtorë të mos dallohej “gruri nga egjwra”, të mos merrte vesh i pari të dytin. Përmes shkatërrimit iu hap rruga anarkisë. Njerëzit u lanë të lirë, në mëshirën e një të ardhmeje të panjohur, në të cilën ata duhet të gjenin strategji të reja për të jetuar. Gjithçka rrëmujë. Vepronin ligjet e xhunglës. Kishe frikë për çdo gjë. Shteti nuk ekzistonte. Pati dhunë, shkatërrime pronash, shkatërrim i vlerave arsimore, kulturore e artistike. Në të gjitha fushat. Në emër të “antikomunizmit”, Teoria “zero”. Gjithçka do bëhej e re si në Amerikë, Francë, Angli, Gjermani … me një fjalë përpara drejt shfarosjes të të gjitha vlerave materiale e morale të komunizmit, për t’a bërë” Shqipërinë si Europa”. Ishin vitet, e shijimit të lirisë pa fre dhe injorancës, të shpërfaqjes së emocioneve dhe instinkteve dhe patjetër edhe të një naiviteti në perceptimin e lirisë individuale. Ajo kohë ishte liri për ujqërit,liri .. Liri për të dominuar të tjerët. Një xhungël e vërtetë, ku u shfaqën të fortët- halabakët, gangsterët, kusarët, kriminelët ku prevalonte dhuna ,forca dhe kallashi. Këta të fortë u sulën mbi pronat e të tjerëve, uzurpuan dhe e privatizuan duke abuzuar me vlerën reale të uzinave,fabrikave,punishteve, pronave publike, institucioneve e gjithçka tjetër që lidhej me to përmes djegieve,shkatërrimeve e falsifikimeve të dokumenteve për tjetërsimin e  pronësive. Akumuluan për një kohë relativisht të shkurtër aq pasuri marramendëse sa që do t’ua kishin zili edhe shumë biznesmenë të suksesshëm të botës perëndimore ,që punojnë një jetë të tërë, por që kanë pasë edhe trashëgimi. Paligjshmëria u thellua ,vota e lirë u zhbë dhe nën trysninë e instiktive ataviste para arsyes e ligjit dhe të leverdive vetjake para përgjegjshmërisë publike e çuan këtë vend në ANARKI TOTALE. PADITURI E PADREJTËSI, DUKE KRIJUAR ATË PABARAZI ME POLARIZIM TË SKAJSHËM KU TË “FORTËT” NË PAKICË SUNDOJNË NJË SHUMICË TË NDERSHME E PUNËTORE.

Të “fortët”, pastaj filluan të mendojnë në këtë mënyrë – ne kemi paratë, kemi pushtetin, atëhere gjithçka e kontrollojmë ne “gjithçka për ne asgjë për të tjerët … për të tjerët ,dmth për popullin- ç’të mbetet diçka aq sa për të mbijetuar dmth “kockat që mbeten nga mbeturinat e tavolinës sonë .Për ne i vetmi interes specifik nuk është interesi kombëtar por ai privat ,prandaj duhen çmontuar të gjitha institucionet publike e gjithçka të privatizohet .Ne kemi paratë dhe për të siguruar pushtetin dhe kontrrollin absolut,kemi të drejtën të blejmë zgjedhjet ,të zgjedhim legjislativin me njerëz që duam ne me lista të mbyllura ,emërojmë ekzekutivin për të marrë vendime në interes të maksimalizimit të pasurisë sonë përmes një rikonceptimi tërësor të ekonomisë sipas interesit tonë. Ne – thonë ata – nuk na intereson që industria vendase të rikthehet të lulëzojë sepse fitojmë më shumë me koncesione e ppp e investime, por edhe sepse nuk duam të krijojmë klasën punëtore e sindikatat si rrezikshmëri për interesat e tona private prandaj i themi ndal industrisë kombëtare.

Kjo është demokracia sipas të fortëve – mundësi e artë për të bërë gjithçka! Kjo marrëzi e kamufluar me demagogji dhe hipokrizi dhe e servirur si “DEMOKRACI” është forma më e sofistikuar e saj dhe më e rrezikshme se vetë marrëzia sui generis. Është TIRANI E MASKUAR.  Në këtë diktaturë të sofistikuar kemi tash e 30 vjet që po jetojmë …iluzionistët ndoshta jetojnë në ndonjë habitat tjetër demokratik, por realistët e kuptojnë që jetojnë në një demokraci neoliberale… Sigurisht që  u bëmë pre e ligjeve të të “fortëve”. “Mjerë ai qytetar që arrin në shkallë të fundit të dëshpërimit e,me qëllim që të shpëtojë, dorëzohet në mëshirën e perëndisë e të ligjeve te kusarëve”!-(Sokrati) Historia përsëritet! Ligjeve të kusarëve ,sipas të cilëve paraja ,”tregu dikton gjithçka madje edhe ligjet e shoqërisë “.Gjithçka është mall tregu!Aksioma universale e demokracisë neoliberale!

***

Ideologjia absurde e ” diktatit të ligjeve të shoqërisë nga tregu” çoi në ” reduktim të demokracisë” ,që do të thotë reduktimi i pjesëmarrjes së popullit në qeverisje, dobësimi i  demokracisë si “fuqia e popullit”. Këtë  duan të ” fortët” – dobësimin  e demokracisë si fuqi e popullit .E kundërta është fatale për ta ” Demokraci si fuqi e popullit” do të thotë që përfaqësuesit e popullit ,krijojnë parlamentin dhe qeverinë e popullit ,ku të ” fortët” i kanë ” dyert të mbyllura” . Një qeveri popullore me reformat e saj sociale  do të synonte të dobësonte të ” fortët e të pasurit” e të forconte të varfërit e shtresat vulnerable të shoqërisë …me një fjalë një qeveri e tillë e dalë nga përfaqësuesit e vet synon të “zgjerojë demokracinë dhe të përmirësojë mirëqenien dhe shërbimet sociale të popullit të vet “, kurse demokracia neoliberale e të “fortëve” përpunon teori politike e ekonomike për të krijuar iluzionin e një demokracie popullore , por që në të vërtetë, përtej fasadës demokratike ka instaluar një kapitalizëm antihuman përmes masave e instrumentave të sofistikuara për të ” reduktuar demokracinë e  jo për të ” reduktuar pabarazitë” .

