Demokratët dërgojnë në gjykatë AMA-n

Dita

Çështja e AMA-s pritet që të gjejë zgjidhje vetëm në gjykatë. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, kryetari demokrat Genc Pollo deklaroi se opozita ka çuar në Gjykatë Administrative zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të AMA-s, e deri sa të jepet vendimi i gjykatës PD-ja nuk do të bëhet pjesë e procesit.

Nënkryetari socialist Alfred Peza theksoi se vullneti i mazhorancës është për të plotësuar strukturat drejtuese në Televizionin Publik pavarësisht vendimit të Partisë Demokratike. Aktualisht në autoritetin e mediave audiovizive ka një vend vakant, i cili i duhet plotësuar me propozimin e Partisë Demokratike.

Në Këshillin Drejtues të RTSH janë 5 vende vakante që gjithashtu duhet të plotësohen nga opozita, ndërkohë që ende nuk është zgjedhur kryetari i këtij Këshilli.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *