Sot (dje) pasdite, në medie elektronike dëgjova dy deklarata që u dhanë me rastin e vizitës së Kryetarit të Kuvendit të Kosovës në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
E para ishte deklarata e kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës i cili tha, me një gramatikë prej analfabeti, se problemet e Asociacionit të Komunave Serbe dhe të Demarkacionit me Malin e Zi nuk zgjidhen ashtu si po shohim në televizione, domethënë si po kërkon opozita, por zgjidhen me institucione ashtu si po kërkon kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, domethënë ashtu si duan Serbia dhe Mali i Zi! Unë kuptoj pse kryeministri i Kosovës pajtohet të krijohet edhe një shtet serb në Kosovë dhe t’i jepet një pjesë e Kosovës Malit të Zi. Njëkohësisht, unë kuptoj pse me këtë pajtim të kryeministrit të Kosovës pajtohen edhe shërbëtorët e tij të Akademisë, të cilët e kanë bërë akademik pa kurrfarë meritash shkencore dhe pa kurrfarë vlerash intelektuale!
Meqenëse kuptoj se kryetari i qeverisë së Kosovës dhe kryetari i Akademisë pajtohen me dy marrëveshje që cenojnë rëndë interesat e përtashme dhe historike të Kosovës më duhet të kuptoj edhe pajtimin e mendjes katërkëmbëshe të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës me burgosjet politike të anëtarëve, të deputetëve e të deputeteve, të opozitës!
Deklarata e dytë ishte ajo e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se ligji për Akademinë e Shkencave e të Arteve, i cili është në procedurë, do të miratohet ashtu siç do Akademia! Në këtë mënyrë kryetari i Kuvendit të Kosovës shpërfilli dhe përbuzi opinionin e Kosovës, institucionet e ndryshme shkencore, fakultetet, studiuesit shkencorë dhe krijuesit e arteve, që para miratimit të tij kanë të drejtën të shfaqin mendimin për këtë ligj. Për të qenë puna edhe më zi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shpërfilli plotësisht edhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët do të duhej ta diskutojnë e ta miratojnë atë ligj jo ashtu si do ajo Akademi private, të cilën qe 20 vjet e sundon, e shfrytëzon, e korrupsionon një klan mafioz, por ashtu si e duan interesat e Republikës së Kosovës.
Askund në botë në shtetet demokratike kuvendet nuk miratojnë ligje duke shpërfillur ata që ka zgjedhur populli për vlerësimin dhe miratimin e tyre.
Demokracitë e tilla, ku ligjet aprovohen siç tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, në botën moderne quhen demokraci skllavopronare.

JE,I MADHE I NDERUARI PROFESOR DHE AKADEMIK,POR KY POPULL NUK TE MERITON TY,SE KI POPULL ESHTE INJORANT!
Profesor edhe une mbram e pash ate cirkus te pseuakademikve,dhe pseuintelektualve dhe pseudopolitikanve sic eshte ai veseli.Mjeret ne qe nuk pajtohemi me kata llum,pseudopolitik qe jemi ne pakic,e lumit ne qe nuk marrim pjes ne cirkusantin dhe klaunin pseudoakademik,pra jem ma te lumtur kshtu sesa me ata muter te jesh ti bashke,nuk je vlen ti je zeri,dhe drita ndricuse e nji pjese te popullit qe nuk pajtohet me kta,pseudopolitikan pseudodemokrat dhe hajdut dhe vrases e bandit dhe tradhtar pra pashte tradhtaret e kombit,isa mustafa,kadri veseli hashim thaci,sali serb berisha,lulzim basha,ilir meca,edvin rama,ali qameti,dhe musa xhaferi menduh thaci,fazli veliu dhe gjith shpurra qe ju shkon mbrapa poshte me gjith kryehajdutet kriminel.
JA PRA, SA THELLË KA DEPËRTUAR NË MESIN E SHQIPTARËVE
SHËRBIMI SEKRET SËRB ! NË SHQIPËRI , PËRVEÇ INDIVIDËVE ME
PESHË ,ATA KANË ZËNË PËR FYTI NJË PARTI TË TËRË , SIKURSE
ËSHTË PD-ja. QË E KANË VËNË NË SHËRBIM TË TYRE .
SALI BERISHËN FAMILJARISHT DHE NËPËRMJET TIJ , KANË VËNË NË
RRESHT TË GJITHA STRUKTURAT E SHTETIT . SI “YLL NË NGJITJE”,
KANË EMËRUAR NË KRYE TË OPOZITËS KRIMINELIN POLITIK E
ORDINER , LULËZIM BASHËN .
NË MAQEDONI ,KANË REKRUTUAR , PA ASNJË VËSHTIRËSI , KRERËT E
PARTIVE SHQIPTARE DHE I KANË KTHYER NË GLADIATORË , QË DINË
VETËM TË PËRFYTEN ME NJËRI TJETRIN , DHE…KUJTOHEN QË JANË
SHQIPTARË , VETËM GJATË FUSHATAVE ELEKTORALE .
NUK E MENDOJA KURRË , QË NË KOSOVË , DO TË KISHTE KAQ
SHUMË FILOSERBË , POR FAKTIKISHT ATJE NUMURI I TYRE QËNKA
AQ I FRKSHËM , SA RREZIKOJNË EDHE VETË SHQIPËRINË . TANI E
KUPTOJ , SE PËRSË ENVER HOXHA I KALONTE NË FILTËR ATA
KOSOVARË , QË FUTESHIN NË ATË KOHË NË SHQIPËRI DHE BILE I
MBANTE NËN VËZHGIM . SPIUNAZHI SËRB , DUHET TA PRANOJMË …,
ËSHTË ME PËRVOJË , NË ALEANCË ME MUZHIKËT (PËR SHUMË KOHË,
EDHE ALEATË ME CIA-n AMERIKANE,INTEL.SERVISIN ,ETJ..)., DHE SI I
TILLË , ËSHTË SHUMË I RREZIKSHËM . POR SHQIPTARËT , AS QË IA
KANË HABERIN KËSAJ PUNE .
PROFESOR I NDERUAR , GJEJ SËRISHT RASTIN , TË TË
FALËENDEROJ PËR KONTRIBUTIN E ÇMUAR NË SHËRBIM TË KOMBIT
TONË DHE TË UROJ SHËNDET TË PLOTË E JETË TË GJATË .
Skam cfare te shtoj me teper sesa ka thene shqiptari patriot i sharrit dhe ne vijim “Po,Po “. Nderime per eruditin dhe shqiptarin e pakompromis me tradhetine prof.Rexhep Qosjen.Poshte tradhetaret e qeverise dhe te akademise se mustafeve.Popull i Kosoves-,ndiq opoziteen e Albinit dhe te Ramushit ne kete moment delikat historik per ty ? Po te fusin midis radheve te tua kolonen e peste. Vigjilence ,revolte dhe mospajtim me Zajednicen.Po ju shesin pavaresine .Nderime profesorit te shqiptarizmit te kulluar !