Një politikë e aftë ,që luan rolin e saj, që për shumë kohë i është lënë financës dhe përrallës së tregjeve, të cilat po na sillkan mirëqenie për të gjithë, pa pasur nevojë të qeverisemi po e mund politikën e mirë, kultura e mbështetur në një industri propaganduese publicitare  e të marrëdhënieve publike e inspiruar nga ideologjia absurde”që ” tregu mund të diktojë ligje për çdo aspekt të shoqërisë njerëzore ” është mbizotëruese për të krijuar qytetarin spektator jo pjesëmarrës aktiv në jetën sociale duke e transformuar atë në një qenie irracionale për të mos marrë vendime të arsyeshme , as si prodhues të të mirave materiale të shoqërisë në fabrika, uzina,  ferma, institucione publike, por thjesht si konsumatorë të produkteve e modeleve të huaja – siç thotë edhe ekonomisti i madh politik Thorstejn Veblen “nëse mund të fabrikosh nevojat, të bësh që qëllimi i jetës të jetë sigurimi i gjërave që serviren do të arrihet që njerëzit të kthehen në konsumatorë dhe kështu do t’i zesh në kurth”

Sipas të “fortëve” të parasë duhet të shqetësohemi vetëm për veten, jo për të tjerët, që është e dobishme për ta ,por shkatërruese për të varfërit …është një parim që ndeshet në politikat publike duke sulmuar reformat sociale për përkrahjen e shtresave të varfëra e vunerable . Të “fortët” nuk i duan reformat e përkrahjes sociale se u zvogëlohet pasuria, madje edhe e urrejnë si smirëzinj që janë … falë këtij sistemi qytetarët mbijetojnë shkollohen, mjekohen etj ,.. kjo nuk u leverdis pronarëve dhe prandaj ata me ligjet e tyre përpiqen ta reduktojnë financimin për këto shërbime për ta bërë të paefektshme këtë sistem … Është teknikë e përdorur për të sulmuar të gjitha shërbimet publike duke dhënë prioritet absolut privatizimit.

Kështu u ndërtua një shoqëri që bazohet në kontrollin e ushtruar nga ideologjia e tregut gjë, që është e pashmangshme të mos tjetërsonte vlerat në antivlera , virtytet në vese , që përnjëmend reflekton lakminë dhe babëzinë për përfitime maksimale personale në kurriz të të tjerëve ..sipas maksimës së pështirë “gjithçka për ne ,asgjë për të tjerët”.

***

Jo vetëm të “fortët”, por edhe korrupsioni është pjellë e këtij neoliberalizmi, jo thjesht si korrupsion i thjeshtë, si vjedhje, abuzim, apo mashtrim, por si një ” kancer”,që është përhapur si metastazë në çdo qelizë të shoqërisë ,përmes virusit të të ” fortëve ” .Ekziston një lidhje midis tyre si simptoma të neoliberalizmit .

SPAK-u kapi një arkë me peshk dhe ne thirrëm Urrra! U ngazëllyem! Para kohe, natyrisht. Sepse anijet e mëdha lundrojnë të qeta në detin e korrupsionit. U kapën ca cironka, ndërsa peshqit e mëdhenj vazhdojnë të bëjnë kërdinë…

Duke e cilësuar korrupsionin si “kancer” theksojmë një të vërtetë sa e saktë dhe po aq e trishtë. Ekziston një analogji mes korrupsionit dhe kancerit në kuptimin që kanceri si sëmundje që fillon kur qelizat jonormale fillojnë të shpërbëhet në mënyrë të pakontrolluar dhe përhapen në formën e një metastaze në gjithë trupin duke bllokuar funksionimin normal të çdo organi dhe trupi vdes, ashtu edhe korrupsioni është një sjellje jashtë ligjeve dhe normave dhe çrregullon funksionimin e shtetit duke shkaktuar dëm ndaj buxhetit dhe ekonomisë, duke shkelur ligjet dhe rregullat, duke minuar besimin në institucione, duke dëmtuar zhvillimin dhe progresin e shoqërisë dhe duke përhapur një kulturë shoqërore e cila në vend të mbrojtjes dhe përparimit, shkel dhe mashtron rregullat dhe ligjet në dëm të shoqërisë.

Nën këtë prizëm Drejtësia e Re ( SPAKU,BKH ) a ka mundësi ta luftojë korrupsionin publik kur ai është  i ligjëruar në sistem dhe ka kapur shtetin si oktapodi dhe të ” fortët” si mutacione shfaqen kudo në forma të shumta po … kaq të shumta saqë nuk ka vaksina ta parandalojnë atë .E vetmja vaksinë janë ” antitrupat social- demokratë” për të eliminuar virusin neoliberal .Këtë ne nuk e disponojmë dhe si gjithmonë avazi i vjetër – shashka e tullumbace, fasada e autostrada .Asnjë përpjekje serioze për një rilindje të vërtetë me reforma substanciale.Përralla e Sokratit me kusarët do të vazhdojë t’u tregohet nipërve e mbesave ,por ndoshta edhe stërnipave ,

Prandaj zotërinj të Drejtësisë së Re ,mirë e keni filluar me përgjime ” arka peshqish” e ” teendera kanalesh” ,si sinjal popullit tuaj ” heroik,trim e punëtor” ,që të mos ketë pritshmëri të mëdha. Kjo është fisnikëri nga ana juaj.. Është më e ndershme të bëni detyrë ligjore,se sa të sakrifikoheni për një një mision më të madh e jetik për vendin: për të çliruar Shqipërinë nga ” korrupsioni si ” kancer” që gjenerohet nga sistemi neoliberal , që krijon të ” fortët” dhe i mbron ata.Mision i pamundur!Gjithsesi populli do t’ju paguajë me ato bonuse të majme që ju të ndjeheni rehat në punën e familjen tuaj dhe ndonjëherë hidheni grepin se mos rastësisht kapni ndonjë ” peshkaqen” !

 Për shkak të masakrës që është bërë me pronat, vendi ynë nuk është tërheqës për investime të mëdha nga investitorët e mëdhenj. Ja një Dosje tjetër për Drejtësinë e Re – ajo e pronave që ka shkaktuar mijëra viktima por nëse nuk zgjidhet perspektiva e zhvillimit dhe progresit të vendit mbetet e zymtë. Si pasojë e drejtpërdrejtë e mungesës së investimeve, industritë dhe ndërmarrjet e reja humbin gatishmërinë për t’u zgjeruar . Kjo ngadalëson apo edhe ndalon krejt procesin e rritjes së një rajoni.

Prandaj zgjidhja e problemit të pronës është çështje jetike për brezat. Prona duhet të ruajë “shenjtërinë” e saj dhe duhet të shkojë tek i zoti. Asnjë mëshirë për të gjithë ata që kanë bërë këtë masakër “gjenocidale” me pronat që nga institucionet e legalizim- urbanizimit , IKMT- së, kryetarët e bashkive, kryetarët e komunave, kryepleqtë hipotekat gjyqtarët që kanë tjetërsuar pronësinë, kushdo që ka abuzuar e shkelur ligjin me pronat. Asnjë mëshirë për ta! Hetoni të gjithë ata që kanë lidhje me këtë korrupsion, ndiqni pasuritë e tyre kudo ku i kanë dhe bëni gati sekuestrimin e pasurisë së tyre dhe kthejuni pronarëve të ligjshëm pronat e tyre. Atje të stivosura i keni denoncimet. Nga ju kërkohet vetëm impenjim e përkushtim. Nëse hasni vështirësi pyesni popullin që iu dinë të gjitha pasuritë që nga kryepleqtë,kryetarët e komunave, kryebashkiakët e deri në qeveri e parlament me ministra e deputetë…

***

A mund të jetë prioritare në tempullin e dijes dhe moralit kuleta kundrejt shkencës, virtytit dhe të vërtetës? Një absurditet i pa imagjinueshëm në shek. XXI, në institucione që shoqëritë moderne i kanë krijuar si institucione ku investohet intelekt, kurse tek ne…. injorancë dhe mediokritet me…. para. Ironi dhe idiotësi njëkohësisht! Një maskaradë absurde! E papërfytyrueshme dhe e pabesueshme për një vend që pretendon drejt Europes. Nuk mundet njëkohësisht edhe të jesh i korruptuar edhe të moralizosh virtytin dhe të vërtetën. Këtë mund ta bëjë Mediu në politikë, por jo Mësuesi!

***

Korrupsioni kanceroz çon në humbjen e respektit dhe besimit të autoriteve. Siç po ndodh aktualisht tek ne, ku qytetarët e kanë humbur respektin dhe besimin për autoritetet dhe anëtarët e partive politike qeverisë,drejtësisë ,arsimit,shëndetsisë,policisë organizatave shoqërore, sindikatave inekzistente medias e shtypit komercial .Sondazhet tregojnë se shqiptarëve u ka ardhur në majë të hundës me këta ” gangsterë” të të gjitha llojeve e shfaqjeve mutacionale të tyre . Besimi është kriteri më i rëndësishëm për qytetarët kur hedhin votën e tyre për një kandidat politik. Mungesa e transparencës dëmton këtë besim dhe gjeneron pasiguri në popullatë.Për më tepër, duke e ditur që korrupsioni është metastazë ,njerëzit kanë humb edhe respektin për forcat e mbrojtjes kombëtare si policia dhe ushtria. Kjo ka gjeneruar urrejtje brenda shoqërisë, e cila reflektohet në veprimet e mosveprimet midis civilëve dhe autoriteteve policore. A nuk i duhet kthyer besimi dhe respekti njerëzve për autoritetet shtetërore e politike për një bashkëveprim harmonik në shoqëri ? Kjo varet nga ju e nderuar Drejtësi e re! Asnjë mëshirë për “gangsterët e korruptuar të të gjitha llojeve”.

Ky lloj korrupsioni ngjall edhe neveri politike tek njerëzit punëtorë dhe të ndershëm ,të cilët shpesh përbuzin kandidimin për zyra politike në lokalitete ose vende të korruptuara ,për të mos u bërë pjesë e këtij korrupsioni që shpesh herë ushtrohet edhe presion për abuzime apo përfitime të paligjshme, veprime që janë në kundërshtim me karakterin e tyre. Kjo u krijon terren të korruptueshmëve ,që përkeqësojnë nivelin e përgjithshëm të shoqërisë. Përveç këtyre pasoja më e rëndë shoqërore e këtij kanceri është përkeqësimi i mirëqenies së popullatës në të gjithë vendin. Prania e korrupsionit ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve. Ajo gjeneron një ndjenjë të vazhdueshme zhgënjimi dhe dëshpërimi në popullatë, pasi korrupsioni shpesh i bën autoritetet të injorojnë ligjet dhe të veprojnë si të duan.

