Demokratët paralajmërojnë protestë, Rama ndryshon vendin e mitingut

J L

Ditën e sotme në orën 18:00, Kryeministri Rama do të marrë pjesë në takimin përmbyllës të fushatës në Kukës.

Takimi ishte planifikuar në sheshin kryesor të qytetit, por është ndryshuar sepse Partia Demokratike Kukës me krijimin e grupit Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë ka paralajmëruar marshim protestë në kundërshtim të mbërritjes së Ramës si dhe zhvillimin e zgjedhjeve vendore me datën 30 Qershor.

PD Kukës me anë të një shkrese i është adresuar policisë, për të marrë lejen e këtij tubimi për një afat kohor prej 8 orësh, përkatësisht nga ora 14:00 deri në orën 22:00.

Kjo ka bërë që PS-ja të ndryshojë vendin për takimin elektoral duke e zhvendosur në aeroportin e Kukësit, ashtu si herën e fundit ku u shënuan incidente.

Në çdo qark, PD-ja ka tentuar të bllokojë kryeministrin Rama në takimet e fushatës, ndërsa në një udhëzim që Basha shpërndau për degët udhëzonte që të kishte rezistencë si në Shkodër.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments
  • fushata elektorale zgjedhore është jashtëzakonisht zbavitëse dhe shumë më e lehtë për tu menaxhuar kur ke përballë gjakpirsit e PD-së ,ku në çdo vend përdorin forcën ,provoje njëher dhe shiko se çfar do të ndodhë ,ajo që çdo kriminel do marrë atë që meriton ,urrejtjen e popullit dhe prangat ,përjashtuar banditët e Sali Berishës ,L.Bashës dhe mikut ri Ilir Metës dhe Monika K. që i ndjekin prapa,për të shpëtuar pasurinë e vjedhur.

  • Cfare shteti i dhjerosur eshte ky qe nuk godet me forcen e ligjit te gjithe terroristet?
    Si mund te prishin zgjedhjet nje tufe kriminelesh dhe shteti te heshte?
    Kjo ndodh vetem kur vete kreret e shtetit jane te DHJERE vete!

  • Edi Ramës do ti ngelte peng po t’ mos u shpjegonte programin ambicioz “fallfilxhankafen” militantëve të PS në Kukës. Me “fallfilxhankafenë” shpjeguar në mënyrë perfekte e shkencërisht në çdo miting ka entusiazmuar zgjedhësit e PS, ka bër për vehte ata që s’ kishin vendosur për cilin të votonin, shumë nga opozita janë bashkuar me PS, madje edhe ata të opozitës që po nxjerin kallshnikovët nga vëndet që i kanë fshehur për ti përdorur vetkuptohet në mënyrë paqsore në datën 3o qershor, të mposhtur nga argumentimi i thell politik i kryeministrit për fallfilxhankafenë, kanë ndrruar mëndjen dhe do të votojnë për kandidatët e PS. Shoqata shqipëtare e fallxhoreve me filxhan kafeje, të prekurara nga njohuritë e këtij burri të vërtet shteti mbi leximin e llumit të kafes në fund të filxhanit ,vendosën ta shpallin Edi Ramën kryetar nderi të shoqatës së tyre. Në këto ditë tensioni ky është një lajm i mirë për antarët e PS që duhet të jenë krenar për kryetarin e tyre, me njohuri të thella në çdo fushë. Madje zonja Spiropali, e mrekullur nga njohuritë e thella të gjigandit të saj Skënderbeu II i Shqipëtarëve në këtë fushë, vendosi, që për të parashikuar fatin e saj politik, filxhanin e saj t’ja jap për të lexuar vetëm Skënderbeut të dytë.
    Rroftë Skëderbeu i dytë i Shqipërisë me 30-ën në ball! Prije me fitore popullin shqipëtar në 30 qershor se ke 6 vjetë që po e drejton me urtësi e largpamësi këtë vend aq sa edhe Skëndebeu i parë do të flliqej po të ngjallej. Vetëm të shikonte dashurinë e madhe të popullit mbar për Skënderbeun e dytë, Skënderbeu i parë do të përkulej me respekt ndaj pasardhësit të tij të denjë. Ai do të mahnitej kur të mësonte që , ndësa ai tundëte shpatën mbi kokat e armiqëve të tij, pasardhësi i tij, i maskuar si Davidi i Mikelanxhelos, tund mbi kokën e “armiqëve” të tij Luli, Mona e kompani, hallatet e tij. Sa kanë ndryshuar armatimet që nga epoka e Skënderbeut të parë deri në epokën moderne të Skënderbeut të dytë, sa kanë përparuar populli dhe liderët e këtij vendi për 6 shekuj histori! Rroftë populli i mënçur shqipëtar me në krye prijsat e tij sypatrembur, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama! Të jipni edhe jetë në 30 qershor, si ai nga Elbasani, për këta prijsa plot lavdi! Bëni gati kallashët dhe o burra , plumbin në lule të ballit njeri tjetrit, për votën e lirë, se kështu u bëhet qejfi edhe Saliut edhe Metës edhe Ramës. Ta dij bota mbar se çdo të thotë të jesh shqpëtar, me këtë rast edhe hollandezët tërheqin kërkesën për vendosjen e vizave për popullin e qytetruar shqipëtar!Përpara, pas prapanicës së Sali Berishës, Ilir Metës dhe Edi Ramës, ditë të mira na presin!Bota po bën sehir që të shikoj a kemi vërtet bisht nga mbrapa, por këtë radhë,në 30 qershor, kemi vendosur tu tregojmë të vërterën po patëm mëndjen e tre prjsave tanë. Do tja shuajmë më në fund kureshtjen edhe sërbëve jemi apo s’ jemi popull shpellash jo shtet formues. Kemi edhe tre ditë kohë që të ndajmë mëndjen me cilën tribu do të bëhemi, që ti ham kokën njeri tjetrit te qëndrat e votimit apo do të ketë ndonjë thirrje e njerëzve të mënçur që asnjë të mos vej tek qëndrat e votimit, as për ti prishur dhe as për të votuar. Njeriu i qytetruar duhet të përbuz me bojkot të treja kërmat partiake. Po të bëjmë këtë, bota e qyteruar do të na duartrokas dhe do t’na lëvdoj për zgjedhjen tonë të mënçur. Njerëz e kuptoni që këto janë dy alternativat e vetme në 30 qershor: o të majtët e të djathtët të shkojnë te qëndrat e votimeve e ti hanë kokën njeri tjetrit, ose asnjë të mos shkoj në votime, të majtë e të djathtë, duke buçitur botërisht me këtë gjest: “Sali Berisha, Ilir Meta Edi Rama qërohuni nga skena politike, mjaft u kemi duruar , jemi shqipëtarë, jemi vllezër me njeri tjetrin, nuk ju bindemi më planeve tuaja satanike që na çojnë në vëlla vrasje!”
    Nuk ka variant të tretë në gjëndjen katastrofik që jemi katandisur nga politikanët pa integritet njerzor ,moral, politik dhe intelektual, përmbi të gjitha hajdut aq profesionist sa që turpërojnë edhe bandën e Admir Muratit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *