Lulëzim Basha është figura perfekte për të qenë “dhëndër brenda” i pushteti të Familjes Berisha. Problemi i tij i vetëm është që nuk fiton dot asnjë garë po nuk ndryshoi rregullat e lojës. Njësoj si në vitin 2011, kur Berishës ju desh të ndryshonte rregullat pasi mbaruan votimet për ta bërë kryetar të dhunshëm të Tiranës, edhe tani Berishës siç u pa ju desh të ndryshojë statutin e partisë për t’u bërë kryetar i PD-së, pasi ka frikë se strukturat e partisë nuk ja votojnë.
Berisha është investuar për Bashën, për të pasur në krye të PD-së një njeri që shpreson të mbrohet politikisht nga hapja e dosjeve dhe burgosja e mundshme nesër, për shkak të një dosje korrupsioni dhe një dosje të vrasjeve politike. PD po hyn në një garë false. Olldashi, i cili duket më i pasinqerti me veten dhe mbështetësit e PD-së në këtë garë, nuk ofron asgjë. Ai as mund ta bashkojë PD-në, as mund të pranohet nga ata që janë larguar nga PD-ja, dhe as ofron mundësi bashkëpunimi me segmente të pushtetit të ri siç ofron Basha. Ai është jugor, i refuzuar në jug. Në dy qarqet e jugut, Vlorë dhe Fier, PD-ja ka marrë më pak se në vitin 1997, kur votat e i numëronte Zani Çaushi me shokë. Ai nuk rivalizon dot në PD as si jugor, as si durrsak, as tirons, as si njeri me personalitet të pavarur nga Berisha dhe as si një shpresë për fitore. Ai thjesht është pjesë e marrëveshjes së Familjes për të imituar një garë që ata të mos bëjnë kurrë garë për kreun e PD-së. Është e vetmja gjë që di të bëjë.
Demokratët e vërtetë duhet ta refuzojnë këtë garë dhe duhet ta ndalin këtë ballo me maska, që luhet mbi kurrizin e tyre. Ata kanë nevojë për një lider fitues dhe jo për një lider që të mbrojë Berishën nga humbja. Dhe mbi të gjitha duhet të presin t’i bëjnë zgjedhjet kur të jenë në opozitë. Atëherë kur të mos kenë më rrotull roje, badigardë, banditë dhe biznesmenë që janë ushqyer nga pushteti i atij që u refuzua nga shqiptarët.
Email nga adresa: [email protected]
Kjo “fushata” e demokrateve eshte bere nje gallate e vertete! Ne vend te heshtin dhe te reflektoine per humbjen katastrofike te 23 qershorit, te evidentoine te metat, fajet dhe gabimet, qe kan bere, sillen si kuajt ne leme rreth mullarit te Edi Rames. Nuk ka qene Edi kryetari juaj, ju nuk po beni fushate per zgjedhje elektorale, por per zgjedhjen e lidershipit tuaj, per reformimin e partise tuaj.Pra eshte fushate brenda PD. C’pune ka PS dhe Edi Rama ne funksionimin dhe reformimin e PD? Kjo sjellje eshte teper shqetesuese jo vetem per antaresine e PD por per gjithe shqiptaret, qe presin qe edhe PD te mbetet nje vlere per demokracine shqiptare.
Une si anetare i thjeshte e PD e ndjej vetem teper te ofenduar nga nje perfaqesim i tille i Lul Bashes,teper i eger,cinik,mashtrues ordiner,qe duket sikur po ben te fortin por po lufton me mullinjte e eres duke bere Don Kishotin.Jane bere qe te dy gazi i botes duke share Ramen ne vend qe te kene nje platforme te reformimit dhe modernizimit te PD qe eshte ne pike te hallit. Ne qoftese vazhdojne me kete egersi po shkon drejt shperberjes se PD,populli nuk don nje Berishe te dyte eshte i lodhur.