***

Si përfundim mund të themi se korrupsioni “kanceroz” ,i përhapur si metastazë në të gjitha fushat e jetës së një shoqërie shkatërron vendet e punës dhe pengon zhvillimin, i kushton ekonomisë së vendit miliarda dollar çdo vit. I ngujon të varfërit në varfëri përderisa qeveria e korruptuar vjedh buxhetin e shtetit dhe parandalon që njerëzit e devotshëm që punojnë me djersë dhe me ndershmëri të fitojnë nga frytet e punës së tyre. Korrupsioni vjedh investimet që duhej të shkonin në shkolla dhe spitale përderisa të korruptuarit u shmangen taksave që duhet paguar.

A nuk përbën ky korrupsion “kanceroz” objektivin tuaj themelor se sa të merreni me përgjimin e “arkave të peshkut” e tenderit e kanaleve”. A mund t’u bini më fort këmbanave ju të “përzgjedhurit” nga Drejtësia e vjetër, për të mos lejuar sjelljen ,veprimet e qëndrimet e këqija që godasin në zemër besimin e publikut nga gangsterët e politikës e pushtetit të zgjedhur e nga gangsterët e krimit, biznesit, mediakomit, të pazgjedhur prej nesh? A mundeni ju që të bëni gjithçka që mundeni duke u rënë fortë këmbanave, po …kaq fort sa të tronditet gjithë vendi nga “tërmeti” i drejtësisë? Këtë kërkon populli nga ju, por jo me mendësinë e vjetër, por me një mendësi krejtësisht të re, konceptualisht e filozofikisht ndryshe për drejtësinë për të depërtuar në thellësi të problemit të korrupsionit,për ta parë atë përtej korrupsionit të thjeshtë e të rëndomtë si vjedhje apo abuzim me ligjin,pushtetin .Jo si detyrë ligjore, por si një mision të madh e jetik për vendin: për të çliruar Shqipërinë nga ” korrupsioni si ” kancer” që gjenerohet nga sistemi neoliberal , që krijon të ” fortët” dhe i mbron ata .Është ky sistem që gjeneron mjerim,varfëri,Pabarazi,shpopullim përmes ” kancerizimit” të shoqërisë! A mundeni ? Dhe pa mëshirë?

Është një mekanizëm i sofistikuar i demokracisë neoliberale që investon fuqishëm për maksimalizimin e pushtetit dhe pastaj përmes këtij të fundit për maksimalizimin e parasë sipas maksimës neveritëse : ” Gjithçka për ne, asgjë për të tjerët” e inspiruar nga ideologjia absurde sipas së cilës ” tregu dikton edhe ligjet e shoqërisë ” duke privatizuar gjithçka e duke trajtuar si mall tregu edhe jetën e shpirtrat e njerëzve . Nën këtë prizëm duhet Drejtësia e Re (SPAK, BKH ) ta shikojë korrupsionin publik si një korrupsion i ligjëruar në sistem nga kapja e shtetit nga të ” fortët” dhe me pasoja fatale për shoqërinë .

Paratë publike të vjedhura e abuzimet e tyre me pushtetin nuk janë asgjë në krahasim me pasojat që sjellin në varfërinë pabarazinë, dëshpërimin, humbjen e shpresës dhe të ardhmes së vendit. Nuk është kusari, as abuzim, as mashtrim (veprime halabakësh nga njerëz halabakë), por është një veprimtari kriminale e politikës dhe drejtësisë që në mënyrë të sofistikuar ushtron një dhunë tek qytetarët duke ua bërë jetesën të pamundur në vendin e tyre . Është një krim në përmasat e një gjenocidi. A mund të ketë mëshirë për këto monstra që kanë sjellë pasoja të tilla në këtë tranzicion? Aspak ! A mund të dënohen këto monstra thjesht si kusarë dhe abuzues ? Do të ishte një padrejtësi tjetër më e rëndë nga një Drejtësi e Reformuar! Zhgënjimi dhe lëndimi i popullit do të ishte akoma më i madh dhe besimi tek demokracia e drejtësia do të ishte një proces i pakthyeshëm.

Share This Article
18 Comments
  • Problemi eshte o Jorgo qe nuk ka me Moikome.
    Dikur kishe kuriozitet te lexoje nje shkrim te Moikomit nga fillimi deri ne fund, ndersa tani mjafton te lexosh emrin e autorit, dhe e di ca ka kurdisur aty brenda.
    Cike moral, dhe cike kujdes qe kritika ndaj Liderit Global te behet ne formen e keshilles miqesore. Keshtu ka qene strategjia e strategeve te Dites, qe nga Bedriu, Tarifa, dhe zotrote. Duket sikur keni marre furcen dhe i pastroni kepucen nga pluhuri i korrupsionit te rrugeve.
    Diku permend nje tempull dije, tranzicion, metastaze…
    Dhe, artikulli merr vlerat e “nje shkrimi qe nuk i heq asnje presje..”. sipas protagonisteve qe perlajne dhe kockat e varreve per nje shperblim nga Kryekerma Ramut

    • Po pse mër llapaqen forumi duhet patjetër Jorgua të përmendë emra konkretë, vetëm e vetëm se një trupeshk si puna jote nuk është në gjendje t’i bëjë zbërthimin e termave që ai përdor.

      Fundja çfarë lexove ti në të dyja shkrimet e tij që nuk përshtatet realitetit të hidhur?

      “Nuk ka më mojkomër” – thua. Po si ta nxë haleja atë fjalë mër idiot noterik?

      Për të ndjerët Moikom, Andrea, përfshi dhe tërë mjeshtrit e penës, prej të cilëve ti zagar pret çdo mëngjez me gjuhën përjashta “ushqimin e dijes”, ti dhe tipa si ty janë komplet të padëshiruar. E që ta dich hasëll hasëll, merhuma si puna jote që merren gjithë kohën me denigrimin e individit dhe jo me shtjellimin e çështjeve që hidhen për diskutim, ata i shumzojnë me zero.

      Pastaj qysh kur bytha jote e qelbur ka krijuar kaq kredibilitet ke lexuesit, sa t’u vërë kushte e tu diktojë autorëve të shkrimeve qëndrimin karshi politikës dhe politikanëve?

      Se e ke ti pshm. Ramën halë në sy dhe e ofendon vend e pa vend, kjo ka të bëjë me “pjekurinë” tënde o kungull i hidhët. Mjedhtrst e penës janë gjithmonë një hap gjigand para nesh. Ata na i kanë lexuar mendimet para se të ulen e të shtjellojnë një çështje. Dobiçat që u kundërvihen atyre pa kurrfarë argumenti ata as me legenat e maternitetit nuk i krahasojnë se fundja dhe legenat e kryejnë një farë funksioni. Për ty sot kaq mjafton, edhe pse e di që kokloqet nuk hanë pyka kollaj.

      Tani dy fjalë për shkrimin.

      E para e punës, vetë titulli. “demokracia e të fortëve”, i mban brenda strumullarët e kësaj katrahure 30’vjeçare. Të fortët (jo ata me muskuj) vetëkuptohen, pa qënë nevoja të etiketohen një më një me emra. Se shtatlartë apo shtatëshkurtër, përdhunuesit e kësaj demokracie kaq të brishtë nuk mund të fshihen kollaj prapa gishtit se veprimet e mosveprimet e tyre qelbin dynjanë.

      Qelbin pronat e tjetërsuara (troç muhabeti ato të vjedhura),
      qelbin tenderat,
      qelbin PPP-ërat,
      qelbin çmimet marramëndëse përkundrejt rrogave qesharake,
      qelbin pensionet për mëshirë,
      qelb mungesa e investorëve të huaj,
      qelbin marrëveshjet për shitblerje trualli, deti, etj.
      qelb krimi i organizuar,
      qelb droga masive e kapur matanë kufirit dhe jo brenda tij,
      qelb niveli i frikshëm i krimeve të rënda, ku vlera e njeriut duket se është po aq e “shtrenjtë” sa ajo e pulës.
      qelbin krimet makabre ende të pa ndëshkuara,
      qelb 21 janari, Gërdeci, vrasja mafioze për ditë me diell e të ndjerit Santo, etj. etj.

      Eh sa e thellë është “arka” e krimeve dhe korrupsionit përkundrejt asaj të cironkave spakiste.

      • O koqja Ramiste. ta kam lene ty ta zberthesh Jorgaqin. dhe bashke me Jorgaqin zbertheni Berishen. Keni 8 vjet qe e zbertheni, dhe i hani bajgat.

      • Perveq qe Mandili ka bere nje shkrim idelal per ara qe kuptojne, por dhe ju komentuesi SPAK ASPAK ke plotesuar portretin e komentueait Mirel
        Ky Mirel sa ka magazinuar jastekun e gurit bleu nje tel dhe gjith diten han m…. ne komente a thu se z Mandili i ka faj qe dhe pse koha kalon ky Mirel ka ngel tek halet e PD

    • prape katundari shpellar kokepalare mire!
      Akoma se ke mbaruar corben e saleh karaxhicit
      ME KE SY SHIKON O MJERAN,ME ATE ME XHAM APO ME ATE PA XHAM?HARAM!

      • Kurvat ramiste ne radhe. Oreee. , nje patronazhist i ndyre per gjithe togen e koqeve te Dules.
        Kane cmesojne nga Jorgaqi.
        Ptuh, legena. Fshatare dhiare,. Po zbuloni boten dhe te vertetat sot qe u tha Jorgaqi dhe dje qe jua tha Stefanaqi.
        Morra bythe te Dules

  • Rrotullohet i ziu Jorgo e sterhollon teorizime duke shkruar shume pa thene asgje. Nuk ka as tager as leje te jete konkret me emra-mbiemra te fortesh te pasuruar se do ti duhet pastaj te peshtyje mbi vehten qe i ka thurur shkrime e hosana pa fund duke i paraqitur si me te ndershmit e me te perkushtuar per kete popull.
    Per te ndihmuar ca Jorgon me skleroze ti kthehet kujtesa – Ne parlament “te fortet” e pasuruar ne top-10 e pare te pakten (e jo vetem) per shume e shume kohe i perkasin partise “prane shtreses ne nevoje” qe Jorgos nuk ja mba ti vere emrin .

  • I nderuari Mandili!
    Ne shkrimet tuaja te mbushur me SOFIZMA ka plot gjera te verteta,te thena e sterthena me patos per gjate 30 vjeteve e te njohura nga te gjithe shqipotaret,por….!
    Zoteri,kur do t’i thuhet NDAL kesaj mizorie politike,korruptive dhe antikombetare e shkaktuar nga e gjithe klasa politike ,ndersa PS-ja dhe Edio Rama u konsiderua si shpetimtare,por na coi ne te njejten grope septike si te tjeret dhe ne sot vazhdojme te hame vetem….MUT!?
    Si nuk doli nje intelektual i vetem,qe t’u beje thirrje te urteve te ketij vendi,per te marre fatet e ketij populli te mjere ne dore?
    Pse kemi kaq shume filozofe mashtrues qe ngopin popullin me lojra fjalesh,citojne te huajt nga lashtesia e deri me sot,por harrojne fjalet e urta popullore qe jane me afer realitetit tone se te gjithye filozofet e botes?
    Si nuk doli nje njeri i vetem qe te mbledhe shoket e vet te idealit kombetar dhe t’i bejne ketyre 30 vjeteve GJYQIN E HISTORISE dhe ne perfundim te shpallin platformen politike,juridike,ekonomike,sociale,diplomatike etj te nje klase te re udheheqese qe t’i mbushe popullit se ajo do jete rruga me e drejte per shfarosjen e kucedres qe na hengri jeten keto 30 vjet?
    Asgje nuk do ndryshoje ne te ardhmen deri sa te pranojme se keto 30 vjet nuk ka ekzistuar DEMOKRACIA dhe SHTETI LIGJOR,por vetem nje REGJIM OTOMAN FEUDAL nen diktatin kriminal te DIKTATOREVE qe nga Sali Berisha e deri sot tek Edi Rama!
    Me shume se kurre duhet te kemi kuptuar se sot shqiptaret jane nje popull i shtypur dhe i shfrytezuar deri ne palce nga nje regjim qe bazen e filozofise sunduese ka propaganden gebelsiane!
    Nen regjimin e Sali Berishes shqiptaret u mashtruan nen parullen e luftes kunder komunizmit dhe u perdoren piramidat mashtruese financiare si gjoja sukses i demokracise alla otomane!
    Ndersa nen regjimin e otomanit Edi Rama shqiptaret tremben me gogolin Berisha dhe mashtrohen nga ptropaganda e tij gebelsiane duke investuar ne qendrat e qyteteve,disa akse rrugore qe bien me shume ne sy,por shumica e qyteteve dhe lagjeve p,perfshi edhe lagjet periferike te Tiranes jetohet si ne GETO!
    Rama punon- u eshte mbushur mendja militanteve te punesuar ne administraten qendrore dhe vendore te Ramesa,por harrojne se Rama ka ndertuar jo vetem me borxhe dhe kredi tregetare me interesa katastrofike,por edhe se ka projektuar investime me kosto shume te larte,te pa perballueshme dhe te pa pranueshme edhe ne SHBA!
    Shqiptaret sot ndihen te mashtruar nga Rama njelloj sic mashtruan kolonizatoret europiane dikur indianet e Amerikes duke u falur copa pasqyrash ne kembim te florinjve dhe lirise se tyre deri sa sot jane ne shfarosje!
    Te pranosh sot Ramen ose Bashen ne pushtet eshte njelloj si te pranosh,qe te te shqyejne o ujku,o tigri!

  • DITA: Përshëndes J.Mandilin për komentet.E gjithë KATRAURA NË 30 VITE E KA EMRIN SALI+DREJTËSI.
    -Ky KAFSHË(Sipas F.Nanos) e nxiu Shqipërinë me BOJË TË ZEZË që në 1992 me drejtësinë Plepiste,e cila zbatoi teorinë..hani derra pini derra..gjithshka për NE dhe popullit që nuk votoi Sb pas 92 një dru në prapanicë.
    -Tashmë e ka marrë FERRA URATËN.SPAK E KO..JANË e njëjta gjë e xhaketave të vjetra të helmuarë nga kokat e krimit Sb+Im që JU nuk guxoni ti prekni.Dhe kini të drejtë.Pasi Sb të vret natën e të qan ditën.Shëmbujt dihen tashmë me shumicë në 30 vite.
    -SPAK+BKH janë e do jenë në KOMA sa të jetë Sb mbi dheee.!
    -Nga Sb po ka frikë edhe Amerika e jo më DREJTËSIA JONË E KAPUR,E TREDHUR NGA SB 90 %.
    -Më vjen zor të merrem me disa IDIOT PD-ist që shajnë E.Ramën që nuk po dënonë 2 fatkeqsit Kombëtare Sb& Im.Se nuk dënon KM me burg..!
    -Pasurinë e vëndit të 45 viteve e shkatërroi,Shiti,tjetërsoi..Sb,me TEORINË “SHOK” E “ÇEKUN E BARDHË”që nxiti
    A.HAJDARIN,G.PASHKON.
    -Tashmë DREJTËSIA NUK BËHET MË KURRË.
    -AMBASADORJA KIM PO MBAN POPULLIN ME SHPRESË.RAMA NUK PO THOT ASNJË FJALË,PASI DREJTLSINË E DREJTON,MONITORON,INVESTON.. SHBA+BE.
    -GJ+PREK.DUHESHIN SHKRIRË QË NË 2016 DHE TË SILLESHIN TRUP GJYKUESE ND/KOMBËTARE PËR 5 VJET.Ata tu sekuestronin pasurinë pushtetarëve që nga 1992 dhe të arrestonin PESHQIT E MËDHEJ QË KËRKON SHBA+BE.
    -Tashmë …poshtë Mbreti,Rroftë Mbreti Sb..!

    • Përshëndes Jorgo Mandillin… “për komentet” – shkruan ky rilindjoti i padobishëm këtu sipër

      Hahaha rrofsh kaptero rrofsh se po na mba me gajret.

  • Ushtaraku me gradë të lartë kapter Temja nga Lisi i Bamit, ka 8 vjetë që Sali Berisha ka dorzuar kusarqeverisjen e vëndit dhe ti akoma bën me faj Sali kafshën, po ky Edi Rama yt a nuk ka ndonjë të metë?

    Je në zonën ku nxiren me mijra tonë naftë në ditë , një pasuri që pak vënde europiane e kanë, dhe mendo sa naftë është nxjer për 8 vjetë, por a e di ti që as një qindarkë nuk fiton shteti shqipëtar nga kjo pasuri që të kthehet në mirqënie për popullin e qarkut të Fjerit dhe e gjithë Shqipërisë por vidhet për të mbushur xhepa e kusarëve dhe

    në qoftë se shteti , kryeministri hesht, në vënd që ti bjer me grusht tavolinës së kryeministrisë dhe të buças deri në qiell edhe në kuvënd e kudo për këtë pasuri të vëndit po po ai hesht……

    a nuk tregon që kryeministri është kryekusari i kësaj pasurie?

    Si mundet që rafineria e Ballshit të kaloj nga një dorë kusarësh në një dor tjetër dhe të gjithë të zhduken pa lën gjurmë dhe të mos bëhet ndonjë bilanc veprimtarie ku shteti të mar pjesën e tij , madje punëtorët nuk paguhen fare për punën e bërë jo se nuk ka para dhe uzina të çohet në degradim teknik të riparushëm mos është faji i Sali Berishës o kapter oficer me gradë të lartë na Mallakastra? Si mund të iki pa lën gjurmë kompania e fundit e rekomanduar nga vetë Edi Rama sikur të braktisej një stan bagëtish dhe ai nuk di asgjë ç’ka ndodhur?

    I nderuar shef Temja më ke patur ushtar dhe më ke dhën një herë leje që të sillja një pulë të pjekur dhe një shishe me raki të mirë por megjithë respektin që kam për ty, në qoftë se SPAK do të mar në hetim sikurse kërkon profesor Jorgo Mandili edhe batërdinë e kusarisë në sektorin e naftës do të kalb në birucë jo vetëm Sali kafshën por edhe horrin e marrosur Edi Rama, që rrugaçëron për ditë në rrugët e Shqipërisë duke llomotitur me vehte në ecje e sipër para kamerave ndjekur me vrap duke ju mar fryma nga pseudo ministrja dekorative Balluku që ka për detyrë të tund kokën në ritmin e llomotitjeve të gomarit aktor që luan rolin e kryeministrit pa qën kurr kryeministër.

    Shef Temja mos hyr në gjynah me popullin duke mbrojtur kusarin, horrin, armikun e përbetuaar të fukarenjëve, antishqiptarin më të diabolik në historin tonë që po bën realitet ëndrrën e Çubriloviçëve dhe Zervave, çpopullimin total të trojeve shqipëtarëve nga shqipëtarët dhe popullimin nga skllevërit bagladeshas, të marrosurin nga sëmundja e kleptokratisë Edi Rama dhe bëhu realist në qoftë se nuk je patronazhist i Gestapos së sapo krijuar prej tij për të sunduar me dhunë policore e propagandë gebelsiane ata pak pensionistë që kanë ngelur pa emigruar.

  • Pssssst se kapter temja ka fituar imunitet ndaj ngacmimit. Nuk reagon fare fare. Replika i duket “provokacion”. S’ka faj temeziu, ashtu ia nguliti në tëmth partia.

    Ini ju (temet) pa imi na (hoxhistët) ishte parulla e famshme.

    Ky është prototipi i veglave qorre të diktaturës së dikurshne dhe demokraturës së sotme.

    Edhe sa kohë do i kemi si ferrat nëpër këmbë?

  • DITA: Për respektin TUAJ,po i përgjigjem një anonimati(??) që më akuzon se..e paskam detyruarë të më bjerë një PULË dhe 1 shishe RAKI..Turp.
    -I them këtij shpifsi të ndyrë se gjat 40 vjetëve në ushtri nga VLORA DERI NË PUKË nuk ka bërë vaki që ti kërkoi Ushtarit,Vartësit..një kafe e jo Pulë e Raki..!
    -Sa i takon NAFTËS së Mallakastrës nuk është shumë i informuarë:
    1.Naftën e Ballshit fillimisht e mori REZART TAÇI,NIPI LIRI BERISHËS(SLLOBODANKËS ME PRINDËR SËRB)
    2.Për Naftën ka dorë dhe Uesti Klark i NATO-s,i cili e lëshoi dorë më dorë kur drejtonte SaliSërbi.Dhe pas 2013 E.Rama nuk ja mbante TORROVILJA TË MERREJ ME AMERIKËN.
    3-Ju kujtoi se kur Tik LLALLA shkon në Marinzë për të arrestuarë ata që ndotnin mjedisin dhe bënin PLASJE nëntoksore për naftë..në zyrë i shkoi DONAND LU..UU..UU dhe..mandej Tiku u shpall NON GRATA.
    4-Konçesionet e dhëna nga Saliu nuk i zhbën dot E.Rama..or trap.Se e pson si me BECETIN ITALIAN që merrej me Sonilën dhe nuk ndërtoi H/Çenyralin e Kalivaçit..dhe tashmë kërkon mbi 120.mil.€.Yp xhixhi.
    -ONONIMATËT PËR MUA JANË SPIUN TË SHISH,UDB,ASFALIS,KGB..të futur në PD+LSI..Turp të kenë.
    -FLM DITA

    • Ama dhe këtë mynxyrë e paske bërë o Teme mavrija? Mirë pulë myzeqeje, po na e paske dashur dhe të pjekur zotrote. Doje ta shoqëroje dhe me raki skrapari pa le pa le. Si ta Silke o teme, me shishe apo me domizhon? Ëëëh qeratuc, qeratuc. Paske ditur t’i biesh ronçëm qylit mër kodosh. Helbete, i thonin kamunizëm, jo llafe. Diktatura e proletariatit i binte kokës proletariatit. Ja qethte zero. Ja ky ruli jot ta nxorri bojën. Hajt se s’ke qënë as kapteri i parë dhe as i fundit. Kemi gjermonin e fundit këtu që pallonte nga 5 tasa me groshë në vakt. Ça tepronte ja jepte rulit që t’ja çonte ke shpaja. Për një ditë leje ruli kthehej me torbën plot.ke reparti dhe ja jepte fshehurazi. Herë pak djath të bardhë, herë tjetër kavanozin me ullinj, herë tjetër ca stimmte të ngrohta. Ishte korrupsion teme, po ti s’e kuptoje se si i thonë atij muhabeti sheh rrushi rrushin dhe piqet. Kryerushi yt loqendar e kishte gabzherrin si të ulkonjës. Ai kollofiste njëherësh me dhjetra pula të majme dhe s’pati e s’pati kurrë të ngopur.

  • O Teme na mburresh si oficer i lartë i Enver Hoxhës dhe i gjeneralit me gradë të lartë Beqir Ballukut, ministri i mbrojtjes.
    Një dragaminë e tërë, me efektiv gati 70 vetë marinarë e oficera, nga Sazani u akostua në Ujë të Ftohtë pë të mar ministrin tënd, jo për inspektim apo për një problem të rëndësishëm të mbrojtjes por për të ngrën, bashk me baxhanakun e tij D.M. dhe bashkëshortet e tyre, një drekë të mirë në shtëpinë e pritjes në Sazan.

    Kateri silurues u dërgua për të mar guzhinjerin dhe harxhet e drekës bashk me një tufë pulash që glasaritën kuvertën e katerit të Premtos sepse shoku ministër atë ditë donte mish pule dhe të më thuash ti ……. këtij individi, ministër i mbrojtjes, oficer me gradë të lartë, i lejohej që të përdorte dy anije destinuar për mbrojtjen e atdheut, që harxhuan gjithë atë karburant bashkë me moto orët (motorët e katerave kishin limitin e punës 200 orë punë) për përdorim personal për të çuar atë dhe tre të tjerët për të ngrën një gosti në ishull?

    Dhe a e di ti se mbas gostisë dhe për pak desh vran njeri tjetrin dy oficera si puna jote, shefi i mbrapavijës me puntorin operativ të sigurimit të ishullit për të rrëmbyer 5 kg djathë që ngeli nga gostia?

    Dhe unë nuk habitem që ju oficerat me gradë të lartë të Enver Hoxhës , me mëndësin e ministrit tuaj të mbrojtjes që anijet luftarake i shfrytzonte në mënyrë tej kriminale, si mjete transporti për gostira familjare dhe të oficerave që nxjerin pistoletat për të vjedhur 5 qillo djath, është kjo mëndësi e mbrapsht që shkatrroj ushtrinë në 97, ku , i nerumi Teme , ti dhe shokët e tu oficera, mbasi vodhët e ça nuk vodhët , duke filluar nga këpucët ushtarake deri tek batanijet e të mbathurat e ushtarëve, nga karburantti i tankeve dhe vajguri i avionëve reaktivë deri tek fasulet dhe makaranot e ushtarëve dhe

    mbasi realizuat këtë megavjedhje të turpëshme hoqët rojet dhe braktisët të gjithë repartet ushtarake dhe fshehurazi nxitët popullin të tërë për të fshir gjurmët e vjedhjeve tuaja dhe për të rrëmbyer armët duke sjell ju , oficerat si puna jote, çmëndurinë totale të 97.

    Në qoftë se oficerat do të kishin dinjitetin e oficerit, do të kishin qëndruar në krye të detyrës si oficerat e repartit ushtarak të Zall Herrit dhe të jesh i sigurt që nuk do të ndodhte kafshëria e 97 dhe ju, ti dhe të tjerë oficera,duheni denoncuar dhe hetuar nga SPAK dhe të dënohenin si tradhëtarë dhe armiqë për shkatrrimin të një armate të tërë pa luftë, vetëm për të vjedhur fasulet e ushtarëve dhe karburantin e tankeve, avionëve dhe anijeve e ç’ nuk latë pa vjedhur dhe

    mos na u mburr o oficeri me gradë të lartë i Enver Hoxhës që harroj popullin dhe vëndin e tij në mjerim duke u mar me çmëndurin e tij si udhëheqës i madh i marksizëm leninizmit dhe revolucionit botëror mbas Stalinit dhe

    i nerumi Teme kafshëria e këtyre 30 vjetëve që po arrin fundin me çpopullimin total të Shqipërisë nga horri kusar Edi Rama e ka burimin nga tek ajo që pseudokomunizmi i Enver Hoxhës polli antikomunizmin e Ramiz Alisë që bëri kuadrot e partisë dhe shtetit socialist kusarpolitikanët, kusarqeveritarët dhe kusarbiznesmet e sotëm të rreshtuar ca në PD mbrapa prapanicës së korruptuar të Sali Berishës, ca në LSI mbrapa prapanicës koturbuse të kusarit Ilir Meta dhe ca si puna jote jeni rrreshtuar në Gestapon e patronazhistëve të horrit antishqiptar Edi Rama që luan rolin e kryeministrit duke folur me vehte në shoun nonstop mediatik në rrugët e Shqipërisë gjatë ditës dhe duke i rjepur pa mëshirë ata deri në shpërbërjen si komb gjatë natës.

    Teme a vërtet nuk je si oficer Stavri që mbasi rrumbullosej me raki duke ngrën pulën e radhës së pjekur, kërkonte ushtar Kiftiun që e qante gërrnetën dhe jepte një spektakël të vërrtet artistik para ushtarëve dhe të shikoje komandant Stavrin duke kërcyer aq sa shtrihej barkas dhe lezati qe që kur mbaronte vallja dhe ahengu komanadanti i ngjiste, mbasi e bënte me pështymë në ball ushtarit gërnetxhi Kiftiut jo një 100 lekshe si në dasma por një fletleje ushtarake treditore dhe

    shyqyr që nuk plasi lufta as me NATO-n as me traktatin e Varshavës se ky komandant do ta çonte nga fitorja në fitorje bataljonin e tankeve në fushën e betejës me pregatitjen e tij ushtarake dhe ideopolitike.

    Teme, lexo “Ushatri i mir Shvejk” të Jarosllav Hashek në qoftë se lexon. Aty juve oficerët me grada të larta të një ushtrie që vetasgjësohet pa luftë mund të gjeni saktësisht vetvehten.

    • I nerumi dhe i parumi me llagapin e lasht (kush tha e lesht?) … !!?

      E ke kot që e trazon teme ziun. E marr mirë me mend se shkrimi jot kuptimplotë nuk i drejtohet një gjenerali “kaq madhor” si teme pallakastrioti, se të merresh posaçërisht me të është vërtet humbje kohe, por mentalitetit të vrazhdë dhe mënyrës tejet primitive e banale se si këta koktula kërkojnë edhe sot e kësaj dite të ushtrojnë ndikim ke njerëzit, në rastin tonë, ke lexuesit.

      Prej meje respekt!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *